BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Sulejman Dibra: Arti në Shqipëri është i marrë fund, Ministria e Kulturës bën sikur interesohet për teatrin

Sulejman Dibra: Arti në Shqipëri është i marrë fund,

Aktori Sulejman Dibra shprehet se nga ajo punë e madhe që bëhej për teatrin dhe filmin sot ka humbur shumë. Në intervistën e tij aktori flet për jetën artistike dekada më parë dhe çfarë shikon sot, ku sipas tij problemi më i madh mbetet komercializmi në art. Për aktorin të pakta janë dhe buxhetet që jepen nga shteti për teatrin dhe kinemanë, e ku duket se dhe artistët vetë po shikojnë jo pak pjesën e përfitimit. Në intervistën e tij aktori Sulejman Dibra, i cili fillimet artistike i ka që në vitin 1966 flet për mjerimin që shikon sot dhe në institucionet e teatrit. Për aktorin duhet që shteti të ndërhyjë urgjentisht për të rregulluar gjendjen e institucioneve, pasi në kohët sot është shumë e vështirë të zhvillosh jetën artistike. Aktori ndalet dhe në Ministrinë e Kulturës, që sipas tij me politikat e saj deri më tani nuk solli asnjë zhvillim në art dhe kulturë. Sipas aktorit problem është dhe vlerësimi që mungon për artistët. Gjatë kësaj interviste ai shprehet se për artistët sot jepen tituj, por që nuk po mendon askush për ti shoqëruar dhe me vlerën monetare që meritojnë njerëzit e artit.

-Ju gjejmë këto ditë me angazhime, por jeta artistike ku ka qenë e përqendruar me rolet?

Unë këto kohë pata një rol për në Teatrin Kombëtar, por nuk e bëra sepse e kam të vështirë të loz në këtë moshë në teatër, duke qenë edhe disa vite larg teatrit. Por ishte një rol i bukur, që fatkeqësisht nuk shkova për arsyet që ju pohova. Gjatë kësaj kohe unë kam pasur disa role, që jam angazhuar me filmat e regjisorëve të rinj, role të bukura por megjithatë jo në atë që unë doja. Me kaq sa jam angazhuar jam i kënaqur, por them se mund të isha dhe më mirë në aktivitetin artistik. Megjithatë në film, nëse do të më afrohet një rol e marr për ta realizuar me shumë dashamirësi, gjithmonë nëse më përshtatet mua si aktor.

-Ju së fundmi keni reaguar dhe ndaj debatit që filloi për ndalimin e filmave artistikë shqiptarë të kohës së komunizmit. Çfarë mund të na thoni konkretisht për këtë më tepër?

Unë jam me të njëjtin mendim si kolegë të mi aktorë. Jam me të njëjtin mendim si dhe aktori i njohur Reshat Arbana. Të përndjekurit i vuajtën pasojat e diktaturës, por ne ato filma nuk i bëmë kundra tyre, por diversanti ka qenë i tillë. Në filmin “Qortimet e vjeshtës” unë luaja rolin e një gështenjapjekësi, por që mund të jetë një nga rolet më të bukura, që nuk ka pse të ikë dhe si ky film ka dhe të tjerë. Përmend filmin “Prita”, “Operacioni zjarri”, që janë filma që tregojnë luftën, por jo që të ndalohen. Çfarë retushimi mund ti bësh atyre? Unë si aktor mendoj se kam luajtur mirë në ato filma siç thonë dhe të tjerët dhe mendoj se ka edhe filma që mund të rishihen, por ama pa u ndjerë nëse bëhen retushime. Ashtu si dhe Reshat Arbana unë mendoj se këto filma kanë pasur të metat e tyre të kohës, por jo ti zhdukësh.

-Jeni angazhuar me filmat e Kinostudios, por keni vijuar dhe në kohët sot. Aktorët e brezit tuaj pohojnë së në filmat e asaj kohe kishte më shumë vëmendje për punën. Çfarë mund të na thoni, ku janë problemet sot me kinemanë?

Në atë kohë kur filmat i prodhonte Kinostudio aktorët punonin me dëshirë për filmin, por sot kjo ka humbur. Në ditët e sotme ka hyrë paraja në kinema dhe kjo e ka humbur vëmendjen për punën e aktorëve, por në kohën tonë ne nuk ishim kështu. Sot aktorët shikojnë anën financiare për rolet. Është gjendja financiare me shumë probleme, që dhe i detyron për këtë. Por ama sot problem është dhe skenari në filmat artistikë. Tjetër problem për kinematografinë shqiptare është fakti që e kam pohuar dhe herë të tjera, që sot ka hyrë shumë komercializmi në film, dhe kjo e ka dëmtuar shumë kinemanë.

-Çfarë problemesh janë në skenarët e filmave?

