BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Robert Përmeti: Nuk i afrohem derës së GKA, ja pse s’duhej një drejtor nga Kosova

Robert Përmeti: Nuk i afrohem derës së GKA, ja pse s’duhej

Piktori Robert Përmeti pohon se Galeria Kombëtare e Arteve duhet të ndryshojë, por kjo duhet të nisë me aktivitetin artistik dhe jo duke folur në fillim drejtuesit e saj për rregullime. Në intervistën për “SOT” piktori Robert Përmeti tregon se nuk shkon në GKA, pasi ai institucion nuk ofron për artistët mundësi, por më keq akoma sipas tij mungojnë dhe aktivitetet. Për piktorin e njohur puna që duhet të bëhet sot për atë institucion është madhe dhe duhet menduar që të rikthehet dhe publiku që është larguar. Pjesë e intervistës me piktorin është dhe shpërblimi që marrin artistët. Sipas tij sot ka piktorë që janë me pensione mjerane. Piktori Robert Përmeti pohon se arti spekulativ po fundos artin e vërtetë dhe përgjegjësi kanë dhe vetë ata. Problemet në art nuk janë vetëm te financimet e pakta, por dhe vetë organizimet që bëjnë artistët.

-Ju vijoni punën me krijimtarinë tuaj në pikturë dhe njëkohësisht jeni fokusuar dhe tek ekspozita që do të hapet pas disa kohësh “Breza në artet figurative”. Si po vijon puna dhe përgatitjet?

 Unë kam pasur shumë ngarkesë me punën dhe krijimtarinë. Unë aktualisht meqë është gjinia ime e preferuar po merrem me një kompozim për Vitin e Skënderbeut. Por po merrem dhe me ekspozitën tradicionale “Breza në artet figurative” dhe dua që të gjithë punët të jenë për këtë figurë. Unë tani po merrem dhe me të tjera punime, është faza që jemi shumë të zënë. Piktorët që do të marrin pjesë në këtë ekspozitë janë duke punuar gjithashtu. Dikush me peizazhe, dikush me portrete, kompozime dhe konkluzioni është në muajin nëntor që pritet të hapim ekspozitën tonë. Jam mbështetur gjithmonë nga tradita që kemi neve në pikturë. Artet figurative në vendin tonë kanë një origjinë të hershme, pa futur në këtë mes artin që është trashëguar ikonografia dhe pikturat e vjetra të asaj kohe. Me ekspozitën ne kemi dashur të përcjellim mesazh, që një popull, një komb ecën para gjithmonë duke vlerësuar të kaluarën, gjykon dhe punon të sotmen për të krijuar bazën për të nesërmen. Asnjë popull nuk mund të ecë para nëse nuk ecin mbi këto shina. Në fushën e artit kjo shprehet dhe me një lloj ndjeje dhe respekti për atë të së kaluarës. E veçanta e kësaj ekspozite që vjen në edicionin e saj të pestë, kemi piktorë të vjetër por dhe të tjerë që nuk kanë pasur mundësi të integrohen për probleme të ndryshme, dhe ne i kemi ftuar që të jenë pjesë e kësaj ekspozite. Këtë herë ne kemi një mbështetje nga Bashkia e Tiranës dhe i jemi mirënjohës për këtë, na ka ndihmuar për katalogun dhe të tjera për ekspozitën. Jemi në pritje dhe nga Ministria e Kulturës për ekspozitën. Por për mua është një problem që shikoj sot tek kolonitë me piktorë.

-Pse e shikoni si problem?

Mua më duket pak e shëmtuar kjo gjë, sepse ata punojnë dhe nuk paguhen. Kjo ka krijuar një problem të madh, dhe një lloj banaliteti të krijimtarisë, sepse mirë që organizohen por shqetësuese është që marrin pjesë amatorë, njerëz që duan dhe të mësojnë dhe janë me profesionistët. Kjo përzierje e tillë ka sjellë dhe probleme dhe e ka bastarduar konceptin e pikturës nga ana estetike dhe ekonomike. Unë s’e kuptoj, ata që janë profesionistë çfarë përfitojnë në këto koloni me piktorë? Unë e shikoj që për një pjesë është dhe abuzim me krijimtarinë. Është një përzierje e profesionistëve dhe amatorëve, dhe ka krijuar një lloj krize në shijet estetike në pikturë. Artistët dhe vetë duhet të jenë seleksionues me punën e tyre.

-Sa ka bërë Ministria e Kulturës me artin?

Ministria e Kulturës merret me politika, por më shumë e shikoj problemin dhe tek ne që jemi vetë krijues. Duhet të jemi më të organizuar dhe të dimë ku të drejtohemi për problemet tona. Sot kemi artistë shqiptarë flas për piktorët që janë më pensione mjerane. Një piktor ka pension 150 apo 200 mijë lekë të vjetra. Artistët nuk janë të bashkuar.

-Kur thoni duhet të jenë më të bashkuar artistët çfarë kërkoni?

Artistët duhet të jenë më të organizuar, por flasin veçmas. Nuk janë bërë bashkë për problemet dhe më revolton qëndrimi i tyre. Dhe kryeministri duke parë që ata nuk kërkojnë, thotë atëherë çfarë t’iu japësh? Dhe buxheti në art dhe kulturë vijon të jetë i paktë. Artistët duhet të jenë më të organizuar dhe jo të mos flasin për problemet që janë në jetën artistike që ata i shqetësojnë.

