BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

kultura-lifestyle

Valentin Veizi: Modernen dhe të bukurën në muzikë nuk e sjellin dot amatorët, artistët në Shqipëri janë shfrytëzuar shumë

Valentin Veizi: Modernen dhe të bukurën në muzikë nuk e

Muzikali “Vagonat prej letre” është në projektet e kompozitorit  të njohur Valentin Veizi. Bashkëpunimi ka nisur prej kohësh me Erand Sojlin, dhe janë në kërkim të talenteve për në skenë. Kompozitori Valentin Veizi prej vitesh jeton në Amerikë, por rikthimi i fundit në Tiranë ishte për veprën “Vagonat prej letre”. Por dhe pse larg Shqipërisë kompozitori i njohur shprehet se bashkohet me kërkesat e krijuesve në Shqipëri, që kërkojnë të zbatohet e drejta autorit. Në intervistën për “SOT” kompozitori pohon se ligji duhet të zbatohet dhe fatkeqësia është që në Shqipëri autorët janë shfrytëzuar për krijimtarinë muzikore. I vlerësuar me këngët e tij në skena, kompozitori Valentin Veizi pohon se nuk ka formulë për një këngë të bukur, por shton se atë e krijojnë autorët e mirë, poetët dhe këngëtarët e talentuar. Kompozitori i cili fitoi dy herë rresht me këngët e tij festivalin në RTSH cilëson mes të tjerave se në krijimtari modernen dhe të bukurën nuk e sjellin dot të paaftët.

-Si nisi bashkëpunimi me Erand Sojlin për të sjellë në skenë muzikalin “Vagonat prej letre”?

Unë vazhdimit jam në punë dhe shkruaj muzikë. Mbarova koncertin simfonik dhe botimin e katër librave për piano. Erandi erdhi tek unë në një moment të caktuar. Ne jetojmë afër në Amerikë dhe kjo që ndodhi nuk ishte rastësi. Erandi jeton në një qytet afër meje në Amerikë, por dhe unë e njihja nga larg. Në fakt unë në Shqipëri jam i lidhur shumë me regjisorë të brezit tim si Spiro Duni, Kiço Londo dhe jo shumë me këtë brez më të ri. Por një ditë Erandi erdhi dhe më takon duke m’u prezantuar dhe më tregoi se donte të bashkëpunonte. Në fillim mbeta, sepse mendova kush është që po më thotë për bashkëpunim. Por ftesa për bashkëpunim ishte në një punë, që prej kohësh ishte në projektet e mia. Pra ishte një muzikal dhe unë vërtetë doja të bëja këtë vepër. Muzikali është diçka që unë mendoj se e bëj mirë. Nuk i thashë direkt po, por kërkova pak kohë. Muzikali është një gjini, që ka lindur në Amerikë dhe është shumë popullore, është në majat më të larta. Është një magji që të shikosh një shfaqje në Brodëey në Amerikë. Erandi ngacmoi dëshirën time që kisha për veprën muzikal. Unë sapo kisha mbaruar dhe katër librat për piano dhe erdhi ftesa për bashkëpunim në momentin e duhur. Por më duhej dhe të zhbiroja se kush ishte artisti, që më tha për bashkëpunim. U interesova dhe të miqtë e mi në Shqipëri dhe të gjithë më thanë fjalët më të mira për Erand Sojlin. Ne më pas vijuam punën, dhe është personi më i saktë për mua dhe jam shumë i qetë. Para se të vinim në Shqipëri kemi punuar disa kohë, dhe ajo që më pëlqen tek Erandi është që është kritiku më i fortë i krijimtarisë së tij, ka seriozitet dhe përkushtim në punë. Unë jam i sigurt që nga ana jonë ne kemi maksimumin, që kjo vepër do të jetë diçka vërtetë e arritur artistikisht. Tani ne jemi në fazën që do të kalojmë disa probleme administrative dhe mbi të gjitha duhet të gjejmë artistët, që të na bëjnë të mundur realizimin e asaj, që ne kemi shkruar në letër. Ne kërkojmë talentet me audicionet që zhvillojmë.

-Herën e fundit që keni qenë në Shqipëri më 2016 u ekzekutua një poemë simfonike shkruar nga ju, një bashkëpunim me Orkestrën e RTSH. Pas asaj kohe vetëm tani ju riktheni për muzikalin?

Po, më parë në Tiranë unë isha me poemën simfonike, një koncert drejtuar nga dirigjenti Leonardo Quadrini një emër i njohur dhe i vlerësuar në skena. Koncerti u zhvillua me Orkestrën Simfonike të RTSH, por unë vërtetë kam munguar në Shqipëri me aktivitete,  ama shpirtërisht jam gjithmonë.

-I keni munguar skenës me këngët tuaja, por vlerësimi i publikut për krijimtarinë tuaj vazhdon. Si autor i tyre si ndiheni pas kaq vitesh, që ato janë shkruar?

