Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Rudi Sata: Artisti është skllav i dispozitave ligjore, problemi në art dhe kulturë qëndron në sistem

Postuar: 23/05/2019 - 07:34

Artistët shprehen se ndryshimet në ligjin e artit janë të rëndësishme për të përmirësuar situatën me probleme në art dhe kulturë. Ata pohojnë se duhet patjetër që çdo gjë mbi ligjin e artit të diskutohet me grupet e interesit nga Ministria e Kulturës, por sipas tyre kjo e fundit deri tani duket se nuk ka qenë shumë pranë artistëve. Tenori Rudi Sata shprehet se është një situatë kur jeta artistike po zhvillohet në skena të ndryshme, por sot artistët janë ende pa shpërblimin e figurës artistike dhe pa status, duke shtuar se nuk duhet të ketë arnime ligjore, por duhet të punohet sipas modelit evropian. Në intervistën për “SOT” tenori Rudi Sata që vijon të jetë kritik përballë gjendjes që është sot arti dhe kultura shprehet se artistët gjithmonë i kanë mirëpritur nismat pozitive, ndërkohë që nga Ministria e Kulturës duhet bërë shumë më tepër jo vetëm për buxhetet që janë të pakta, por dhe për të gjetur zgjidhjen dhe problemet e tjera që sjellin vështirësi në jetën artistike.

-Sezoni artistik po vijon dhe shfaqjet tuaja janë në skena të ndryshme. Si keni parë deri tani punën me rikonstruksionin e Teatrit të Operës dhe Baletit?

Unë e kam thënë gjithmonë, që jam i prirur për pozitivitetin dhe çdo nismë që bën institucioni konkretisht TOB apo Ministria e Kulturës ç’ka janë projekte që kanë efekt të ndjeshëm për komunitetin dhe institucionin, gjithmonë kam qenë pro dhe i kam falënderuar për nismën që kanë bërë. Në kushtet që është Shqipëria për të bërë një rikonstruksion të TOB paçka se në botën perëndimore është normale kjo gjë, tek ne është e vështirë sepse dihet se ne nuk jemi një shtet më të ardhura me buxhet që kemi luksin që të bëjmë dhe rikonstruksion, dhe e them bravo që po bëhet ndërhyrje. Por unë nuk kam hyrë deri tani atje dhe se di se në çfarë faze është.

-Jemi në ditët e muajit maj dhe TOB po vijon me shfaqje, publiku ju ka ndjekur. Për ju sa rëndësi ka kjo?

Nëse nuk mbushet salla me publik atëherë pse vijnë këta drejtues të institucioneve? Për çfarë vijnë këta artistë që janë sot në institucionet tona të artit? Vijnë për të bërë performancën e tyre dhe këtu nuk ka risi, është puna që duhet të bëjnë. Nuk mburren ndonjëherë artistët e huaj që mbushin sallën me publik. Unë habitem kur këtu krenohen që thonë u mbush salla me publik. Nëse kjo nuk ndodh atëherë ik se je i paaftë, si titullarët apo dhe artistët. Këtu që mbushet salla nuk është risi, por risi unë quaj a jemi ne në standard. Standart artistik do të thotë që aksesorët që bëjnë një produksion a janë të standartit evropian? Për mua nuk janë.

-Pse?

Artistët punojnë në kushte të vështira dhe kjo është dhe për shkak që ne akoma nuk kemi shtëpi, sepse jemi akoma në lëvizje herë pas here. Pallati i Kongreseve dihet si është dhe mirë e tha ai dirigjenti i huaj: që këtu nuk është Sanremo që të përdoret mikrofoni, nuk mund të bëhet një produksion opere me mikrofona. Gjë të cilën edhe unë e kam thënë më parë, që salla ka probleme sepse aty nuk ka akustikë. Ajo sallë nuk është për opera, por për koncert, mbledhje partie, etj. Pra këto janë standardet që ne flasim.

-Po në kushtet që TOB po rikonstruktohet artistët duhet të punojnë dhe Pallati i Kongreseve është parë si zgjidhje për shfaqjet?

