BREAKING NEWS

Tensionet në Veri, historiani tregon lëvizjen e fundit që duhet të bëjë Kurti

Tensionet në Veri, historiani tregon lëvizjen e fundit që duhet
x
BREAKING NEWS

Sulmet ndaj policëve në veri, vjen reagimi nga Ministria e Brendshme e Kosovës

Sulmet ndaj policëve në veri, vjen reagimi nga Ministria e Brendshme e
x
BREAKING NEWS

"Zien" veriu i Kosovës, Erdogan "futet në lojë", çfarë u tha në telefonatën me Kurtin e Vuçiç

"Zien" veriu i Kosovës, Erdogan "futet në
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri, Policia e Kosovës del me njoftimin zyrtar

Tensionet në Veri, Policia e Kosovës del me njoftimin zyrtar
x
BREAKING NEWS

Ngjarje e rëndë në Përmet/ Mbytet një turist në kanionin e Langaricës, rrezikohen turistët e tjerë

Ngjarje e rëndë në Përmet/ Mbytet një turist në
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri/ Britanikët dalin me thirrjen e rëndësishme ndaj Kurtit

Tensionet në Veri/ Britanikët dalin me thirrjen e
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim zbarkon në Gjykatën e Lartë, jep porosinë e fundit para ikjes

Yuri Kim zbarkon në Gjykatën e Lartë, jep porosinë e fundit
x
BREAKING NEWS

Media italiane jep lajmin: Dritë jeshile për projektin 1 miliard euro, Italia do të furnizohet me ujë në Gjirokastër

Media italiane jep lajmin: Dritë jeshile për projektin 1 miliard euro,
x

kultura-lifestyle

Tirana një barbari urbane, monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë është katandisur një strehë për barbonët

Tirana një barbari urbane, monumenti i 100-vjetorit të
Pas 4 vitesh skulptori i njohur Arben Bajo vjen për publikun me një ekspozitë personale. Nën titullin “Skulpturë” janë të ekspozuara 36 vepra arti, nudo, natyrat e qeta dhe kuajt. Artisti krahas punimeve të reja në ekspozitën që u çel në galerinë FAB, bën edhe një ballafaqim me krijimet e viteve ‘90. Në intervistën dhënë për gazetën, skulptori i njohur flet mbi krijimtarinë e tij, duke treguar se veprat e artit prezantohen për herë të parë për publikun. Sipas tij, skulptura është një profesion që ka dhe vështirësi si gjini artistike, ndërsa në këtë ekspozitë që do të qëndrojë e hapur deri me datë 25 mars veprat e artit janë dhjetë në bronz dhe pjesa tjetër në gips. Prej vitesh veprat e artit të realizuara nga skulptori dhe profesori i arteve Arben Bajo kanë qenë në vëmendje të publikut, por i pyetur mbi problemet që has sot skulptura, artisti pohon se përballë mungesës së hapësirave për veprat e artit, edhe ruajtja e tyre mbetet një problem që prej vitesh nuk ka gjetur zgjidhje.
 
-Pas 4 vitesh ju riktheni para publikut me një ekspozitë personale që vjen nën titullin “Skulpturë”. Jeni një nga emrat e vlerësuar në artin shqiptar dhe ekspozitat tuaja shënojnë ngjarje në jetën artistike dhe kulturore. Këtë herë ajo vjen me tre cikle, nudot, kuajt dhe natyra të qeta si dhe raftet?
 
Pas 4 vitesh vendosa të bëj një tjetër ekspozitë dhe këto janë punë që unë nuk i kam prezantuar ndonjëherë. Janë të reja, por ka dhe disa që janë të vjetra që nuk janë ekspozuar, dhe ekspozita vjen në tre cikle, nudot, kuaj dhe natyra të qeta, si dhe raftet që janë si një grumbullim i punëve që kam bërë, ku janë të ekspozuara punë të ndryshme nga krijimtaria ime. Në këtë ekspozitë janë gjithsej 36 skulptura dhe dhjetë foto, që janë nga punët e mia të viteve ’90 kur unë isha student më 1988-’91. 
 
-Fotot, pse i keni bërë si pjesë të kësaj ekspozite me skulptura?
 
Fotot i kam vendosur për një lloj ballafaqimi me punët e mia të reja dhe për të parë një lloj vazhdimësie. 
 
