BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

kultura-lifestyle

Vangjel Gjikondi: Piktorët janë braktisur, Ministria e Kulturës ka buxhet por nuk e shpenzon për projekte me vlera

Vangjel Gjikondi: Piktorët janë braktisur, Ministria e Kulturës

Piktorët që duan të ekspozojnë veprat e tyre me shumë vështirësi munden të hapin ekspozita. Për shkak të mungesës së mbështetjes në projekte apo dhe sallave që janë hapësira të kufizuar, sipas tyre kjo ka bërë që ata të kenë probleme në aktivitetin e tyre krijues. Vështirësitë nuk janë të pakta, por piktorët pohojnë se nuk ndikojnë në përmirësim të kësaj gjendje dhe politikat shtetërore. Në intervistën për “SOT” piktori i njohur Vangjel Gjikondi që prej dekadash po vijon aktivitetin me pikturën shprehet se edhe një ekspozitë që hapi disa kohë më parë me vepra kushtuar Skënderbeut ai u përball me problemet që dolën nga institucionet. Piktori tregon se projekti i tij në fillim nuk u mor parasysh nga Ministria e Kulturës, vetëm pas ankesave të tij u mundësua që të ekspozonte në Muzeun Historik Kombëtar veprat në pikturë. Por piktori tregon se kjo nuk është mbështetja e duhur për një projekt të tillë në Vitin e Skënderbeut. Për piktorin Vangjel Gjikondi politikat shtetërore lënë për të dëshiruar, dhe GKA po tregon se ka mbyllur dyert për artistët. Problem për piktorin është dhe mungesa e promovimit për krijimtarinë nga institucionet.

-Pas ekspozitës personale në Muzeun Historik Kombëtar, si po vijon këto kohë krijimtaria juaj?

Pas ekspozimit të punëve për Skënderbeun para disa kohësh në Muzeun Historik Kombëtar, tani kam tema të tjera për të punuar në krijimtarinë time. Puna me ciklin e pikturave për Skënderbeun ka nisur që në vitin 2008, por vetëm pas dhjetë vitesh arrita ti ekspozoja veprat. Në ekspozitën që çela më parë në MHK ishin 60 punime të realizuar nga unë. Nga viti 2008 fillova ciklin mbi heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, i frymëzuar nga historiani Marin Barleti. Cikli i tablove që kam realizuar, përfshin një periudhë nga lindja deri pas vdekjes së Skënderbeut. Vepra që janë realizuar duke gjetur frymëzimin edhe tek Fan Noli apo dhe autorë të tjerë të mëdhenj. Deri tani askush nuk e ka organizuar dhe marrë përsipër një ekspozitë të tillë mbi historinë, jetën dhe veprimtarinë e Skënderbeut. Ka qenë mundësia që kjo ekspozitë të hapej kohë më parë, por është lënë më vonë, është shtyrë për probleme të ndryshme. Punët e këtij cikli pikturash janë të realizuar në vaj, dhe me formate të mëdha. Unë për këtë ekspozitë kam bërë vetë çdo gjë. Ministria e Kulturës më ka ndihmuar vetëm me sallën për ekspozimin e pikturave. Të gjitha harxhimet e tjera i bëra vetë. Ashtu si unë kam bërë më parë këtë cikël me piktura për historinë e Skënderbeut, tani do të vijoj punën me një tjetër cikël veprash. Mendoj se piktori duhet të mos merret më gjëra të dorës së dytë, e tretë në punët e tij, pra jo thjesht peisazhe dhe portrete, por të bëjë dhe gjëra monumentale. Duhet të bëjë dhe vepra madhore në krijimtarinë e tij, jo vetëm në konceptin historik, por dhe në kuptim e artit të mirëfilltë. Duhet të lodhen artistët edhe për gjëra të bukura. Dhe unë do të vijoj me tjera tema. Do të vijoj punën me një cikël tjetër veprash, por që sigurisht në aktivitetin tonë duhet të jetë dhe ndihma e politikave shtetërore, por që kjo mungon.

-Sa është problem për ju numri i paktë i sallave për të ekspozuar veprat?

Është bukur dhe kur bën ekspozita personale, por gjithashtu edhe kur je në grup piktorësh, që të ekspozohen veprat e tua. Kjo duhet të jetë dhe nëpërmjet galerive, por tek ne nuk ka, janë shumë pak. As shteti nuk po organizon më ekspozita si dikur që bëheshin në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe ishin vërtetë dinjitoze, dhe duhej të ishin përkrahur. Shteti nuk bën aktivitete, por kjo mungon dhe për ato pak galeri të tjera që janë private. Dikur bëheshin ekspozita dhe bliheshin punët e piktorëve. Koleksiononi i veprave që merrte Galeria Kombëtare e Arteve për fondin po ashtu ishte gjë shumë e mirë. Por edhe GKA duket se ka mbyllur dyert për artistët.

-Pse?