Po artistët do të punojnë, por është rropatje dhe për këtë duhet të falenderohen artistët. Madje duhet ti thuhet bravo për kushtet e vështira, që po punoni.

-Sipas të dhënave të INSTAT rritjen më të lartë në përqindje për numrin e vizitorëve, në tremujorin e parë 2019 e ka pasur Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ku 18,950 persona kanë ndjekur shfaqjet gjatë kësaj kohe. Si artist, sa rëndësi ka kjo për ju?

Neni 12 është burimet financiare të institucioneve te ligji 10352. Një nga zërat e burimeve financiare të TOB janë biletat. Paradoksi është që këtej ligji na thotë që nga fitimi i biletave do keni përfitime, ndërkohë që këto para i merr ministria. Thuhet është rritur audienca dhe shumë mirë. Ku shkojnë këto të ardhura? Nëse TOB do merrte këto të ardhura sipas ligjit duhej të ishte shtuar buxheti për institucionin, por fatkeqësia është që i merr shteti në arkën e tij. Janë turpe që artistët rrogën e 13 nuk e marrin, shpërblimi 9 mijë lekë të reja për Vit të Ri ia ke hequr artistëve, shpërblimin për figurën artistike e ke hequr. Me këto duhet të merret ministrja.

-Çfarë mendoni se duhet të bëjë Ministria e Kulturës përmes politikave të saj me institucionet e artit?

Deri tani nga Ministria e Kulturës nuk kemi parë gjë, zero. Ministret tona të Kulturës unë s’e di a kanë shkuar në punë apo jo. Sepse nëse shkojnë, i bie vetëm për marrë rrogën. Unë nuk kam parë gjë që të ndikojë për mirë në problemet tona. Nuk kanë bërë 1 përqind progres të imazhit të institucionit. Unë kam mbi 12 vite që merrem me politikat e artit dhe statusi im sot është politolog arti. Te ne fatkeqësia është se ne nuk kemi politologë arti, dhe politikanët tanë që ne kemi dhe bëjnë politikën makro nuk kemi dëgjuar që të përmendet arti dhe kultura, ndërsa fushat e tjera po. Zero arti dhe kultura, e kanë harruar. Kjo është e trishtë. Çështja apo problemi nuk është se si po punon kjo ministre, apo kush erdhi si ministër. Problemi është sistemi aktual, që kemi dhe është ai që mbart të gjitha të këqijat si ndaj artistit apo vetë institucioneve. Prandaj dhe ky sistem duhet shembur. Vendin e këtij palo sistemi ta zëvendësojmë me modelin evropian, i cili garanton rritje të performancës; rritje sociale; respektim të vlerës dhe meritokracisë, e cila përkthehet me do të kemi një artist me identitet dhe dinjitet.

-Për ju situata po vijon njëlloj për problemet në art dhe kulturë?

Nuk ka ndryshim. Nuk ka ndryshuar, sepse të gjithë titullarët kur vijnë në Ministri të Kulturës marrin rrogën kot, sepse janë prurje politike nepotike klienteliste oligarkike. Kjo ndryshohet vetëm duke bërë atë që them unë një anëtar një projekt. Nuk ka më që Ministria e Kulturës të jetë një copë torte, që jepet për ti bërë qejfin dikujt kur vjen qeveria. Ministria e Kulturës, ai ose ajo që merr postin duhet të jetë me platformë të hedhur në uebsajt, ta shikojnë grupet e interesit dhe më pas miratohet. Çfarë ka bërë ministria për ligjin e artit skenik? Zero. Ministrja e ka detyrim ligjor që të vijë në çdo institucion dhe të thotë çfarë problematikash keni ju si komunitet artistik. Pse se bën? Nuk ka vullnetin për të thënë që jam e hapur për të ndarë politikat me ju.

-Ju keni vërejtje, por ministrja e Kulturës ka zhvilluar takime gjatë kësaj kohe me kineastët, apo dhe te Universiteti i Arteve...

Këto janë fasadë, janë takime sa për të justifikuar rrogën që merr si ministre. Shtylla kurrizore për të ndryshuar këtë situatë është ligji për artin dhe kulturën. Konceptet mbi ligjin aktual që ne kemi janë made in Albania. Nëse ne themi duhet të shkojmë në Europë duhet të tregojmë vullnetin për të hequr këto koncepte made in Albania dhe të bëjmë ligje për interesin tonë. A do të shkojmë në Europë? Po. Por nuk shkohet me ligje shqiptare. Kanë mungesë të theksuar vizioni, koncepti të të bërit të gjërave sipas standarteve europaine. Janë peng i politikës sonë.

-Ju si e shikoni jetën artistike sot, niveli artistik po diskutohet nga artistët që janë shprehur se duhet bërë më shumë?

Nivelin artistik për mua e ngre buxheti. Por sa kohë ne kemi paga qesharake, sa kohë ne kemi buxhete kur bëhet një produksion që janë skandaloze normal do ketë probleme. Unë i bëj thirrje Ministrisë së Kulturës që ti bëjë vërejtje të gjithë institucioneve të artit, Teatrit Kombëtar, TOB, Cirkut dhe të tjerë që mos harxhojnë 50 përqind të buxhetit vetëm për kapitalet fizike, që do të thotë foni, drita e rroba. Kjo është abuzim sipas meje, por ministria të shkojë të shikojë se çfarë ndodh. Të shkojë ministrja në parlament dhe ti kërkojë me forcë që të rivendoset shpërblimi për figurën artistike. Figura artistike është e hequr me VKM dhe ashtu si u hoq ashtu të vihet për artistët. Mjafton që ministrja e Kulturës të bëjë kërkesën si titullare institucioni. Unë si Rudi, si artist, a duhet të kemi në institucion një performancë më të mirë? Po. Atëherë bëj kërkesën ti si ministre për të rritur rrogat, për të rritur buxhetet, për të pasur shpërblimin e figurës artistike. Koha për analiza ka mbaruar, është koha për reagim.

-Këto janë kërkesa që ju i keni thënë herë pas here, kur thoni reagim çfarë mendoni?

Sa kohë trupat artistike në institucionet tona nuk reagojnë po i njëjti stanjacion do të jetë, dhe artistët janë bashkëfajtorë të kësaj situate. Në rast se artistët nuk reagojnë për pagat e ulëta, për orët e punës, për kushtet e punës apo dhe të tjera probleme, atëherë më falni po dhe artistët janë bashkëfajtorë. Unë i bëj thirrje Ministrisë së Kulturës të zhvillojë një takim, një tryezë të rrumbullakët me grupet e interesit dhe të jetë live në media. A e bën dot këtë ministrja? Por sipas meje i mungon vullneti për të ndryshuar, progresuar. Artisti është skllav i këtyre dispozitave ligjore.

Intervistoi: Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/08/2019 - 08:23

Restaurimi i një objekti për të është një formulë kimie ose fizike. Me orë të tëra për të kërkuar një zgjidhje, e cila mes shumë alternativash duhet të jetë e duhura, përndryshe dëmi do të jetë i pakthyeshëm.

Postuar: 24/08/2019 - 07:59

Filmi “The Van” po garon me 14 filma të tjerë për të fituar “Zemrën e Sarajevës

Postuar: 24/08/2019 - 07:57

Arkeologjia shqiptare është vënë në “lupën” e francezëve dhe italianëve.

Postuar: 23/08/2019 - 07:57

Që kur ka nisur diskutimi për teatrin e ri, kam pasur rastin të takoj shumë nga miqtë e mi aktorë

Postuar: 23/08/2019 - 07:55

Biseda e parë në Art House School do të bëhet me artistët Chiaralice Rizzi dhe Alessandro Laita.

Postuar: 23/08/2019 - 07:54

Filmi “Derë e hapur” me regji nga Florenc Papas është në garën kryesore të Festivalit

Postuar: 22/08/2019 - 07:37

Ditën e djeshme në Qendrën e Kulturës “Vaçe Zela” u hap ekspozita me titull “Di