-Me punët tuaja në skulpturë duket se i keni munguar publikut, vetëm pas 4 vitesh vini më një tjetër ekspozitë personale?
 
Të bësh një ekspozitë skulpture ka një vështirësi jo vetëm financiare, por skulptura është një profesion që është pak i vështirë. Për të bërë transportin për një ekspozitë është e vështirë, veç kësaj janë dhe materialet që kanë një kosto të caktuar. Këtë herë gati dhjetë vepra janë në bronz, të tjerat janë në gips, dhe në një të ardhme do të derdhen dhe në bronz.
 
-Ndodhen në studion tuaj të tjera vepra në skulpturë që i mungojnë ekspozitës?
 
Sigurisht, unë kam shumë punë, por me kuratorin e ekspozitës Ardian Kapo, të cilin e kam pasur kurator në të gjitha ekspozitat e mia, ai mendoi që të vendosim këto punë që janë në këtë ekspozitë dhe unë i besoj shumë shijes estetike të tij.
 
-Jo pak artistë janë shprehur se në hapësirat publike në vend mungon skulptura e parkut. Në gjykimin tuaj si artist i njohur në këtë art çfarë mund të na thoni?
 
Është një histori e vjetër kur flasim për skulpturat e parkut. Shqipëria ka mbetur akoma te skulpturat e epokës të komunizmit për sa i përket skulpturës. Nuk janë pak, sepse për 25 vjet mund të ishin bërë shumë gjëra, por gjithmonë ndodh që sa herë që ndërrohen qeveritë njëra prish planet e tjetrës dhe kështu me radhë, dhe nuk ndodh asgjë. Sigurisht që në shpresojmë që me këtë qeveri gjërat të ndryshojnë për mirë.
 
-Profesor po Tirana, sa hapësira ka vepra e artit në skulpturë?
 
 Siç e kanë pohuar dhe të tjerë, Tirana është një barbari urbane. Nuk ka shumë hapësira, nuk i ka lënë vend as parqeve. Lëvizjet e mëdha demografike bënë që njerëzit të ndërtojnë vend dhe pa vend, është ajo që kam pohuar më parë, që njerëzit kanë problem mbijetese dhe më pas është të fillojnë të mendojnë për artin, pra të fusin kokën në shtëpi. Këtë e shfrytëzuan biznesmenët, por nuk menduan, sepse u treguan dritëshkurtër. Kur ti ndërton duhet të mendosh dhe për një vepër arti, që tua bësh jetën njerëzve më të bukur. Në botë ka ligj, që diku te 8 përqind është për veprën e artit në një ndërtim, vetë objekti duhet të ketë një ndërhyrje estetike të bukur. Ky lloj betonizimi nuk i shërben kërkujt. Ne bëmë gabime këto 25 vjet, por këto gabime i kanë bërë dhe popujt para nesh, si në Greqi, Spanjë, etj. Është dëmtuar dhe Saranda apo dhe qytete të tjera, që mund të ishin bërë perla. Nuk është faji i urbanistëve, por kërkohet vendim politik. Gjërat duhet të vendosen me ligj, për hapësirë publike, për fëmijët, parqet, etj, që qytetet të bëhen të jetueshme nga njerëzit, jo vetëm të mendojnë se si të fitohet. Nëse do të ketë sheshe, do të vijë dhe vetë nevoja për të pasur vepra arti, sepse veprat e artit duan hapësirat e tyre.
 
-Ju këtë herë ekspozoni në galerinë e artit FAB të shkollës, por sa problem mbetet për ju numri i paktë i galerive të artit për artistët?
 
Ne jemi shoqëri në tranzicion, dhe kultura qoftë dhe për artet figurative në vendin tonë nuk është se është ndonjë kulturë që mund ta krahasosh me Italinë, Francën, etj, por po të mendosh që shkolla e parë e vizatimit në Shqipëri është bërë në vitet ’30, mendoj se gjatë këtyre viteve janë bërë disa gjëra, por nuk duhet të kënaqemi me këto. I mbetet politikave shtetërore që të vendosin për artin dhe jo vetëm për skulpturën, por në Shqipëri nuk ka as kinema, janë pak, nuk ka teatro sa duhet, dhe ka shumë pak galeri artesh që të ekspozojnë artistët. Janë vetëm dy alternativa në Tiranë, GKA që ka një program më të gjatë për të zënë radhën, galeria e shkollës FAB si dhe 2-3 galeri të vogla private, kështu që në këtë drejtim artistët janë gjithmonë pak të kufizuar për tu shprehur. Nëse do të krijohen qoftë dhe qendra artistike, kjo do të jetë një gjë shumë e mirë për zhvillimet e arteve figurative. 
 
