BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Saimir Kumbaro: Filmi shqiptar në krizë, kinematë janë mbushur me imitime të shëmtuara të filmave amerikanë

Saimir Kumbaro: Filmi shqiptar në krizë, kinematë janë

Regjisori Saimir Kumbaro pohon se spektatorit shqiptar kërkon të shikojë filma me kualitet, por ka rënë niveli. Sipas tij janë një sërë problemesh që ndikojnë, duke pohuar se duhet të ndryshojë dhe mënyra se si funksion QKK. Për “SOT” regjisori Saimir Kumbaro tregon se problemet me artin dhe kinemanë fillojnë që nga Ministria e Kulturës dhe vijon në institucione të tjera, kryesisht për mungesën e transparencës. Sipas tij kinemaja shqiptare duket se është në krizë dhe janë larguar njerëzit, sepse dhe tematikat që zgjidhen nuk janë interesante për filmat. Në këtë situatë prej vitesh, regjisori propozon që bordi i QKK të jetë me profesionistë të huaj dhe kritikë filmi. Pjesë e intervistës me regjisorin janë dhe të tjera probleme në art. Ai shpreh keqardhjen e tij që sot shikon një Ministri Kulture që nuk ka vëmendje për artin dhe artistët, dhe pohon se është kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

 -Për problemin e Teatrit Kombëtar ju jeni bashkuar me artistët në protestë, jeni kundër shembjes...

Unë jam me artistët, jam me atë që thotë aktori Robert Ndrenika që për teatrin nuk duhet partneritet publik-privat. Shteti ka para për teatrin. Si nuk na paska para për ndërtimin e një teatri? Unë nuk dua të shembet Teatri Kombëtar. E mbaj mend atë teatër para ’90, ku në skenë ishin aktorë të mëdhenj, jam rritur te ai vend. Nëna ime punonte në teatër, dhe im atë ka qenë shef llogarie 40 vjet në Teatrin Popullor. Ajo godinë ka marrë fund se është shumë e amortizuar. Por ky shtet të bëjë punën me teatrin, ashtu siç bëri në Korçë ta bëjë dhe në Tiranë. Gjithsesi përgjegjësia kryesore është e kryeministrit me çfarë po ndodh, ai vendos jo ministrja. Por më vjen keq që artisti nuk gjen vlerësimin e merituar në Shqipëri, mendoj se është ku thërret qameti. Me të drejtën e autorit dhe ato pak para që merrnin ne si krijues, tani Ministria e Kulturës krijoi Sportelin Unik për Administrimin e të Drejtës së Autorit - SUADA, dhe i mbledh ajo. SUADA ka marrë përsipër të mbledhë të gjitha fondet për të drejtat e autorit që më pas ti japë dhe FMAA. Por deri tani nuk ka dhënë asgjë.

-Keni reaguar para disa ditësh për të drejtën e autorit, sipas jush vijon të ketë probleme me filmat shqiptarë. Çfarë po ndodh?

Janë tre komponentë të së drejtës së autorit në film, por ministrja e Kulturës futi dhe operatorët drejtorët e fotografive. Në fakt ne në kohën tonë nuk kemi pasur drejtor fotografie për filmat e prodhuar para ‘90. Para asaj kohe askush nuk e kishte titullin drejtor fotografie por operator, jo kameraman sepse hyri më vonë. Drejtori fotografie i pari që e kam përdorur kam qenë unë me filmin “Vdekja e kalit”. Pasi bëra një kualifikim në Itali pashë se çfarë roli kishte drejtori i fotografisë. Ai merret kryesisht me kuadri, nga ana e ndriçimit, vendosjen e dritave, kompozimin që duhet ti ekzekutojë më pas kameramani. Tani drejtor fotografie këtu janë bërë të gjithë. Me një kamera elektronike i bën të gjitha dhe vetëquhet drejtor fotografie. Por ky titull merret me një komision që të thotë cili është roli i tij. Kjo ministrja e futi si komponent të drejtën e autorit, dmth e quajti autor në një kohë që ai është ekzekutor. Ai merr honorar për atë punë. Autor në film është skenaristi, regjisori dhe kompozitori dhe në vendet e zhvilluara kanë dhe aktorët për arsye se ai aty ku ka punë krijimtaria ai quhet autor. Pra krijon figurën artistike. Sporteli Unik është një shpikje që këta e kanë marrë në ndonjë vend se nuk janë aq të zgjuar. Aq më tepër që në Ministrinë e Kulturës ka shumë probleme nga ana kulturore.

-Çfarë problemesh keni parë në ministri?

Më ka bërë shumë përshtypje kur shkova dikur te Ministria e Kulturës. Te zyrat e saj atje ishte një vajzë që më tha: hajde shoku Ramadan. Mendova me vete pse ma vuri emrin Ramadan? Të më kishte vënë ndonjë emër Astrit përshembull ose Elton apo Edvin, një emër më modern, por jo Ramadan. E imagjinoni, jemi regjisorë të vjetër dhe atje as na njohin fare. Nuk na njohin fare sepse ministresha jonë e nderuar ka një politikë të veçantë atje ku drejton.

-Çfarë politike?

Unë e quaj një politikë private. Ty të kam mik, të jap para që mund të bësh një udhëtim, hapësh një ekspozitë, apo shfaqje. Ty që nuk të kam gjë, nuk të jap asgjë.

-Ka dhe të tjerë artistë që akuzojnë Ministrinë e Kulturës për shpërndarje jo të drejtë të buxhetit me projektet apo dhe mungesë transparence...

Ato projekte që ndan Ministria e Kulturës ka raste që ndahen dhe me urdhër nga lart, nuk është vetëm faji i Mirela Kumbaros. Normalisht një ministri Kulture duhet të jetë transparente, të bëjë publike buxhete, bordet etj. Unë nuk kam më punë fare me atë Ministri Kulture, i kam vënë vizën. E kam thënë me kohë mendimin tim, ky vendi ynë i vogël që ka shumë probleme kulturore duhet të kishte një Ministri Kulture të fuqishme me njerëz të kulturuar, sepse mund të jetë me kulturë ministrja Mirela Kumbaro, por janë pa kulturë ato që ka pas vetes, ish nxënëset e saj, dhe kjo është bërë modë tani: ne punojmë me të rinjtë. Po shumë mirë që punojnë me të rinjtë sepse ata kanë dhe energjinë, por mos harrojnë se i vjetri ka eksperiencë dhe ajo është thesar. Ne sot e kësaj dite si regjisorë kemi kënaqësi kur flasim psh me Kristaq Dhamon një regjisor i vjetër, sepse të jep eksperiencën e tij. Eksperienca është bagazhi më i çmuar, që ka një krijues, por këta i vënë kryq.

-Kineastët kundërshtuan para disa kohësh dhe projektligjin e artit që prekte dhe QKK. Në gjykimin tuaj si e shikoni këtë problem?

Por tani ashtu si është katandisur ajo qendër filmi....Unë nuk kam besim te Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Aty ndiqet një politikë personale për projektet me filmat. Kinemaja ka humbur shumë ndër vite dhe sipas meje shkak kryesor është ulja e buxhetit ose rendja mbas sasisë së filmave. Pra me pak para të bëjnë shumë filma me buxhete të vogla dhe ai regjisor i ri në vend të marri një aktor me përvojë do të angazhojë një që kushton më lirë, por që nuk ka nivelin e një emri me eksperiencë, dhe dukë bërë këtë ulet dhe kualiteti i filmit. Sot kemi humbur shumë nga filmi dhe mos harrojmë që janë shkatërruar dhe kinematë. Shumë problem kjo për filmin shqiptar, janë shkatërruar kudo të gjitha kinematë. As Durrësi nuk ka kinema filmi. Kinemanë po nuk e ushqeve nuk shkon njeri të shikojë filma. Pse në Strasburg, Paris etj, shkojnë në kinema? Sepse atje ka tjetër vëmendje.

-Ju prej vitesh pohoni se filmat nuk bëhen me pak para...

Kinemaja nuk bëhet me pak para. Të rinjtë duhen stimuluar me buxhete jo me pak. Ose të bëhet filmi ose mos bëhet. Nuk bëhen filmat me 5 lekë. Jam dashamirës i të rinjve. Televizioni publik si i vetmi që jep 3 milionë lekë të reja për postproduksion që merr të drejtën për të shfaqur filma të përkrahë dhe regjisorët e rinj. Unë mendoj se shumë gjëra duhet të ndryshojnë në QKK.

-Çfarë mendoni ju se duhet të ndryshojë?

