BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Saimir Strati: Situata në art kaotike, po bëhemi më keq se Mosuli, Ministria e Kulturës nuk jep asnjë mbështetje

Saimir Strati: Situata në art kaotike, po bëhemi më keq se

Artisti Saimir Strati ka zgjedhur t’ia dhurojë Kosovës rekordin e dhjetë Guinness me portretin e Nënë Terezës. 1.5 milionë kapëse teli për të realizuar mozaikun më të madh në botë në këtë kategori të re, duke thyer një tjetër rekord Guinness. Në intervistën e tij artisti flet për punën që ka bërë për mozaikun, që i dha atij rekordin e dhjetë. Ai shprehet se ka pasur një vëmendje shumë të madhe për këtë vepër, që sot gjendet në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Në veprat e tij ndër vite ai ka përdorur materiale të ndryshme, por këtë herë zgjedhja e kapëseve të telit kishte të veçantën e saj. Kosova vitin 2016 e shpalli si Viti i Nënë Terezës dhe artisti rekordmen tregon se institucionet pritet ta shpallin si vepër monumentale të trashëgimisë kulturore. Por ndërsa në Kosovë ka pasur shumë vëmendje nga institucionet, një situatë tjetër e pret artistin në Shqipëri. Në intervistën e tij ai shprehet se ka dhjetë vjet që pret që ti ekspozohen veprat në rekordet Guinness, por kjo ka munguar pasi institucionet nuk e kanë pasur në vëmendje. Sipas tij ministrat e Kulturës ikin dhe vijnë dhe askush nuk është kujtuar që ka dhe vepra të rekordeve Guinness, që duhet të ekspozohen për publikun, që mund të jenë dhe në funksion të turizmit. Jeta artistik sipas tij në Shqipëri ka jo pak probleme. Rekordmeni Strati shprehet se situata në fushën e artit është kaotike.

-Jeni në Tiranë pas suksesit me rekordin e ri Guinness me mozaikun e Nënë Terezës në Kosovë. Si nisi puna për këtë mozaik?

Viti 2016 ishte viti i Nënë Terezës dhe unë gjithmonë kam pasur dëshirë për të bërë një vepër monumentale për të. Unë se kisha përcaktuar ende materialin, por më vjen një ftesë shumë serioze nga Muzeu i Kosovës, ku kishin menduar që në një nga faqet në hollin e muzeut unë të isha artisti si mbajtësi i rekordeve Guinness dhe aq më tepër që bëhej fjalë për Nënë Terezën të realizoja veprën. Ka qenë një procedurë shumë e shpejtë në Londër, sepse duhej depozituar ideja dhe bëhej fjalë për mozaikun më të madh në botë të realizuar me kapëse teli. Dimensioni i veprës është 10 metra katrorë dhe janë përdorur 1 milion e gjysmë kapëse teli, me një makineri që është e vetmja që i kap ato. Janë përdorur dy ngjyra, e bardhë platin dhe kafe në bronz. Të dyja ngjyrat ekzistojnë në treg.

-Pse kapëse teli këtë herë për këtë mozaik?

Ky është një material i papërdorur ndonjëherë për të bërë një rekord Guinness. Do të ishte mozaiku më i madh në botë me një material të papërdorur ndonjëherë. Një teknikë shumë e vështirë. Unë në studio kisha punuar pak për të gjetur mënyrën dhe strukturën se si ndërtohet. Kalojmë te arsyeja pse me kapëse teli. Unë si subjekt e kisha Nënë Terezën, por kisha disa materiale. Në kohën që ishte një krizë e madhe e lëvizjes së refugjatëve nga Lindja e Mesme për në Europë, e them me keqardhje që shikoj në një vend të Europës që po prish kufijtë ishte vendosur një kufi me tela me gjemba. Mendova këta njerëz vetëm një humanizëm i tipit të Nënë Terezës mund ti shpëtojë, sepse diplomacia nuk po funksiononte. Ishin pamje që unë si artist dhe si njeri nuk do të doja ti shikoja kurrë. Fëmijë të vegjël të gjendur në breg të detit, njerëz të ngelur, atëherë mendova Nënë Tereza dhe telat. Mendova që të gjeja diçka të tillë. Pas këtij lajmi diku po bëhej një samit për paqe apo ndikimin e diplomacisë për të “zgjidhur” këtë krizë. Aty shikoj diplomatët që kishin materiale në fleta të kapura në kapëse teli. Këto kapëse teli kanë shkuar në vite dëm dhe po vijojnë dëm. Dhe pikërisht me këtë material të çuditshëm unë vendosa të bëj një vepër arti. Përderisa diplomacia nuk po funksionon unë e them në mënyrën time më të sinqertë. Do të thosha që mungon ky lloj humanizmi në samitet apo konferenca. Përveç portretit të Nënë Terezës në krah të saj është një thënie e saj: paqja mund të vijë dhe nga një buzëqeshje. Ka qenë një punë ndryshe nga rekordet e tjera e vazhdueshme e lodhshme. E gjithë kjo vepër është një dhuratë që unë si artist ia bëj Muzeut të Kosovës. Ashtu si thashë jo vetëm njerëzit, miq të mi, artistë të ndryshëm më kanë vizituar shpesh, por ka qenë interesim edhe i kryeministrit Isa Mustafa, që ka qenë prezent gjatë punës dhe më ka inkurajuar. Specialistë apo ambasadorë në Kosovë nuk kanë munguar, por dhe ambasadori i Shqipërisë ka qenë prezent gjatë punës, të gjitha këto mua më kanë motivuar ta përfundoj për mirë punën. Shteti i Kosovës dëshiron që kjo vepër tashmë rekord Guinness të kalojë aset i trashëgimisë kulturore. Në momentin që do të jetë gati ky vendim do të prezantohet dhe çertifikata që ndodhet në Prishtinë.

-Veprat tuaja mungojnë të ekspozuara në Shqipëri. Pse kjo mungesë ekspozimi?

Nga viti 2006 deri në 2016 unë jam mbajtës i dhjetë rekordeve të regjistruara, të çertifikuara, tetë prej tyre janë kategori të reja që për të gjitha vendet e botës do të kishte një vëmendje. Mungesa e kësaj vëmendje për të gjitha veprat që unë kam realizuar në Shqipëri ka bërë që të ekspozohen jo më shumë se 24 orë pas kryerjes së tyre. Kjo është arsyeja pse unë kërkoj tashmë një ftesë nga institucionet shqiptare. Një vepër duhet të jetë e shfaqur për publikun. Unë jam një artist ndërkombëtar tashmë dhe kur flasim për Shqipërinë unë e kam bërë disa herë kërkesën nëpërmjet mediave për ekspozimin e veprave të mia, por askush nuk është përgjigjur nga institucionet.

- Në botë ju pohoni se vlerësoheni, por në Shqipëri nuk kanë vëmendje. Një artist i rekordeve Guinness si ndihet kur shikon që ka munguar vëmendja nga institucionet për t’ju mbështetur në punën tuaj, por dhe për ekspozimin e veprave?

Arti është gjithmonë sakrificë. Të gjitha këto vepra që unë kam realizuar kanë një sakrificë të madhe. Kam dashur patjetër që ta ngre flamurin shqiptar në majat më të larta dhe e kam arritur. Unë e kam ngritur flamurin shqiptar kudo në botë, por më mungon një shtizë për ta ngritur dhe në Shqipëri. Do të ishte mirë që publiku ti shikonte veprat e mia dhe të shërbenin dhe për turizmin. Përderisa nuk ekziston në asnjë vend të botës dhe janë kategori të reja dhe janë në Shqipëri, pse të mos ekspozohen? Ne kemi institucione në Shqipëri, por askush nuk ka pyetur. Ministria e Punëve të Jashtme nuk më ka bërë asnjë ftesë, që unë të prezantoj Shqipërinë, të cilën unë e kam prezantuar vetë si artist, si Saimir Strati. Ministria e Inovacionit është duke u marrë me pjesën elektronike, por këto vepra në librin e rekordeve Guinness quhen inovacion sepse janë kategori të reja, por sërish nuk ka vëmendje. Kemi dhe Ministrinë e Kulturës, që nuk ka bërë asnjë ftesë që unë të ekspozoj veprat.  Kjo është një histori dhjetëvjeçare. Janë ndërruar disa ministra Kulture dhe asgjë. Unë si artist rekordmen nuk i kam marrë asnjë qindarkë shtetit shqiptar. Unë i kam veprat e ekspozuara në pesë kontinente përveç Shqipërisë.

-Ju folët për rekordet tuaja me mozaikët, por krijimtaria juaj vijon dhe më të tjera vepra. Sa bëhet sot për artin sipas jush?

Institucionet nuk i shikojnë artistët. Kam përshtypjen që ashtu si mua dhe të tjerë artistë nuk i shikojnë. Mendoj se në artin pamor nuk bëjnë asgjë institucionet në ndihmë të artistëve. Më vjen keq kur shikoj që janë lënë pa vëmendje artistët nga Ministria e Kulturës, më vjen keq dhe për brezat e rinj. Mua më vijnë shumë studentë dhe të rinj që merren me artin pamor dhe krijojnë një lloj stepje. Nëse flasim për fushën e mozaikut, evidentimi i tij si kulturë do të ishte shumë i domosdoshëm në Shqipëri. Ne jemi mbartës të një kulture 3500 vjeçare në fushën e mozaikut. Nuk ishte shpikur kanavaca në atë kohë kur është bërë mozaik në Shqipëri. Kosova është një hap më para se ne. Kanë ndërtuar shkollën e mozaikut. Në Shqipëri artistët janë në pozicione jo fort komonde për punën. Mungojnë shumë gjëra për aktivitetin e tyre krijues në art. Në Shqipëri gjithçka është kthyer në një lloj kaosi në fushën e artit. Unë futbollin dhe politikën nuk i ndjek se nuk i di rregullat. Por kjo situatë në fushën e artit është kaotike. Nuk e di se çfarë bën Ministria e Kulturës. Ndoshta kjo situatë njëherë do të rregullohet, por ama kur të rregullohet ne do të jemi më keq se Mosuli, që janë prishur gjithë veprat e artit. Ne po shkatërrojmë veten tonë. E vetmja gjë që evidentohet dhe ngrihet një komb janë elementët kulturorë. Ne këto elementë kulturorë e them me dhimbjen më të madhe nuk i kushtojmë vëmendje. Me këtë traditë, që ne kemi 3500 vjet, që unë e ringjalla dhe në fund nga Komisioni Europian jam si artisti për mozaikun që përfaqësoj Shqipërinë, ne kemi shumë për të ti treguar botës, por arti pamor kërkon vëmendje nga institucionet në vend por kjo mungon, artistët duhet ti ekspozojnë veprat. Ministria e Kulturës më e pakta e mundshme është që ti sigurojë artistëve të artit pamor shqiptar ekspozimet veprave.

Intervistoi: Julia Vrapi

 

Më të lexuarat