Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...
Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’
Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi
Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...
Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK
Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet
Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë
Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...
Skënder Jazexhiu: Ministria e Kulturës nuk e ka primare artin, ka harruar dhe traditën e TOB
Shkruar nga SOT.COM.AL 1 Shkurt 2019
Solisti Skënder Jazexhiu shprehet se Ministria e Kulturës ka harruar traditën e Teatrit të Operës dhe Baletit. Për solistin që prej dekadash ka qenë në skenën e TOB sot ka humbur interesi për artin dhe kulturën. Në intervistën për “SOT” solisti i dhjetëra personazheve në skenë Skënder Jazexhiu shprehet se dhe artistët që kanë dhënë një kontribut ndër vite nuk i afrojnë. Ai shpreh keqardhjen që vlerësimi i artistëve nuk është i duhuri dhe sot janë dhe pa status. Problem për solistin e njohur është dhe mungesa e veprave kombëtare që sipas tij duhet të jenë më shumë në skena. Në aktivitetin e tij personazhe në balete kombëtare dhe të huaja përmendim Musta te “Halili dhe Hajria”, Arbani te “Delina”, roli i burizanit te “Fatosi partizan”, Pjetri te “Cuva e Maleve”, te “Don Kishtoi” Sanço, “Lola” roli i Mengos, “Arrëthyesi” spanjolli, “Tokë e pamposhtur” peshkatari, “Bijtë e peshkatarit” Petriti, “Lumi i vdekur” Llazi, etj. Në 2002 mbyll aktivitetin në skenë me baletin “Don Kishoti”. Në aktivitetin e tij ka një numër mbi 30 personazhe ndër vite, mes tyre përmendim dhe baletet për fëmijë si “Periti dhe ujku” roli i Petriti, “Kecat dhe ujku” Birko, “Shqiponja sypatrembur” roli i Albanit, etj. Aktiviteti i tij ka qenë mjaft i vlerësuar dhe me angazhimet në ansamble të ndryshme popullore.
-Si po kalojnë këto ditë për ju?
Janë ditë të qeta pa ndonjë aktivitet të madh. Më ftojnë disa grupe, shkolla akademike që janë private dhe aty jap kontributin tim dhe ndjek jetën e tyre. Por i ndjek dhe në aktivitete jashtë shtetit kur shkojnë në festivale. Pra merrem si konsulent për punën me fëmijët. Por shkoj dhe ndonjëherë në Shkollën e Baletit. Ky është angazhimi im për aktivitetin sa i takon anës artistike. Por janë dhe takimet me miqtë dhe kolegët gjatë ditëve.
-Ju e keni nisur në fillim aktivitetin me cirkun. Si i kujtoni fillimet tuaja?
Unë e kam nisur aktivitetin me cirkun në moshën 5 vjeçare. Babai im Mustafa Jazexhiu ka qenë një nga themeluesit e cirkut shqiptar në 1945 bashkë me Bajram Kurtin dhe disa të tjerë. Ne na stërvitën që të vegjël dhe u atashuam në Estradën e Ushtarit në vitin 1953, por që kishte artistë të mëdhenj atë kohë, regjisori Esat Oktrova, këngëtare ishin motrat Mirdita, ishte Vitore Rusha (Sallaku), si dhe artistë të tjerë të nderuar. Më pas në 1957 erdhën në Tiranë nxënësit e parë të teatrit Balshoi, që ishin artistët Xhemil Simixhiu, Ganimete Vendesha, Agron Aliaj, Zoica Haxho edhe Petrit Vorpsi. Kur më panë Xhemil Simixhiu bashkë me Ganimete Vendeshën që është tezja ime, i thanë prindërve të mi që mirë ishte që ta lija akrobacinë dhe të angazhohesha te Shkolla e Baletit. Ne dy vëllezër unë dhe Besimi filluam mësimin në Shkollën e Baletit kur u hap për herë të parë. Gjatë kësaj kohe ne u angazhonim dhe në skenën e baletit, ku në fillim ishte te Teatri Popullor dhe më pas te Instituti i Arteve. Ne dilnim si fëmijë në skenë, duke marrë pjesë në shfaqjet e baletit ato vite. Në moshën 12 vjeç më besohet personazh te baleti “Fadeta” dhe kam qenë me rolin e Silvestrit. Unë spikata dhe koreografi Skënder Selimi më zgjedh nga gjithë shkolla që të bëja atë rol. Aty u aktivizova me këtë personazh, por duke vijuar dhe me koncerte të tjera ato vite. Në moshën 10 vjeç ka filluar jeta ime skenike si nxënës në teatër dhe në moshën 16 vjeç kam hyrë në punë në TOB.
-Çfarë mund të na thoni për rolet tuaja të para në teatër dhe punën ndër vite?
Unë isha anëtar trupe atë kohë kërcimtar, dhe fillova të angazhohem nëpër vallet e shfaqjeve që ishin në repertor atë kohë. Ishte “Halili dhe Hajria” si dhe vepra të tjera. Ndodhi që zëvendësoja atë kohë dhe Miltjadh Papën se u sëmur në gju. Mbeti roli pa bërë ndaj e zëvendësova unë te baleti “Halili dhe Hajria” dhe bëra personazhin e Mustës. Më pas vijova me personazhe të tjerë, si solist për herë të parë kam qenë te baleti “Delina” pak më vonë vijnë nga Kina dy koreografë dhe vihet në skenë baleti “Detashmenti i kuq i grave” dhe bëra rolin e korrierit. U angazhova si solist ato vite dhe vijoja dhe si dublant i solistëve të tjerë deri në vitin 1968 ku mu besua roli i Met Borizani te baleti kombëtar “Partizani” në TOB. Te “Cuca e Maleve” më 1968 kam bërë rolin e Pjetrit. Vijova dy vjet në ansamblin e ushtrisë dhe atje isha solist në shfaqje, ku kam qenë dhe në turne tre muaj në Kinë. Në 1970 rikthehem solist në TOB dhe vijova punën me rolet që kisha lënë por dhe me shfaqje të reja. Punohej shumë dhe me një punë të paparë. Mbi 7 orë punë në ditë, punonim në mëngjes apo pasdite. Kishim një repertor të gjerë të veprave që ishin kryesisht shqiptare, por dhe koncerte. Jam angazhuar te “Bijtë e peshkatarit” me rolin e Petritit. Pas 6 vitesh emërohem solist në TOB në fillim i dytë. Kam vijuar ndër vite me shfaqje të ndryshme dhe koncerte. Në vitin 2002 ka qenë dhe shfaqja ime e fundit me baletin “Don Kishoti” me rolin e Sanços.
-Në vitet ’90 si u përballët me ndryshimet?
Ishte një kohë e vështirë, sepse atë kohë pas ‘90 u shkatërrua çdo gjë në Teatrin e Operës dhe Baletit. Elementi më i mirë iku jashtë nga artistët, duke filluar nga Ilir Kerni, Ludmir Çakalli, Tatjana Sulejmani, Pullumb Agalliu dhe të tjerë dhe mbetën një pakicë. Por ne që mbetëm u munduam të mbijetojmë. Kemi bërë turne në Itali por më pas duke qenë se mungonin personazhet ne vijuam punën dhe me koncerte në skenë. Pas ‘90 ka qenë shumë e vështirë jeta artistike. Thjesht ne punonin dhe mbijetonim. Filluam reformat dhe u përgjysmuan trupat nga 60 veta në fillim dhe as 30 veta më vonë. Isha gati 60 vjeç kur dola në skenë për herë të fundit, moshë që dhe dola në pension.
-Nga 1965 deri në 2002 në TOB, cili ka qenë për ju momenti më i vështirë me shfaqjet?
Kujtoj që në 1994 erdhi nga Italia Kledi Kadiu me Enkel Zhutin dhe filluam të ushtroheshim në sallë bënim ushtrimet e mëngjesit. Ata më nxitën mua dhe më thanë profesor eja të bëjmë një ushtrim dubël gabriol. Unë u hodha në ajër dhe aq shumë sa kur rashë theva gjurin. Por aty pata probleme se mund të lija dhe zanatin. Kam pasur dhe vështirësi të tjera, sepse kam kërcyer dhe me kavile të ndrydhur te shfaqja “Fatosi partizan”. Por ama kam dalë në premierë.
-Keni dekada në skenë, sa jeni vlerësuar si artist nga institucionet?
Vlerësimi im më i madh ka qenë nga spektatorit. Nga TOB kam marr titullin solist i parë në organikë. Gjithmonë kam qenë në udhëheqjen artistike dhe në TOB kam pasur vlerësime por dhe jashtë shtetit po ashtu nuk kanë munguar. Jeta ime ka qenë jo vetëm në TOB, por dhe me ansamble të tjera. Jashtë vendit më dërgonin me disa ansamble si “Migjeni”, “Butrinti”, ku jepnin shfaqje.
-Sa bëhet sot për artin dhe kulturën në vend?
Shteti nuk ka vlerësuar sa duhet artin dhe artistët. Mua më vjen zor që krahasohemi ne si pensionistë as me ushtarakë të rëndomtë. Minatorët dhe ushtarakët kanë statuse, ne artistët nuk kemi. Ne artistët jemi me një pension që unë kam maksimumin sipas tavanit, po të tjerët? Si mund të dali artisti i baletit 65 vjeç në skenë? Nuk marrin dot pensionin, djersën e tyre. Ne si artistë nuk përfaqësohemi denjësisht. Më parë na vlerësonin sa konkurronim dhe jashtë shtetit. Atë kohë kishim dhe vlerësimin moral. Por tani asgjë. Pullumb Agalliu vlerësohet në Baku Azerbajxhan dhe me pensione të veçanta, ne këtu si marrim dot. Ka artistë që paguhen vetëm me 160 mijë lekë pension sot, balerina e parë shqiptare. E kanë harruar. Jemi të harruar si artistë. Marrin në telefon dhe thonë, alo eja merr një ftesë së bëhet premiera, por ky nuk është vlerësim nga institucioni për një artist që ka qenë 50 vjet në skenë, por dhe këtë kur kujtohen. Jo më të flasim që të na thërrasin për ndonjë konsultë apo ndihmë. Ministria e Kulturës duhet të ketë në vëmendje traditën dhe ecurinë. Sot nuk ka as traditë. Ka harruar Ministria e Kulturës traditat e Teatrit të Operës dhe Baletit. Kanë humbur veprat, ku është garderoba? Ku është arkiva që të pasqyrohet puna e atyre viteve dhe tani. Më përpara kanë qenë disa sektorë dhe se di nëse i kanë tani. Ku është interesi për artistët e asaj kohe por dhe tani? Uroj të jetë më mirë kur të rikthehen sërish në TOB. Të shikojnë dhe historinë e tij me artistët. Në TOB duhet të ketë më shumë vepra kombëtare, sepse është fizionomia. Janë shumë pak vepra kombëtare me atë që duhet të jenë. Pse artistët që janë në botë nuk thirren për të ndihmuar në këtë teatër? Kledi Kadiu dhe Ilir Shaqiri kanë qenë nxënësit e mi. Unë kam dhënë mësim 25 vjet në Shkollën e Baletit.
-Për ju, problem është dhe që nuk thërriten artistët që kanë dhënë kontribut ndër vite në teatër?
TOB duhet të thërrasë sa më tepër artistët, që i kanë dhënë asaj skene. Unë vetë jam një nga themeluesit e TOB, që në 1957. Themelimi filloi me Filarmoninë në 1953, në 1956 u krijua dhe unë kam qenë aty që në 1957 i emëruar dhe ishim nga themeluesit e këtij zhanri pra baletit. Por sot ne nuk thërritemi për eksperiencën tonë dhe jo vetëm unë, por ka dhe të tjerë. Jo vetëm ne që nuk na thërrasin, por dhe brezin më të ri pas nesh. Duhet të thërriten artistë e këtij teatri që janë në botë dhe të japin kontributin e tyre.
-Ju përmendët Ministrinë e Kulturës, por buxhetet e jetës artistike kanë qenë të pakta. Si ndikon kjo?
Pa fonde nuk ka jetë artistike. Ministria e Kulturës duhet ta kuptojë këtë. Ministria e Kulturës nuk e ka primare artin dhe kulturën që është themeli i shtetit dhe më vjen shumë keq. Jam i indinjuar se si mund të harrohet një levë e fuqishme e artit tonë që është baleti klasik, është opera. Si do njihemi ne pa art? Janë harxhuar djersë dhe mund nga artistët ndër vite. Artistët ikin jashtë shtetit sepse nuk gjejnë mbështetje, më vjen keq të iki inteligjenca, dhe artistët. Veprat si do ruhen nëse ikin artistët? Ne duhet ta ruajmë artin tonë dhe djersën tonë. Do të nderohemi nëse e bëjmë këtë. Po menaxhohet keq arti dhe kultura në vend. Ministria është ajo që ka institucionet dhe ata paguhen nga shteti për aktivitetin e tyre. Është justifikim kur thuhet shteti është i varfër, gjende gjithmonë burime nëse kërkohen. Në vitet ’70 e kujtoj që jepeshin mbi 400 shfaqje në vit me punën që bëhej.
Intervistoi: Julia Vrapi