BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Saimir Strati: Në Shqipëri nuk funksionojnë ligjet për artin, ne vazhdojmë ende me Kanunin e Lekë Dukagjinit

Saimir Strati: Në Shqipëri nuk funksionojnë ligjet për

 Saimir Strati është një artist i rekordeve Guinnes. Me aktivitetin e tij me veprat e artit, artisti shqiptar është një emër i njohur jo vetëm brenda vendit, por dhe jashtë. Me portretin e Nënë Terezës në Kosovë artisti Saimir Strati shënoi rekordin e dhjetë Guinnes, ndërsa të 11 pret që ta realizojë në Shqipëri. Në intervistën për “SOT” artisti Saimir Strati flet për punën e tij ndër vite. Tregon se ftesat nga jashtë vendit nuk mungojnë për vepra të ndryshme, por nga institucionet shqiptare kjo ka munguar. Artist i rekordeve Guinnes, Saimir Strati shprehet se në Shqipëri janë shtatë vepra të rekordeve, që rrinë të mbyllura në magazina. Sipas tij, nuk ka një vend ku ato të ekspozohen, ndërsa ka munguar dhe interesimi nga institucionet shqiptare. Duke folur për problemet me artin, artisti shprehet se tek ne nuk janë ligjet që të mbështesin artin, sa duket sikur veprohet ende me kanunin e Lekë Dukagjinit.

-Vazhdoni aktivitetin tuaj me vlerësime të ndryshme. Çfarë mund të na thoni për angazhimet tuaja?

Menjëherë pas rekordit të dhjetë ka pasur një interesim shumë të madh, sepse portreti i Nënë Terezës i realizuar me kapëset e telave dhe mesazhi që përcolli ishte shumë i dashur për publikun. Për mua ka qenë viti për Europën, sepse e kam nisur në Lisbonë, një ftesë speciale për një performancë live. Kjo është një nga të veçantat, që unë kam si artist dhe jam i pranuar në të gjithë vendet, ku janë të interesuar për artet të vërtetë, sepse unë performoj për publikun për disa ditë, që ka mundësi të shikojë artistin drejtpërdrejtë, veprën e artit në zhvillim. Kjo është shumë interesante. Unë jam një nga artistët e rrallë, që mund ta bëjnë këtë brenda një institucioni, një galerie dhe të sjell shumë kënaqësi. Artistët kanë nevojë për duartrokitje dhe unë këto i kam marrë pa masë, dhe jam shumë i lumtur nga kjo. Kuptohet duartrokitje kam dhe në Shqipëri, por këtu më kanë munguar ftesat nga institucionet. Unë kam qenë dhe në Turqi me portretin e Mustafa Qemal Ataturkut. Në Turqi, sipas specialistëve janë bërë me miliona vepra për të, por vepra ime u quajt ndër dedikimet më të mira. Titulli ishte “Vizionari” dhe është realizuar me rreth 250 mijë vida industriale. Një dimension gjigand, 5 metra me 3 metra. Është bërë në një nga qendrat internacionale të kulturës në Kapadokio.

-Për këtë vepër ju u nderuat dhe me “Çelësin e Artë”. Sa rëndësi për ju ky vlerësim?

Ishte një vlerësim maksimal për mua. Autoritet vendore vendosën, që të më nderojnë me “Çelësin e Artë” të qytetit dhe ishte vërtetë një kënaqësi e madhe për mua. Artistët kanë nevojë për duartrokitje, por ky lloj vlerësimi çon pak më tej edhe emrin e Shqipërisë, sepse kudo thuhet që është një artist shqiptar. Unë jam ndjerë shumë mirë kudo në shtetet, që kam shkelur dhe kam realizuar veprat e mia.

-Sa rekorde Guinnes numëroni deri tani me veprat tuaja?

Unë kam dhjetë rekorde Guinnes dhe asnjë artist deri tani në botë nuk i ka kaq rekorde në fushën e mozaikut. Kjo më bën që të ndjehem mirë.

-Sa vepra janë në Shqipëri nga këto dhjetë rekorde tuaja?

Aktualisht në Shqipëri ndodhen shtatë rekorde nga veprat e mia të realizuara ndër vite. Por fatkeqësisht nuk po mundem, që ti ekspozoj për publikun. Ato vepra janë të magazinuara. Ndoshta do të ketë një kohë të dytë. Por një distancë prej 14 vitesh, që nga rekordi i parë sikur e zbeh pak optimizmin tim. Unë nuk kam një ambient për të ekspozuar veprat, sepse kërkojnë një sipërfaqe rreth 300 metra katrorë, dhe secila nga veprat është e magazinuar në magazinat e miqve të mi, që kanë biznese të ndryshme. Janë konservuar aty, që të mos dëmtohen nga lagështira.

