BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-intervista

Shaqir Veseli: QKK nuk financon projektet, filmi i animuar drejt shuarjes

Shaqir Veseli: QKK nuk financon projektet, filmi i animuar drejt shuarjes

Filmi i animuar shqiptar duket se prej më se dy vitesh po përballet me ditët e tij më të vështira. Pa mungesë financimi nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, projektet e filmit të animuar nuk kanë qenë prej kohësh në tavolinën e bordit artistik, që merret me aprovimin e projekteve në QKK. Në këtë situatë, krijuesit e filmit të animuar pohojnë se kjo situatë duhet të ndryshojë, pasi në të kundërt filmi i animuar i cili ka një traditë disa dekada në vendin tonë mund të shkojë drejt shuarjes si gjini artistike. Regjisori dhe piktori i njohur Shaqir Veseli, i cili vetëm tre ditë më parë u kthye nga Kosova me Çmimin “Grand Prix” për filmin “Cunami” në “Theranda Animation Film Festival”, pohon se QKK duhet të gjejë një justifikim për ta argumentuar mungesën e financimit të filmit të animuar, sepse qendra merr një buxhet mbi zhvillimin e filmit kinematografik, dhe nuk ka pse të përjashtohet ky zhanër. Duke folur mbi problemet e animacionit në Shqipëri, regjisori dhe piktori i filmit Shaqir Veseli, pohon se në politikat e saj QKK duhet të ketë prioritet vetëm prodhimtarinë e filmit, dhe në një kohë kur dihet që situata financiare nuk premton shumë, QKK nuk duhet të ketë vëmendje në aktivitetet e tjera. Me reagimin e tij, regjisori Shaqir Veseli i bashkohet dhe mendimit të animatorëve të tjerë shqiptarë që shprehin keqardhjen për braktisjen që i është bërë animacionit gjatë viteve. Në karrierën e tij, regjisori Shaqir Veseli ka sjellë dhe të tjerë filma të animuar si “Gjyqi”, “Guernika”, “Kafeneja”, “Sipas kapeles kokën”, “Biba”, etj, dhe disa prej tyre janë vlerësuar në disa evente ndërkombëtare filmi. Por veç regjisë, ai ka dhënë një kontribut dhe si piktor filmash në prodhimet kinematografike “Kolonel Bunker” dhe “Parrullat”.
 
-Para tre ditësh ju u kthyet nga Kosova me Çmimin Grand Prix (Dielli i artë” në “TAFF Theranda Animation Film Festival”, një event ndërkombëtar që pati shumë vëmendje për filmin e animuar. Si u ndjetë nga ky vlerësim, edhe pse nuk është i pari që vjen për “Cunamin”?

Kur merr një çmim ndjen kënaqësi për shpërblimin, që i bëhet mundit dhe djersës së filmit. Mbi të gjitha është një lloj krenarie për investimin që ke bërë, por nuk mund të largosh nga mendja dhe vështirësitë në realizmin e filmave të animuar. Festivali ishte realizuar me përkushtim nga organizatorët dhe vetë institucionet në Kosovë, dhe sigurisht që pretendimet e tyre do të vijnë duke u rritur. Por mendoj se në Kosovë ata kanë shembuj pozitiv në të cilat mund të mbështeten siç është dhe “Dokufest” apo dhe festivali i animacioniut “Anibar”. Atje kanë eksperienca rajonale shumë të mira, të cilat mund ti referohen për ta çuar më përpara këtë aktivitet.

-Edhe pse filmi i animuar shqiptar ka marr vlerësime në disa festivale filmi, u bënë disa vite që në QKK nuk janë aprovuar projekte filmi të animuar. Si e komentoni këtë situatë?

Politikat e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për filmin e animuar janë të tilla, që bëjnë pjesë në politikat e planit të përgjithshëm të QKK për prodhimin kinematografik shqiptar, dhe janë dhe pjesë e planit dhe të MTKRS dhe qeverisë shqiptare për interesin që ka për prodhimin kinematografik, qoftë dhe ai i animuar. Duke parë faktet, ku ka më se dy vjet që nga QKK nuk ka financim për filmin e animuar, kjo në pamjen e parë të tregon interesin që kanë këto institucione për filmin e animuar. Mbi këtë pyetje një përgjigje më të saktë mund të japë QKK që harton politikat për prodhimin kinematografik. Megjithatë QKK duhet të gjejë një justifikim për ta argumentuar mungesën e financimit të filmit të animuar, duhet të shpjegohet për këtë, sepse QKK merr një buxhet mbi zhvillimin e filmit kinematografik, dhe nuk ka pse të përjashtohet ky zhanër.

-Ju keni qendër ndër të fundit regjisorë që keni marrë financim për filmin e animuar nga QKK. Ju duket e drejtë që është braktisur animacioni?

Filmi “Gjyqi” është i fundit për mua që është financuar para 2 vitesh, dhe bashkë me të kanë qenë dhe dy projekte të tjera. Kjo ka bërë që shumë autorë, dhe me kontribut të shquar në këtë fushë të tërhiqen nga konkurrimet në bord për të përfituar buxhetin për të realizuar një film. Përmend këtu kolegun dhe mikun tim Stefan Taçi, që është një autor i njohur në filmin e animuar, dhe film të fundit me financim nga QKK ka pasur “Buterffly” i prodhuar më 2007-2008. Që nga jo kohë Stefani nuk ka marrë më pjesë, sepse ka munguar financimi nga QKK për projektet e filmave të animuar. Natyrisht që nuk është e drejtë që të braktiset animacioni, por argumentimin mbi këtë pikë në mënyrë të saktë duhet ta japin ata që hartojnë politikat. Unë mendoj që në rastin më të mirë është mungesë mjetesh financuese dhe në rastin më të keq është mospërfillje ndaj kësaj gjinie të filmit. Përmend këtu dhe autorin e ri Genc Buxheli, i cili me filmin “Maska e famës” vlerësua me çmimin “Dielli i Argjendtë i Therandes”, ai është me shumë pasion dhe ka operuar me iniciativën e tij pa buxhet nga QKK. Filmin e ka bërë vetë, por nëse sot e bën vetë filmin, nesër do të lodhet po nuk pati një financim nga qendra.

-Ju pohuat se QKK duhet të ketë prioritet të saj vetëm prodhimtarinë e filmave. Deri tani si ka qenë kjo në QKK, pasi nuk kanë munguar dhe aktivitete të tjera?

Në vitin 2009 isha pjesëmarrës në “Dokufest” dhe asistova në natën e ndarjes së çmimeve, sepse ishte filmi “Cunami”, që mori Çmimin Special të Jurisë. Në ceremoni ishte dhe kryeministri i Kosovës dhe ministri i Kulturës. Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri i premtoi organizatorëve të “Dokufestit” që do merrnin parasysh opsionin për ta mbështetur financiarisht vitin që vinte festivalin. Pra që nga edicioni i parë deri në të 9-tin, “Dokufest” nuk kishte marrë asnjëherë financim nga shteti, ose ndonjë financim nga qeveritë e tjera që e kanë drejtuar më herët, sepse deri më 2007 qeveriseshin nga ndërkombëtarët. Pa financim nga Qendra Kinematografike e Kosovës ata gjithçka në “Dokufest” e realizonin me buxhetin që krijonin vetë nga donacionet e ndryshme. Në ndryshim nga kjo festivalet e filmit që zhvillohen në Shqipëri kanë marrë deri tani kush më shumë apo më pak buxhet nga QKK apo nga shteti. Mendoj se kjo është një devijim i objektivit të buxhetit të QKK. Buxheti i QKK duhet të shkojë në prodhimin kinematografik, që përfshin prodhimin e filmave, literaturën mbështetëse mbi prodhimin e filmave, apo dhe posterat, premierat. Me sa di unë jo në të gjithë filmat e animuar është bërë premierë për filmat. Festivalet ato që janë iniciativat private, veç atij që është kombëtar dhe e merr përsipër QKK, të tjerët duhet të ndërtohen mbi buxhete që krijohen nga grupimet që organizojnë festivalet.  Kjo mbështetje të jetë në bazë të meritokracisë, p.sh, një festival i cili promovon vlera dhe mbi të gjitha vlerat kombëtare të filmit shqiptar ai mund të pretendojë të marri buxhet. Siç ju thashë mbi “Dokufest”, që është një festival shumë i konsiderueshëm si organizim dhe zhvillim, dhe që deri në 2009 nuk kishte marrë buxhet nga shteti.

-Nga kineastët është pohuar se 10 për qind e buxhetit të QKK në vit duhet të jetë për animacionin. Sipas jush, sa e ka pasur në vëmendje edhe më herët këtë QKK?

Gjithnjë është thënë për buxhet 10 për qind. Kjo ka qenë që kur QKK bërë një mbledhje në vitin 1998, dhe nga grupi i animacionit të asaj kohe është kërkuar 20 për qind e buxhetit, por më pas u vendos të jetë vetëm 10 për qind animacioni në buxhetin e QKK. Por e vërteta është se asnjëherë nuk është realizuar as dhe 50 për qind e këtij buxheti që është kërkuar. Gjithnjë është thënë nga QKK, që kjo nuk është legale, mund të japim 10 për qind ose mund të mos japim. Pra është premtuar që do të jepet 10 për qind e buxhetit, por  deri tani nuk është parë për animacionin.

-Nëse do të vijojë kështu kjo situatë, çfarë mund të ndodhë më pas me filmin e animuar shqiptar, i cili ka një traditë prej disa dekadash?

Të gjithë ata autorë filmash që nuk kanë mundësi të jetojnë me këtë punë natyrisht që do të tërhiqen dhe do të shkojnë të merren me aktivitete të tjera. Dalëngadalë do të fillojë të mpaket rrethi deri sa mund të shkojë drejt shuarjes filmi i animuar. U bënë dy vite pa financim nga QKK dhe po të vijojë kjo situatë dhe më tej nuk do të kemi më prodhim të filmit të animuar, dhe duam apo s’duam konsiderohet e mbyllur historia.

-Deri tani përmendët jo pak probleme, sipas jush çfarë duhet të ndryshojë në politikat e QKK në lidhje me filmin e animuar?

Vëmendja e QKK karshi filmit të animuar. Kjo ka të bëjë me financimin, me përkujdesin për atë se çfarë ndodh. E them këtë, sepse ekzistojnë DVD në arkiv apo në QKK, ku mua më duket absurde që kur nga buxheti i shtetit financohen 15 milionë lekë, ndoshta më tepër ose më pak, të paktën materiali që do të arshivohet filmi duhet të jetë shumë më serioz. Intervistoi: Julia Vrapi