-Edhe ato pak vepra arti që janë bërë dhe janë vendosur në hapësira publike, duket se niveli artistik i tyre ka ngjallur jo pak diskutime, si Monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë ku dhe ruajtja është problem. Ju keni qenë ndër të parët artistë që jeni shprehur për problemet me atë vepër, që i kushtoi buxhetit të shtetit jo pak?
 
Unë e kam shprehur që atë kohë kundërshtinë se si u bënë ato vepra arti, me shpejtësinë që u bënë, pa një plan, me një konkurs të dyshimtë, por gjithsesi dhe ato që u bënë nuk dinë ti ruajnë. Në një intervistë kam thënë që monumenti i 100-vjetorit të Pavarësisë do të katandiset në një strehë për barbonët, dhe sot është katandisur ashtu. Kjo vjen jo vetëm nga moskultura, por dhe nga varfëria e njerëzve që marrin veprën e artit dhe e shesin metalin, sepse duan të ushqehen. Por monumenti i 100-vjetorit është bërë me një aliazh që normalisht me aq lekë sa janë harxhuar, rreth 300 mijë euro mund të derdhej në bronz, por ajo vepër është me një aliazh, material delikat, kështu që pjesët hiqen kollaj. Ndaj që në fillim duhej menduar mirë dhe për vendin se ku do të vendosej. Nuk po flas për anën artistike, sepse kjo është një gjë që nuk mund ta them unë është apo jo e bukur, sepse përfaqësoj veten time jo gjithë opinionin publik, por duhet të ketë më tepër sensibilitet edhe nga shteti, por dhe Bashkia e Tiranës që këto vepra ti ruajë.
 
-Ju folët mbi veprat që janë në Tiranë, por në qytet të tjera me aq sa ju jeni në dijeni sa është dëmtuar vepra e artit në skulpturë?
 
 Gjatë viteve janë bërë krime me veprat e artit, janë zhdukur vepra të Odhise Paskalit që kanë shkuar dhe për skrap. Ka qenë një skulpturë gjigante, 5 heroinat e Mirditës, që unë nuk e kuptoj se si mund të zhduket? Nuk ekziston më si vepër, dhe ka qenë një skulpturë shumë e mirë. Për pak shpëtoi “5 heronjtë e Vigut”, që ishin çuar në plehra. Pra gjatë viteve ka ndodhur një batërdi, një moskujdesje. Me ndryshimin e sistemit njerëzve kapitalizmi dhe konsumi u zuri sytë dhe harruan shpirtin. Një njeriu më tepër i intereson të shikojë një makinë të mirë, se sa një ekspozitë arti.
 
-Ju folët për probleme, po roli i Ministrisë së Kulturës në jetën artistike?
 
Ka pasur aktivitete që kanë krijuar traditën, si konkursi “Onufri”, ku unë kam qenë dhe pjesëmarrës, por njëherë dhe si organizator. Mendoj që është një gabim i madh që ai u ndërpre. Po të mendosh që Maqedonia është një shtet i papërfillshëm me Shqipërinë, e ka 4-fish buxhetin më shumë për artin dhe kulturën se sa Shqipëria.
 
-Pas ekspozitës “Skulpturë”, si do të vijojë krijimtaria juaj?
 
Kam disa projekte, por do ia lemë kohës. Ju thashë që në fillim të bisedës që skulptura është një art i kushtueshëm dhe ka problemet e veta. Unë çdo gjë e kam bërë vetë, pa ndihmë financiare nga institucionet. Nuk kam aplikuar asnjëherë për projekte, sepse nuk i hyj dot burokracive. Gjatë gjithë kohës i kam bërë vetë ekspozitat dhe deri tani kam bërë jo pak ekspozita personale, janë shtatë, ku e para është çelur më 1993 me skulptura. Intervistoi: Julia Vrapi