-Si e shikoni sot Galerinë Kombëtare të Arteve? Çfarë duhet të ndryshojë?

Erdhi drejtori i ri i Galerisë Kombëtare të Arteve që na befasoi deklaratat e tij që në fillim. Në vend të fliste për aktivitetet artistike, projektet artistike të mirëfillta, ai erdhi me eufori që do bënte restaurimin, por GKA bëhet me aktivitete siç i shohim jashtë. Unë si piktor kam ftesë për të marr pjesë për katër ekspozita jashtë, që të shikojnë punimet, zgjedhin dhe shikojnë dhe mundësitë si artist. Por tek ne nuk e vret njeri mendjen, në GKA as do t’ia dijë njeri për ne artistët. Unë vetë kam vite që nuk shkoj atje. Në këto kushte që ka sot GKA unë vetë s’i afrohem fare. Për çfarë duhet ti afrohemi ne asaj? Madje nuk e quaj më as për nder që jam anëtar i fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve. Më duket sikur kam kontribuuar që të burgos një punë timen aty. Ti afrohesh asaj galerie, në një kohë kur ti pret të flitet për aktivitete, drejtori i ri sapo erdhi që ditën e parë foli për restaurime dhe puna e parë do jetë tulla dhe llaçi? Unë nuk jam dakord që të kemi një drejtor për GKA nga Kosova. Ne kemi shumë artistë të mirë në Shqipëri që e meritonin atë vend. Kemi Muzeun Historik Kombëtar që ka mjaft aktivitete me artistët e artit figurativ dhe ndërkohë është shuar interesi jonë për GKA. Edhe nëse hapet një ekspozitë në GKA janë pak vizitorë sepse janë larguar prej vitesh. Në Muzeun Historik Kombëtar që po vijon me aktivitetet artistike ka tjetër atmosferë dhe ndiqen nga publiku. Në GKA rrallë qëllon me ndonjë ekspozitë që ka publikun e duhur, që nuk mungon. Prioriteti i GKA fillon që këtu duke menduar se pse nuk ka publik të ndjekë ekspozitat. Publiku që interesohet për artin nuk merret me gjërat se sa para u harxhuan për tulla dhe llaç apo për të lyer muret. Publiku vjen të shikojë veprën e artit dhe duke qenë se këto nuk i gjen qëndron larg këtij institucioni. Dhe Galeria Kombëtare e Arteve këtë duhet të bëjë që të rigjenerojë veten e vet, të fillojë të thërrasë publikun përmes artistëve dhe artit. Edhe ne që kemi një ekspozitë të zakonshme me grupimin tonë të artistëve sërish seleksionojmë dhe ka punë deri në hapjen e saj dhe jo më të jetë një aktivitet i GKA që kërkon punë. Ne me ekspozitën tonë që nuk e hapim në GKA kemi shumë pretendime për cilësinë, ndërsa GKA që duhet të jetë e para s’e ka këtë pretendim.

-E keni kundërshtuar konkursin “Onufri”, pse?

S’e kam pëlqyer se si filloi të zhvillohej konkursi “Onufri” në GKA. E kam thënë dhe më parë po ta dinte Onufri që me emrin e tij do të ekspozoheshin të tilla vepra do ta kishte vrarë veten më parë. Onufri ka bërë një pikturë brilante, por në ekspozitat ndër vite çfarë nuk kemi parë edhe lavamanë e bide. Ta krahasosh pikturën e Onufrit me këto që bëhen tek kjo ekspozitë konkurs më duket banalitet. Konkursi “Onfuri” degradoi shumë ndër vite, prezantoheshin gjëra që nuk kishin fare lidhej me artin. Pse duhet ta pranojnë atë që bëhej si art?

-Artistët pohojnë se është shqetësues riprodhimi i veprave të artit, ju ku e hasni?

Po të shikoni që nga Kuvendi ne kemi riprodhime të veprave të artit dhe kjo është shqetësuese. Pse nuk blihen vepra të reja, por merren riprodhime? Ne i kemi parë kronikat dhe shikojmë që ka piktura me format tjetër. Po nuk paksa para Kuvendi apo Kryeministria  që të jetë me vepra origjinale? Me përjashtim të një vepre që është e Ismail Lulanit, pjesa tjetër mbushen me foto e gjëra që janë dhe riprodhime. Por te ne sot as GKA nuk blen vepra arti. Askush nuk do t’ia dijë që mungojnë fondet dhe nuk blihen vepra arti. Sot kemi dhe një art spekulativ, art rrugësh, njerëz që printojnë fotografitë i vënë në korniza dhe e sheshin si vepër arti. Pa llogaritur këtu që vijnë piktura nga Kina, që i shesin dhe publiku bie pre e kësaj. Por ka dhe njerëz që janë me nivele të mira ekonomike dhe zgjedhin këtë të lirën për shkak të çmimit. Por ai që di ta blejë pikturën e vërtetë nuk e diskuton këtë temë. Kjo është problem i dyanshëm, edhe vetë piktorët kanë përgjegjësi që duhet të realizojnë vepra me vlera, pikturë profesionale.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat