BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

kultura-lifestyle

Stefan Taçi: Artistët të nëpërkëmbur nga institucionet, arti po përjeton një dramë

Stefan Taçi: Artistët të nëpërkëmbur nga

Piktorët në aktivitetin e tyre vazhdojnë krijimtarinë, duke u përballur me probleme të cilat prej vitesh nuk kanë gjetur zgjidhje. Mungesa e sallave të ekspozimit të veprave ka bërë, që piktorët të drejtohen herë pas here në institucione të ndryshme, ku përballen me pengesa për të ekspozuar veprat. Piktori i njohur Stefan Taçi tregon se aktiviteti i tyre me artin ka vështirësitë që vijnë jo vetëm nga mungesa e mbështetjes së institucioneve, por dhe sallave të ekspozimit. Në intervistën për “SOT” piktori pohon se në Tiranë nuk ka një sallë ku të ekspozojnë veprat piktorët, dhe në këtë gjendje shkojnë ose në MHK apo galerinë e artit FAB. Për piktorin problem tjetër është dhe Galeria Kombëtare e Arteve, që ka mbyllur dyert për artistët, por sipas tij kjo ka vite që vijon me këtë institucion. Për piktorin Stefan Taçi ekspozita “Nëntori” është nga aktivitetet më jetëgjata në artin figurativ, por e braktisur nga institucionet. Këtë vit në edicionin e 21 të ekspozitës “Nëntori”, piktori prezantohet me punime.

-Ekspozita “Nëntori” në edicionin e 21 prezantohet në galerinë e artit FAB. Sa rëndësi ka për ju ekspozita?

Nuk janë pak 21 edicione me ekspozitën “Nëntori”, është një brez për njeriun. Ky fakt e bën ekspozitën “Nëntori” historike dhe dëshmi e prodhimit artistik në artin pamor, kryesisht në pikturë. Vetëm në këtë pikë mund të merret si dëshmi artistike, 21 vjet vazhdim i prodhimit artistik në kryeqytet. Edhe pse ka autorë që vijë dhe nga rrethet, por kryesisht janë ata në Tiranë.

-Ju këtë vit prezantoheni me dy punë, pse jeni bazuar tek figura e Skënderbeut?

Duke qenë se 2018 është Viti i Skënderbeut, mendova që të bëj një lojë artistike me këtë motiv, një ironi të butë për përdorimin e imazhit të Skënderbeut. Në sensin si përdoret imazhi sot. Hoqa dorë nga ajo dukja për ta sjellë Skënderbeun thjesht si një pasqyrim të një kohe të shkuar me një shpatë në dorë dhe përkrenare, por imazhi i tij si përdoret sot. Duke pasur në konsideratë faktin që në vitet ‘90 u ndanë disa letra me vlerë, bono privatizimi me imazhin e Skënderbeut të stamposur, mendova këtë imazh që kemi përdorur në letrat me vlerë dhe si ka rënë vlera e tyre në treg. Sot duket një paradoks sepse imazhit të Skënderbeut nuk duhet ti humbi vlera, ndërsa letrës me vlerë i ka humbur vlera. Unë mora një bono privatizimi dhe e vendos në një sfond të cilin e punoj, i rrit vlerën artistike, dhe e rikornizuar me një sfond të bukur për ti rritur vlerën letrës me vlerë pa i ulur vlerën imazhit të Skënderbeut, që është i stamposur aty. Duket si një lojë fjalësh, por faktikisht ka dhe një simbolikë brenda. Duke qenë se është dhe Viti i Skënderbeut unë e risjell këtë bono privatizimi, dhe për ti rritur vlerën në mënyrë artistike si vepër arti. Po këtë e shoqëroj me një vizatim të bërë këto kohë, ku sërish vendos një lojë me imazhin e heroit. Ne sot shohim shumë të rinj me lloj-lloj tatuazhesh, dhe unë sjell një djalë dhe një vajzë dy të rinj të dashuruar, që janë ulur në breg të detit. Djali ka në shpatull imazhin e Skënderbeut si tatuazh.

-Ju dhe të tjerë artistë shpreheni se ekspozita “Nëntori” është nga aktivitetet më të jetëgjatë në artin figurativ, por pa mbështetje nga institucionet. Sipas jush pse kjo braktisje?

 Më vjen keq, sepse në një farë mënyre ne mund ta konsiderojmë veten si Don Kishotët e kohës sonë. Në një ambient, ku arti është lënë në fund të suportit moral, financiar të mbështetjes, ne ndjehemi si të nëpërkëmbur nga kjo shoqëri e ditëve tona. Për t’u marrë me art në këtë ambient ne gati-gati jemi në rolin e Don Kishotit. Pra ne harxhojmë energji dhe dëshira jo thjesht për të prezantuar veten, por për të mbajtur gjallë pasionin tonë të hershëm, apo dhe “donkishotizmin” tonë. Dhe i afrohemi publikut me një aktivitet që se sa e vlerëson ai kjo është temë tjetër, por të paktën duhet të na kishin vlerësuar institucionet me ekspozitën. Nëse ne bëjmë një aktivitete, ekspozitën me të gjitha shpenzimet tona minimumi duhet të kishim një sallë falas, gjë e cila Tiranës i mungon. Nuk ka asnjë sallë sot ku të ekspozohen veprat falas. Për GKA nuk bëhet fjalë se është gati një derë e mbyllur për ne, por janë dy salla ajo në MHK dhe FAB që janë shumë pak si hapësira për aktivitetin tonë. Edhe këto dyja janë me pagesë, dhe vetë Bashkia e Tiranës që duhet të ketë shumë më tepër mbështetje për artistët nuk ka një sallë të vetën. Salla e ekspozimit është premtuar nga kryetar bashkish ndër vite dhe asgjë nuk është bërë. Kjo është mungesë shumë e madhe për një kryeqytet. Nëse unë bëj një vepër arti dhe nuk kam ku të ekspozoj është një mëkat.