-Ju thatë që ka munguar një ftesë nga institucionet shqiptare për veprat tuaja. Çfarë ka ndodhur ndër vite?

Unë deri tani nuk kam pasur asnjë festë konkrete as nga Ministria e Kulturës apo qoftë dhe Bashkia e Tiranës. Mund të jenë dëshira deri tani, dhe nuk kalon duke thënë: a mund të na bësh diçka. Ftesa duhet të jetë konkrete dhe do ti bënte shumë mirë turizmit shqiptar ekspozimi i tyre. Pyetja më e vështirë, që më bëhet mua kur shkoj jashtë Shqipërisë është: Ju keni shtatë rekorde Guinnes në Shqipëri, ne po nisemi po marrim charter dhe kemi dëshirë që ti shikojmë dhe ti prekim këto vepra. Mua më vjen shumë keq për këtë. Në Shqipëri është mjaft e vështirë dhe për konceptin, sepse nuk e imagjinojnë që mund të jetë një muze, i cili do të ishte më i veçanti në botë. Kjo e bën të veçantë gjithë krijimtarinë time, që në asnjë vend të botës as në Japoni, as në Kinë, Amerikë, Rusi, etj, dhe e këtë e deklaroj me përgjegjësi nuk ekzistojnë shtatë rekorde Guinnes të bëra bashkë, që janë vepra arti dhe mund të ekspozohen për publikun. E vetmja ftesë ka qenë nga fondacioni “Kodra” nga Italia, që donin të realizonin një mozaik me një nga veprat e Ibrahim Kodrës në një fasadë, por prej dy vitesh nuk kanë gjetur dot mirëkuptimin me institucionet shqiptare, që të mund ta realizoj. Kjo ishte një ide mjafte bukur, sepse Ibrahim Kodra ishte një nga artistët e artit figurativ, që i ka dhënë Shqipërisë një emër të mirë.

-Portreti i Nënë Terezës në Muzeun e Kosovës Kosovë ju dhuroi rekordin e dhjetë Guinness. Kjo vepër tashmë është në listën e trashëgimisë kulturore, që mbrohet nga shteti. Sa rëndësi ka kjo për ju?

Ky ka qenë rekordi i fundit nga unë, që u prit maksimalisht. Me vendim të parlamentit të Kosovës vepra është futur në trashëgiminë kulturore që mbrohet si aset nga shteti. Nga Shqipëria në Kosovë ne të njëjtët jemi, por jemi kaq të ndryshëm në nder dhe respekt. Ju tregova që, dhimbja ime më e madhe është, që shtatë rekorde Guinnes rrinë të magazinuara, sepse nuk ka mundësi ku të ekspozohen për publikun. Janë 14 vjet, që unë flas dhe e kam humbur besimin të institucionet shqiptare, por do të ishte mirë që muzeu të bëhet brenda Shqipërisë, sepse ofertat për ti çuar jashtë nuk mungojnë për veprat e mia. Por unë dua, që të ekspozohen në Shqipëri. Uroj të bëhet sa të jem gjallë.

-Piktorët në vend shprehen herë pas here, që nuk kanë mbështetje nga institucionet. Ekspozitat që hapen sipas tyre nuk kanë mbështetje as nga Ministria e Kulturës?

Unë jam pjesë e artistëve. E konkretizova pakënaqësinë time. Veprat që përbëjnë rekord botëror duhen ekspozuar, por jo vetëm këto. Janë artistë të rinj shqiptarë dhe shumë të talentuar dhe më vjen keq, që marrin rrugët e kurbetit, sepse shumë rrallë janë të ftuar si artistë. Është një rrugë shumë e mundimshme derisa sa të bëhesh i njohur dhe të pranojnë. Por institucionet shqiptare duhet të zgjedhin realisht artistët e rinj, që të kenë një mundësi ekspozimi në Shqipëri. Mungon një galeri e artit modern ose një galeri vetëm për të rinjtë në vendin tonë. Ne jemi artistë të arteve  pamore, dhe vepra tona duhet të shihen. Kjo politikë institucionale bën keq që ndiqet kështu.

-Por rekordin e radhës, atë me numër 11, ju prisni që ta realizoni në Shqipëri. Kur mendoni se do të bëni një vepër tjetër?

Nëse do të më ftojnë në Shqipëri institucionet pse jo. Ishte një rast shumë i mirë për Skënderbeun, por askush nuk më ftoi. Por motivet gjithmonë ekzistojnë. Por mungon nga institucionet një ftesë konkrete që duhet të jetë serioze, jo muhabete kafenesh. Nuk zgjidhen problemet në kafene.

-Si e keni parë Ministrinë e Kulturës përballë kërkesave të artistëve?

Unë mendoj, që Ministria e Kulturës ka një lloj imuniteti, sepse në Shqipëri me aq sa jam interesuar mungojnë dhe ligjet. Këtu nuk ka ligje për artin, vetëm nëse ka shkruar ndonjë gjë në kanunin e vet Lekë Dukagjini. Ne po vazhdojmë vetëm me kanunin e Lekë Dukagjinit në art dhe kulturë. Nuk ka ligje për mbështetjen e artistëve në Shqipëri. Ne jemi në qendër të Europës, por nga ligjet ne jemi shumë mbrapa. Nëse një artist do të dojë të trokasë diku ekziston burokracia, e cila i thotë kërkesën tënde ma mbulo në ligj. Ligji mungon, atëherë dhe kërkesa mungon. Këtë unë e di mirë, sepse e kam hasur si problem. Më kanë thënë miqtë e mi nga Spanja apo Italia, pse nuk bën kërkesë për një muze që të vijmë ti shikojmë veprat e tua. Pastaj pjesa tjetër është shumë klienteliste. Në dhjetë rekorde të mi Guinnes, në Shqipëri janë ndërruar 11 ministra Kulture. Unë sa bëj gati dosjen vjen një tjetër në ministri. Pra nuk ekziston një ligj, që ajo dosje të shikohet.

-Çfarë mund të na thoni për Galerinë Kombëtare të Arteve, një institucion që artistët kanë jo pak akuza?

Unë nuk e di se sa aktivitet kanë bërë. Por unë nuk shikoj as artistët me emër, që ti promovojë Galeria Kombëtare e Arteve dhe jo më të merren me të rinjtë. Më vjen keq shumë për të rinjtë, sepse digjen menjëherë kur shkojnë jashtë Shqipërisë. Ai shkon si piktor dhe përfundon bojaxhi, por janë shumë të talentuar. Artistët shqiptarë sot qëndrojnë përballë këtyre institucioneve, ku klithma e artistëve është si ajo e fluturës. Njësoj klith edhe njeriu edhe flutura. Por ne nuk e dëgjojmë atë të fluturës. Edhe klithma e artistit kështu është, nuk dëgjohet nga institucionet. Artistët nuk mund të marrin antitank për të prishur institucionet që ti dëgjojnë ata. Shumë- shumë hedhin ndonjë fishekzjarre të vogël dhe kaq, nuk ka shans ta dëgjojnë artistin në Shqipëri. Më vjen keq shumë, sepse i kam miq të mi. Institucionet te ne janë bërë si kioska që mbajnë vetëm një person, dhe ky është ministri apo ministrja e Kulturës. Dhe për çdo gjë duhet të vesh te kioska, te ministri. Pra janë disa probleme, që duhet ti japin zgjidhje dhe drejtuesit në institucionet tona të artit. Një ministër është një pushtetar, i cili ka ardhur nga një sistem politik, ndërsa këtu janë shumë të ndrydhur, sepse të gjithë duan të shkojnë të ministri. Kioska është ministria që mban një person dhe asnjë drejtor nuk ka vendimmarrje, të gjithë i kanë sytë te ministri në Ministri të Kulturës. Unë shikoj që duhen parë veprat. A janë veprat në këto institucione? A ekziston një ekspozitë gjithë vjetore? A ekziston një ekspozitë vetëm e të rinjve? A ekziston një ekspozitë e fëmijëve me probleme? A ekziston një ekspozitë e veteranëve të arteve figurative? Asnjë nuk do ti vrasë artistët, por të gjithë i duan të vdekur. Vetëm kur vdesin artistët i duartrokasin, që nga presidenti. Por nuk është kjo, që duan artistët. Artistët kanë nevojë për mbështetje sa janë gjallë. Pushtetarët i duan të gjitha për vete nuk mendon njeri për artistët tanë. Por artistët duhet të shikohen si nder për kombin, jo si manekine dhe kukulla.

Intervistoi: Julia Vrapi