Në filmat sot nëse flasim për problemet, që janë me skenarin vë re që i mungon shpirti. Në skenar nëse mungon shpirti ai nuk përcjell asgjë. Kur është skenari i mirë filmi përcjell shumë. Kujtoj se me ndërrimin e sistemit kam parë filmin “Vdekja e kalit” me regji nga Saimir Kumbaro, por skenari i ruante mrekullitë që kërkon filmi dhe sot kjo ka humbur në filma. Filmi me regji nga Saimir Kumbaro ishte prototipi i një filmi të mirë, me botë, dhe vërtetë që sa herë e shikoj mua ai film më ngjit në shpirt. Filmi artistik sot nuk të ngroh, sepse i mungon shpirti skenarit. Por jo vetëm skenari, por dhe buxheti që jepet për filmat sot është i ulët nga shteti. Ne e dimë se sa vështirë e kanë regjisorët për të realizuar projektet e tyre me kinemanë.

-Ju keni qenë për disa vite dhe drejtues i Teatrit Kombëtar. Por për ju si është gjendja e këtij institucioni sot, me aq sa ju jeni në dijeni?

Kujtoj që në kohën tonë teatri kishte jetë, sot ka shumë probleme në jetën artistike. Kishte premiera teatrore dhe ka qenë dhe shkolla në ato vite. Në atë kohë kishte katër premiera teatrore në vit dhe pesë me shkollat, ndaj kishte shfaqje. Teatri shqiptar në përgjithësi, por dhe Teatri Kombëtar ka rënë. Unë kam qenë drejtor i Teatrit Kombëtar në vitet 1994 deri afër viteve 2000 dhe që në atë kohë ne i bëmë një kërkesë për një teatër të ri qeverisë. Përgjigja që morëm ishte që ne kishim të drejtë, por ata nuk e bënin dot një teatër të ri kombëtar, sepse nuk kishin mundësi monetare. Por sot çfarë të themi për teatrin? E shikoni se në çfarë gjendje ka mbetur godina sot në Teatrin Kombëtar. Drejtori i TK po mundohet për teatrin, por problemet vijnë dhe nga buxhetet e pakta. Sot për jetën artistike janë buxhete shumë të pakta në aktivitetin artistik. Duhet menduar më shumë nga Ministria e Kulturës për teatrin. Godina një mjerim, ajo madje të shembet dhe të ndërtohet një teatër i ri po në atë vend që është. Teatri Kombëtar është në gjendje të mjerueshme dhe urgjentisht shteti duhet të ndërhyjë për ta ndihmuar, është lënë në mjerim dhe këtë e kam lexuar dhe nga artistë të tjerë herë pas here. Nuk e di a më dukej mua, por në kohën tonë në teatër punohej shumë dhe kishim përgjegjësi për atë që bëhej. Sot sikur nuk ka përgjegjësi si dikur në punën.

- Sa ka bërë Ministria e Kulturës për teatrin?

Po flasim për probleme dhe Ministria e Kulturës duhet të ndryshojë kahje për teatrin, ti qëndrojë më afër për çdo problem. Në dukje duket sikur Ministria e Kulturës interesohet për teatrin, por nuk është kështu. Ne kemi një ministri, që po them aspak nuk interesohet për problemet e artit dhe teatrit. Një teatër me pak buxhet çfarë mund të bëjë? Një teatër që ka peshë në skenë do një shfaqje me aktorë dhe jo me 4-5. Unë nuk arrij dot ta kuptoj se pse e kanë lënë kaq në mjerim teatrin, një Ministri Kulture që në politikat e saj nuk kam parë zhvillim të teatrit. Artin e kanë lënë në mjerim dhe është i marrë fund. Më thoni çfarë ka sot në jetën artistike? Ku është ai art aq i bukur, aq i vlerësuar si dikur? Ka humbur shumë arti dhe kultura, problemet, buxheti, pasioni për punën, etj.

-Ju pohoni se keni qenë aktiv në jetën artistike, sa jeni vlerësuar nga shteti?

Më kanë dhënë një titull, por ama ai nuk shoqërohet me asgjë. Jetoj me një pension minimal. Më shumë se 40 vjet jetë artistike me filmin dhe teatrin, pa përmendur kontributet e tjera në institucione dhe vlerësimi mungon. Jo vetëm për mua, por dhe për të tjerë artistë vlerësimi nuk është ai që duhet nga shteti. Regjisor, aktor dhe drejtues në institucione të artit, në kohën e monizmit ka qenë një pagë e mirë për kohën, por sot kam një pension minimal 28 mijë lekë të reja. Jepen pensione të veçanta, por shpeshherë shikoj që lënë në hije dhe emra të tjerë. Nëse do të bëhet një vlerësim i drejtë lë të shikojnë dhe aktivitetin që kam unë apo dhe të tjerë artistë.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat