BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Robert Përmeti: Politikat e Ministrisë së Kulturës e kanë kthyer GKA në gërmadhë, drejtori Shkololli ka uzurpuar sallat

Robert Përmeti: Politikat e Ministrisë së Kulturës e

Artistët shprehen se duhet kuptuar nga qeveritarët që GKA është institucion i ngritur nga krijimtaria e tyre. Për problemet më GKA ata shprehen se prodhohen pikërisht në Ministrinë e Kulturës, e cila ka shumë përgjegjësi për gjendjen që është sot ai institucion. Piktori Robert Përmeti në intervistën për “SOT” shprehet se është Ministria e Kulturës që ka shumë përgjegjësi për GKA, por vetë ajo nuk e kupton veten se sa përgjegjësi ka për këtë tempull, që përfaqëson këtë vend. Për piktorin Përmeti, politikat e Ministrisë së Kulturës e kanë kthyer këtë institucion në një gërmadhë në mes të sheshit, sepse krijuesit po e po, por edhe kalimtarët spontan nuk preferojnë që të hyjnë aty. Sipas piktorit është e kuptueshme se pse GKA mban qëndrim aspak profesional për artistët shqiptar, pasi drejtimi i këtij institucioni të rëndësishëm të kulturës dhe të artit shqiptar lihet në dorë të një drejtuesi të importuar, të cilit as që bëhet fjalë që ti kërkohet ndonjëherë llogari se përse e merr rrogën aty.

-Ku jeni përqendruar me aktivitetin tuaj në krijimtari gjatë kësaj kohe ?

Ky vit fatmirësisht filloi me borë mbresëlënëse për ne piktorët. Kuptohet si gjithë të tjerët nuk kisha pse ta anashkaloja këtë dhuratë, që na servir natyra. Shpresoj të kem realizuar dy punë të pëlqyeshme. Ndërkohë jam angazhuar edhe me ekspozitën “Përjetësia femërore” ose “L`Eterno feminino”, që e organizon kuratori Artan Shabani në bashkëpunim me Ambasadën Italiane, ku unë jam paraqitur me një tablo kompozicionale të realizuar në vitin 1984. Shpresoj që edhe në vazhdim të vazhdoj punën krijuese për të realizuar edhe një ekspozitë në bashkëpunim me autorë kolegë.

-Kur mund të jetë një ekspozitë personale në aktivitetin tuaj?

Vite më parë dëgjonim profesorët tanë që thonin se një ekspozitë personale nuk mund të bëhet në më pak se 10 vjet.  Mendoj se është një mendim i drejtë dhe brenda llogjikës krijuese për këdo. Unë akoma nuk e kam mbushur 10 vjeçarin, por kur të vijë koha, mendoj se jam gati. Ekspozita personale ka shumë shpenzime që duhen llogaritur mirë, sepse sallat kushtojnë, po ashtu edhe katalogët dhe gjithë logjistika e një veprimtarie të tillë është problematike kur ke parasysh që ke një shtet që i shef krijuesit duke mbajtur duart në xhepa.

-Ekspozita “Breza në Arte Figurative” bën bashkë një grup piktorësh e skulptorësh. Në punën tuaj për ekspozitën çfarë keni në vëmendje, dhe sa rëndësi ka për ju që të vijojë tradita me “Breza në Arte Figurative”?

Ekspozita “Breza në Arte Figurative” është pjesë e shumë lëvizjeve artistike që zhvillohen te ne. Ajo tashmë është radhitur krahas shumë të tjerave si ekspozita “Pranvera”, “Nëntori” etj, duke pasuruar në tërësi gjithë lëvizjen krijuese, krahas veprimtarive që zhvillohen ndër vite. Ajo që ne synojmë te kjo ekspozitë është mbajtja gjallë e traditës në arte figurative, e mbi të gjitha për t’u ballafaquar me faktin se ku kemi qenë e ku shkojmë. Kuptohet që në art nuk ka krahasime të një autori me një tjetër, të një periudhe me një tjetër. Por deduksione çdo krijues, bën me vet vehten. Nxjerr konkluzione qoftë edhe kritike, për atë çka sheh te të tjerët dhe çfarë bën vetë. Ky është gjyq me veten dhe është paksa i vështirë të zbërthehet me gjuhën e një interviste, prandaj mendoj qe më mirë ta lëmë me kaq. Edhe pse kushtet janë shumë të vështira për të realizuar një veprimtari tradicionale, ne bashkarisht jemi munduar dhe do të mundohemi që këtë veprimtari ta fusim ne shinat e traditës.

-Pse ju jeni mbani dhe shprehni qëndrim kritik ndaj Galerisë Kombëtare të Arteve?