Momentalisht QKK është kthyer qendër që ndan para, kaq. Nuk po i intereson se çfarë kualiteti fut në prodhim, çfarë filmi dhe tematike është. Unë jam që atje për projektet të ketë një këshill vetëm me profesionistë filmi. Të jetë me emra të fushës së kinemasë, dhe mundësisht dhe me emra të huaj. Bordi në QKK përbëhet nga njerëz që zgjidhen nga disa shoqata filmi në interes të atij që do të paraqesë projektin. E gjithë kjo rrotullame vjen kush e kush të kap ndonjë lek, sot nuk thonë më a ke bërë gjë të bukur, por a ke kapur ndonjë lek.

-Por bordin janë emrat që propozojnë vetë shoqatat e kineastëve. Sa përgjegjësi kanë vetë shoqatat?

Dikur QKK kishte një paraudhëheqës artistik, që bënte paraseleksionimin e skenareve, por nuk është më. E kam thënë dhe vijoj të them, që materiali letrar nuk duhet të lexohet on line. Unë vetë mendoj që ndryshe është kur lexon një material në letër, dhe ndryshe on line. Ndryshe është kur lexon një roman ndryshe ta lexosh on line. Ajo që dua të bëhet është që të kemi një bord me profesionistë mundësisht dhe të huaj, që mund të lexohen skenarët. Në kinema ka humbur roli i drejtuesit artistik që ka qenë dikur Esat Musliu, një regjisor me përvojë. Tek ne fillon problemi që nga leximi i skenarëve. Ndaj quhet arti i shtatë kinemaja, sepse ka shtatë arte brenda. Gabimi fillon që me shoqatat e kineastëve. Unë kam pasur një ide të tillë për bordin me emra të huaj, por nuk u pranua sepse nuk është sipas ligjit. Por unë mendoj të bëhen ndryshime dhe në QKK të punojnë në një lloj platforme. Filmat sot kanë dhe probleme estetike, sepse dhe bordi që zgjidhet në këtë mënyrë në QKK nuk është në gjendje ti përcaktojë. Ne sot japim filmin premierë në kinema dhe më pas askush nuk ka kush ta analizojë se çfarë solli, dhe kjo duhet të fillojë që nga QKK. Unë kam shfaqur filmin tim në salla ndërkombëtare dhe spektatori ka këmbëngulur që më pas të ketë një debat. Kështu kam bërë dhe në Strasburg në kinemanë Odisea, ku spektatorët më pas më mbajtën aty duke pyetur për filmin. Kjo që them unë ka të bëjë me ata elementë që i bëjnë shumë mirë kineastit të ri për filmin, realizimin e tij. Për mua nëse QKK vijon me këtë lloj mënyrë funksionimi më mirë të shkrihet. Bordi i ri për mua që do të zgjidhet në QKK të jetë me emra të huaj, por profesionistë dhe kritikë filmi. Një kritik psh francez që njeh kinemanë, një gjerman, anglez, etj dhe këta të jenë në bord për projektet e filmit, jo ti propozojnë shoqatat e kineastëve emrat. QKK ia dërgon on line projektet dhe ata mund të japin gjykimin e tyre, që unë gjykoj se ata do të japin një mendim shumë profesional. Ne me shoqatën tonë kemi propozuar për filmin artistik të jetë në bord Vladimir Prifti. Këtë sepse ai e njeh mirë filmin, e dyta i lexon skenaret. Ne kemi bord për filmin artistik dhe dokumentar dhe tjetër ka animacioni. Politikat për filmin shqiptar sot mungon. Buxhete të pakta, mungon debati, mungon drejtuesi artistik që të bëjë paraselekeksionimin për skenarin. Spektatori shqiptar ka nevojë të shikojë filma me nivel. Por të gjitha këto probleme ndikojnë në nivelin artistik të filmit. Problemet tona fillojnë që nga mungesa e transparencës në Ministrinë e Kulturës që as do t’ia dijë më se çfarë thonë artistët dhe zbret dhe në institucionet e tjera më pas. Ndaj kinemaja shqiptare është në krizë, janë larguar njerëzit, sepse vetë tematika që zgjidhet nuk është interesante për filmin. Nuk mund të mbushen kinematë me imitime të shëmtuara të filmave amerikanë, sepse ne nuk dimë ti realizojmë si ata.

-Në fushën e filmit me çfarë po merreni?

Unë i kam vënë vizën për momentin punës me filmin. Me gjithë këto probleme nuk ia vlen. Në qendër më shumë duket se i japin rëndësi festivaleve të filmit. Bordi i ri për mua të jetë ndryshe, le të abrogohet ligji nëse nuk e lejon që të jetë me përfaqësues të huaj. Por nuk duan.

Intervistoi: Julia Vrapi