Për mua nuk ka vlerësim më të madh, që pas kaq vitesh ti si kompozitor kujtohesh. Ndjehem shumë krenar për veten time. Por ama kjo nuk do të thotë që janë vetëm këngët e mia të atyre viteve. Unë dëgjoj dhe këngë të autorëve të tjerë, që janë të talentuar në krijimtarinë e tyre.

-Sot ka dhe këngë, që nuk kanë jetëgjatësi. Çfarë ndodh sipas jush me këtë krijimtari?

Ky është një problem kompleks. Nuk mund të thuash që mungojnë këngëtarët, kompozitorët e talentuar që në fakt janë. Nuk është kollaj të bësh gjëra të bukura. Por dhe në Shqipëri kanë ndryshuar gjërat. Është futur tregu dhe komerci ndaj dhe në krijimtari do të ketë probleme. Por unë e kam thënë dhe më parë, që nuk ka formulë për të bërë një këngë të bukur, për të bërë një krijimtari të mirë. Por në do festival me nivel artistik atë e bëjnë kompozitorët, dhe organizatorët  të afrojnë krijuesit me nivel, në do tekst afro poetë të talentuar. Në do këngëtarë po njëlloj vepro. Niveli në krijimtari vjen nga niveli artistik, që do të përgatisin këtë festival. Sill njerëz të talentuar, që do ta bëjnë këtë punë mirë. Nëse është prurja me nivel, do të kesh dhe aktivitetin muzikor me nivel. Duhen këngë të bukura dhe duhet të jenë ata që dinë ta bëjnë këtë punë, qofshin të rinj apo të vjetër. Personalisht kam mendimin, që modernen dhe të bukurën nuk e sjellin dot të paaftët, amatorët. Megjithatë është dhe subjektive kur përmenden këngët. Por unë vetë jam përpjekur në krijimtarinë time, dhe kam bërë më të mirën që kam mundur si kompozitor. Më vjen mirë që këngët e mia siç pohoni dhe pse janë realizuar para 17-18 vitesh edhe sot përmenden. Por ju them që në këtë bashkëpunim për muzikalin që po vijoj me Erand Sojlin unë kam akoma dhe këngë më të bukura se “Pyes lotin” dhe “Larg urrejtjes”. E keqja ime është që jam pak modest i tepruar dhe nuk duhet të jesh kaq. Në këtë vepër muzikal, që unë e kam punuar me kaq dashuri dhe përkushtim ju do të dëgjoni këngë më të bukura se ato që përmenda pak më lart.

-E drejta e autorit në krijimtarinë muzikore ka probleme. Ligji ka hasur kundërshtime për tarifat që duhet të paguajnë përdoruesit. Kompozitorët kërkojnë të drejtën e tyre. Ju sa bashkoheni?

Me sa jam në dijeni di që krijuesit po bëjnë përpjekje. Por në Shqipëri artistët janë shfrytëzuar shumë, dhe kjo është fatkeqësi e madhe. Nuk e di se si mund të zgjidhet, por duhet bërë. Transmetohet kënga në radio apo në një mjedis tjetër në lokale, dhe me krijimtarinë e autorëve shqiptarë këtu mund të bëjnë çfarë të duan pa paguar të drejtën e autorit, por kjo nuk është e drejtë. Kjo është e tmerrshme, të shfrytëzosh krijimtarinë dhe mos paguash. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës, por në Shqipëri po. Uroj që gjërat të marrin zgjidhje. Krijuesit shqiptarë në muzikë janë barbarisht të shfrytëzuar prej vitesh e vitesh. Artisti do të rrojë me atë që bën më mirë dhe këtë që artistët mund të krijojnë të mira materiale dikush tjetër ia shfrytëzon. Nëse nuk respektohen të drejtat e autorit në muzikë, dhe je në kundërshtim me ligjin, kjo është shumë problem. Pyetja është e thjeshtë që bëjnë krijuesit: kush je ti që merr krijimtarinë time dhe e shfrytëzon pa të drejtë dhe bën pazare me punën time? Kjo është e dhimbshme për autorët. Unë edhe pse jam larg jam pjesë e dhimbjes së krijuesve këtu, pavarësisht se unë nuk kam probleme ekonomike dhe i kam zgjidhur atje ku jam. Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me paranë, por dhe me shpirtin krijues. 

-Ju vijoni të punoni në krijimtarinë muzikore. Veç muzikalit, ku është fokusuar puna juaj këto kohë?

Unë jam duke punuar për një koncert simfonik recital me artistë shqiptarë, që po tronditin skenën amerikane. Ky është një projekt me të cilin po punoj paralelisht dhe me muzikalin. Jeta jonë në Boston është e qetë, jemi të lumtur. Në Boston unë kam studion time muzikore, ku kam dhe nxënësit e mi që jap mësim pianoje, kitarë, shkruaj vepra dhe aranzhoj. Muzika është pjesa e jetës sime dhe ju tregova që sapo kam botuar dhe katër libra për piano. Librat janë një punë shumë vjeçare e imja, dhe vijoj dhe jap edhe mësime private në piano dhe kitarë.

Intervistoi: Julia Vrapi