Duhet kuptuar që sportistët kanë në dispozicion palestrat, mjekët spitalet, mësuesit shkollat, ndërsa piktoret dhe skulptorët kanë galeritë, për rastin konkret Galerinë Kombëtare të Arteve. Është paradoks që sportistët të luajnë nëpër lagje apo mjekët të punojnë te tregu çam e piktorët e skulptoret ti hapin ekspozitat nëpër restorante. E përse? GKA është ndërtuar nga krijuesit shqiptar që mundësuan krijimin e fondit të artit me parametra dinjitoz bashkëkohor, i cili tashmë është thesar i kulturës kombëtare. E ky fond u krijua nga këta artistë që sot janë këtu dhe nga ata që e kanë lënë trashëgiminë e tyre për shkak të moshës. Për mua është e kuptueshme se pse GKA mban këtë qëndrim aspak profesional për artistët shqiptar. Drejtimi i këtij institucioni të rëndësishëm të kulturë dhe të artit shqiptar i lihet në dorë të një drejtuesi të importuar, të cilit as që bëhet fjalë që ti kërkohet ndonjëherë llogari se përse e merr rogën aty, me çfarë është marrë etj. Shkurt kemi një drejtues të jashtëm, dmth të importuar që në fakt se lidh asgjë me artin shqiptar dhe me krijuesit shqiptar. Shkurt aty vegjeton një drejtor me një staf, që merret me çdo gjë me përjashtim të dinamikës artistike shqiptare. Me aq sa po shohim deri tani, jam i bindur se stafi aktual i deri tanishëm është komplet mediokër e i pa aftë për të përballuar kërkesat që duhet të ketë ky institucion. E tashmë si risi e viteve që përjetojmë na shfaqet  drejtori i importuar nga Kosova. Nuk duhet ngatërruar Kosova dhe kosovarët. E them këtë shtojcë për tu paraprirë ca patriotëve në thojza, që janë gati të shprehen sikur unë kam qëndrim anti kosovar. Por në qoftë se do ketë mendime të tilla mund tu them se kur mu dha rasti, edhe unë kam kontribuar diçka direkte për Kosovën ndoshta edhe shumë më tepër se sa drejtori i galerisë që është nga Kosova e që ndoshta se ka bërë një gjë të tillë. Që të jesh nga Kosova nuk do të thotë që je përfaqësuesi i kosovarëve e për më tepër, një artist i ardhur nga Kosova, në qoftë se është artist, është i formuar nën influencat e akademisë së Beogradit, gjë që për ne artistët shqiptar nuk përbën asnjë lloj vlere, sepse formimi i artistëve shqiptar, kryesisht është formim nga Akademia e Tiranës. Të ishte i ardhur nga ndonjë formim perëndimor, ndoshta do të ishte i pranueshëm sepse të gjithë shqiptarët që nga tradita e deri më sot kanë dhe duan të përfitojnë nga qytetërimi perëndimor. Për më tepër ndiej pezmatim, që ky drejtor i porsa ardhur gjënë e parë që ka bërë ka uzurpuar sallën për 2 apo 3 muaj, me një autore tjetër kosovare që për nga mbiemri është e të njëjtës familje me ish zv/kryeministren nga Kosova e që janë me mbiemrin Mesi. Sapo erdhi, nuk priti që të njihet me artistët shqiptar, por menjëherë demostroi favore në mënyrën më antipatike. Dy kate të sallave të ekspozitës janë mbushur me beze të bardha, ndërsa kati i dytë me një sipërfaqe prej disa qindra metra katror është në dispozicion të ekspozimit të tre pllakave, që përdoren për ambientet sanitare me format 30x30 cm. Të mbash të uzurpuar një sallë kaq të madhe për kaq gjë, kur ndërkohë piktorët paguajnë 50 deri në 70 euro për një ditë ekspozimi, mendoj se është kulmi i poshtërimit si të artistëve shqiptar ashtu edhe i këtij institucioni që është një ndër tempujt e i kulturës Shqiptare. Edhe pronar privat të ishte ky soj drejtori nuk do ta merrte guximin të abuzonte kaq hapur me pronën publike të shqiptarëve. Kuptohet që politika të tilla të Ministrisë së Kulturës, të përkrahura edhe nga qeveria, e kanë kthyer këtë institucion në një gërmadhë në mes të sheshit, sepse krijuesit po e po, por edhe kalimtarët spontan nuk preferojnë që të hyjnë aty. Ky fakt më duket është e dhimbshme në qoftë se edhe për GKA të aplikohen politika, që nëpërmjet këtij drejtori, GKA ti vënë kazmën bashkë me Teatrin Kombëtar.

-GKA është institucion në varësi të Ministrisë së Kulturës. Sa përgjegjësi ka ministria për gjendjen në GKA?

Problemet në GKA prodhohen pikërisht në Ministrinë e Kulturës dhe GKA-ja, llaçkavitet në atë çka gatuan ministria, sepse nivelet mediokre nuk mund të shkojnë më tej se sa plotësimi i qejfeve të shefit. Kuptohet që ministrat u ndërruan dhe ministrja e re se besoj se do këndojë ndonjë këngë tjetër veç asaj që është kënduar gjithmonë. Ne nuk do ta dëshironim një gjë të tillë, por e dimë mirë se ky lloj stani këtë bylmet ka. Vetë ministria ka shumë përgjegjësi për GKA, por vetë ministria nuk e kupton veten, se sa përgjegjësi ka për këtë tempull, që përfaqëson këtë vend.

-Ju dhe artistë të tjerë shpreheni se GKA ka mbyllur dyert, me çfarë vështirësish përballeni për të prezantuar krijimtarinë tuaj?

GKA ka për mision të saj që të ndjek dhe të seleksionojë krijimtarinë më të mirë ndër vite. Ka për mision që të njohë të gjithë krijuesit, që janë pjesë e fondit të GKA, gjë që aktualisht ky institucion nuk e ka idenë se nga fillon kjo punë. Këtë detyrë fillestare kjo galeri e ka të mangët  me autorët e fondit se sa për të rinjtë nuk e ka idenë se ç’duhet bërë. E thashë pak më lart se, në këtë galeri, sapo erdhi drejtori e solli me vete edhe piktorin apo piktoren Mesi. E ç’mund të thuash më pastaj për ekspozimin e piktorëve skulptorëve në këtë galeri. Por problemi nuk është që kjo galeri ka mbyll dyert për krijuesit piktorë e skulptorë, sepse ne luajmë me pasionin tonë dhe e gjejmë rrugën për tu ekspozuar. Problemi është se pse këtë institucion të nderuar, që ne e kemi pas për nder dikur që të ekspozoheshim aty, tashmë është kthyer në një institucion për nder.....Duhet kuptuar mirë si nga artistët ashtu edhe nga qeveritarët “GKA është institucion i ngritur nga krijimtaria e artistëve shqiptar” e një ditë të bukur aty në majë shohim një person që punon në arenën e artit, por që asnjëri nuk e njeh si të tillë dhe sillet me këtë pronë kombëtare, sikur të jetë në pronë të Zeqos.

-Në një njoftim zyrtar GKA shprehej se institucioni duhet të zhvillojë veprimtaritë e saj të rradhës të cilat prezantojnë sa më mirë artistët në ekspozita ndërkombëtare tematike e të kuruara, dhe që vijnë si rezultat i një pune të pasur kërkimore. Po sipas GKA ky rikonceptim i programit artistik synon që ta kthejë galerinë në një platformë të rëndësishme për shkëmbimin kulturor në nivel ndërkombëtar. Në gjykimin tuaj, çfarë mund të na thoni?

Në këtë deklaratë të GKA-s dalloj një problem shumë absurd, kur thotë se institucioni duhet të zhvillojë etj. Me këtë gjuhë, “duhet të zhvillojë” flet qeveria, pastaj ministria, ndërsa GKA duhet të thotë po bëjmë këtë, po bëjmë atë e mbi të gjitha kemi bërë këtë. Është folur dhe flitet shumë për veprimtari nëpër botë, por me sa kemi informacion nëpër bienalet shkojnë për vit të njëjtët artistë, që duket kanë gjetur qoshen e ngrohtë në sqetullën qeveri. Cila është nevoja e konceptimit në rang ndërkombëtar? Seriozisht merret guximi që ne, një shtet i vogël, të marrim përsipër organizime në nivele ndërkombëtare? Ndoshta e shprehur apo formuluar gabim në qoftë se është fjala për veprimtari me partner të huaj, pra për veprimtari që dalin përtej kufijve tanë, kjo mendoj se është tjetër gjë. Por ajo që më sikletos është se, kjo është thjesht një maskë e konsumuar, që nëpërmjet perifrazimeve ndërkombëtare, mbulohen sponsorizimet e ndryshme, ku përfitojnë një rreth i privilegjuar artistësh. Pse mos Zvicra apo Austria, Gjermania apo Italia etj, bëjnë platforma ndërkombëtare për promovimin e arteve. Jo. Ata kanë bërë art dhe ne shkojmë i shohim atje. Prandaj theksi duhet të përqendrohet te arti jonë cilësor që ata (dmth ndërkombëtarët) të vijnë te ne. Është e rëndësishme dhe e domosdoshme që në Shqipëri artit dhe artistëve duhet tu jepet frymëmarrje dhe nëse arrihet një gjë e tillë do të jemi të bindur se në arenën ndërkombëtare arti ka për tu përfaqësuar me dinjitet, sepse te ne nuk mungojnë talentet. Por si mund të zbulohen talentet kur platforma e GKA nuk prezanton artistët shqiptar, kur akoma është në konceptin për të bërë një punë kërkimore etj. GKA ka shumë vite që është ngritur dhe puna kërkimore duhet që të pasurojë kërkimet e jo të konceptohet si një punë që tashti që u emërua drejtor i ri do të fillojë puna. Të gjitha këto janë si rezultat i mungesës së transparencës  prej vitesh, në këtë institucion. Në mbyllje të intervistës do të desha të shprehesha me nota optimiste, por mendoj se është shumë shpejtë për optimizmin. Të shpresojmë për më mirë. Ministrja e re e Kulturës ka shumë për të bërë nëse do të bëjë dhe nëse di të bëjë.

 Intervistoi: Julia Vrapi