-Ju dhe të tjerë artistë pohoni se GKA ka mbyllur dyert, por është një institucion në varësi të Ministrisë së Kulturës. Sa ka përgjegjësi ministria?

Galeria Kombëtare e Arteve ka politikat e saj. Është në varësi të Ministrisë së Kulturës, por GKA ka bërë gjithmonë në kokë të vet. Nuk është se ka ndonjë urdhër që të mbyllë dyert. Kam përshtypjen, që të gjithë drejtorët e Galerisë Kombëtare të Arteve kanë bërë politikat e tyre gati- gati personale dhe kjo është një histori e tjetër me këtë institucion. Nuk është hera e parë. Ne shpresojmë në mos tani me drejtorin e ri të hapen dyert. Me sa di unë dhe për “Nëntorin” kuratori ka dërguar një letër dhe përgjigja e institucionit ka qenë që, ju mirëkuptojmë por nuk hyn në politikat tona për momentin hapja e ekspozitës në GKA.

-Sa është shqetësuese për ju që GKA nuk blen vepra prej vitesh?

Më pakta, që mund të ndodhi është një mosdëshmi e prodhimit artistik ndër vite që ngelet pa u dëshmuar. Vetë fondi i GKA kur nuk pasurohet me vepra arti tregon një mungesë dëshmie artistike ndër vite. Ata që do të vijnë pas nesh do të thonë çfarë është bërë këto 30 vite dhe fatkeqësisht fondi i veprave në GKA vazhdon të mbahet vetëm me ato të kohës para viteve ‘90. Justifikimi që nuk ka buxhet për veprat nuk besoj qëndron shumë, sepse janë hedhur para dy tre herë për të rinovuar GKA dhe mundësitë për të gjetur buxhete gjenden qoftë përmes sponsorëve privatë, apo kompanive të mëdha që duhet të atashohen pranë GKA për të munduar blerjen e  veprave të ndryshme ndër vite. Mungesa  e kritikës gjithashtu ka një rol të madh. Duke mos evidentuar vlerat vetvetiu krijohet një kaos, dhe publiku e ka gati të pamundur të arrijë të evidentojë, sepse ai shkon në shijet e formuara në bazë të edukimit.

-Si ndikon kjo gjendje për aktivitetin e artistëve?

Unë nuk di të ketë gjë konkrete për artistët. Artistët vazhdojnë aktivitetin e tyre në mënyrë private dhe institucionet e vazhdojnë politikën e tyre ashtu si e mendojnë. Por nuk shikoj ndonjë rrugëzgjidhje për artistët e artit pamor në vend. Tek ne mungojnë konkurset kombëtare, që mundësisht mund të kishte dy në vit. Edhe ekspozita mund të hapeshin dy në Galerinë Kombëtare të Arteve. Qoftë dhe për ngjarje të caktuara si Viti i Skënderbeut apo dhe të tjera si përshembull për nxitjen e të rinjve. Pra mundësitë janë që mund të bëheshin aktivitete. Mbështetje e parë duhej të ishin sallat për ekspozita, të ndihmohen artistët me ekspozimin e veprave, të ketë mundësi botimi i katalogut, ku dhe Galeria Kombëtare e Arteve duhet të bëjë katalogun e saj. Akoma GKA nuk ka një katalog konkret të artistëve të atyre artistëve që janë aktivë për momentin. Nuk ka një listë të artistëve kush prodhon. Pra ka një asfiksi në artet pamore në përgjithësi dhe kjo vjen nga problemet që përmendëm, si dhe nga mungesa e vizionit, e dashamirësisë, etj. Ne jemi një vend i vogël, i varfër, mungesë tregu, mungesë menaxherësh të artit, mungesa e galerive private, etj, që artistët e ndjejnë veten si të zënë në grackë.  Promovimi i artistëve ndodh personalisht, kush bën ekspozita vetë personale i bën dhe një promovim vetë vetes së tij. Ata që janë të integruar në Akademinë e Artit kanë në një farë mënyre dhe një mbështetje më të madhe, sepse duke qenë në aty kanë dhe një status më të qëndrueshëm. Pjesa tjetër që mund të promovohen janë ata artistë që marrin mbështetje nga Ministria e Kulturës ndër vite, qoftë pjesëmarrje në bienale etj, por shumica janë të vetëpromovuar. Është një dramë që ka vite në arte dhe nuk po e zgjidhim. Çdo vit shkojmë me shpresë se do të bëhet më mirë dhe përballemi me të njëjtën gjë. Drama e artistit, që jeton në këtë ambient e shikon veten si në një rreth vicioz, vjen viti i ri dhe është me shpresën se do të bëhet më mirë, por vazhdojmë po njëlloj.

Intervistoi: Julia Vrapi