Artistët janë të prekur nga kjo që po ndodh meGalerinë Kombëtare të Arteve. Ata duan të ekspozojnë, kanë bërë punime, kanë trajtuar tema të ndryshme, por nuk është mundësia. Mua sot Galeria Kombëtare e Arteve nuk më duket pozitive. Ishte një periudhë kur drejtonte Abaz Hado, apo dhe Shabani gjatë kohës së të cilit pati ekspozita aktivitete. Por drejtori tani çfarë po bën me GKA? Më duket se Galerinë Kombëtare të Arteve është bllokuar fare. Ministria e Kulturës thotë për Galerinë Kombëtare të Arteve: Muzeu i Arteve të Bukura. Por unë i bëra një pyetje: Kush është ky muze? Ministrja nuk e përcaktonte, që nga GKA do të kthehet Muze të Arteve të Bukura. Ne flasim sot për Galerinë Kombëtare të Arteve, por që ka një vit dhe nuk po bën aktivitete. GKA duhet të bëjë aktivitete, të kemi ekspozita. Tre ekspozita gjatë vitit dhe nuk ndjehet mënyra e marketingut në GKA. Nuk ka aktivitete të mirëfillta nga piktorët shqiptarë në GKA, ose kanë ndonjë artist që marrin nga jashtë.

-GKA nuk po blen më vepra për fondin si dikur. Sa është shqetësuese për ju?

Nëse GKA nuk blen vepra për të pasuruar fondin ai varfërohet. Kjo është në dëmin tonë. Kjo është një gjë që vijon prej vitesh, ose në të kundërt mund të blejnë vetëm te ndonjë mik që kanë. Por duhet të subvencionojë shteti për këtë gjë. Nëse nuk e bën këtë të paktën GKA të bëjë ekspozita me artistët, sepse aty ekspozohen dhe mund të shiten vepra. GKA ka një varësi nga Ministria e Kulturës, që duhet ta ketë nën kujdes dhe vëmendje, por ajo nuk tregon atë që duhet për aktivitetin e artistëve. Unë hapa ekspozitën më parë në Muzeun Historik Kombëtar dhe pagova sallën për ekspozimin e veprave, që ishin dhe temë për Skënderbeun. Por unë jam artist pse duhet ta paguajë sallën e ekspozitës? Trajtoja një temë historike në veprat e mia në pikturë, është dhe Viti i Skënderbeut, dhe unë nuk kisha pse të paguaja sallën. Unë bëra një ankesë, që më pas mua m’u dha salla. Kam bërë tre herë kërkesë për ekspozitën. Kam bërë përmes projekteve që hap thirrjen Ministria e Kulturës. Nuk mora asnjë përgjigje. Bëra një ankesë më pas dhe mora sallën te Muzeu Historik Kombëtar. Por nuk është mirë, sepse ata duhej të bënin albumin, të kishin tjetër vlerësim për këtë projekt me ekspozitën time, por nuk ndodhi. Ministria e Kulturës në thirrjen që hapi për projektet thuhej që duhej të ishin dhe për 550- vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, sepse ky është shpallur Viti i Skënderbeut. Por buxhete u dhanë për njerëz që nuk ia vlen fare, dhe kjo nuk është e drejtë. Kur ti si ministri thua projekte për Vitin e Skënderbeut, atëherë pse nuk i jep vlerësimin që duhet projekteve që trajtojnë këtë temë? Shteti duhet të mbështesë projektet që e meritojnë për artistët. Piktorët nuk ndihmohen në aktivitetin e tyre krijues. Është një gjë e mirë që po organizohen dhe Koloni të Piktorëve dhe është shumë pozitive. Por çfarë ti kërkojmë ne sot Ministrisë së Kulturës? Nuk e ka mendjen te kultura, por të tjera gjëra. Edhe ato projektet që nxjerr ministria janë tjetër për tjetër. Janë negative ato që bën Ministria e Kulturës. Më thoni një gjë pozitive çfarë ka bërë?

-Ju keni studion tuaj dhe vijoni aktivitetin, me çfarë vështirësish përballeni?

Unë vijoj punën time në studio, por dhe tregu është në krizë, ndaj ankohen dhe piktorët. Piktorët duan të ekspozojnë dhe të shesin veprat e tyre. Kriza është, sepse njerëzit që kanë blerë piktura që janë dhe intelektuale po largohen nga Shqipëria. Ka familje që na kanë blerë piktura dikur por po ikin nga Shqipëria, dhe ne po ia blejmë sërish veprat. Po ju them një rast. Kur u bë ekspozita “Onufri” në 1994 kam bërë një pikturë dhe ajo është shitur. Po kjo familja, që e ka blerë këtë vepër ka ardhur dhe më ka thënë, që t’ia blej unë tani pikturën. I duhen paratë, sepse do të largohet. Sot ne nuk kemi aktivitet si dikur. Dikur bëheshin dy ekspozita në vit që ishin të organizuara nga institucionet, sot nuk ka më. Tani nuk bëhet asgjë. Edhe ato para që ka shteti i hedh në gjëra të tjera, se ka mendjen te piktura. Botimet mungojnë për autorët e njohur. Nga GKA nuk bëhen më botime si dikur. Buxhete kanë në ministri, por nuk të japin për projektet. Piktorët janë në një farë mënyre të braktisur për projektet e tyre. Mungon promovimi i piktorëve, duhet marketing. Ndaj duhet që të futet dhe shteti që të krijojë promovimin, reklamimin e aktiviteteve të ndryshme. Duke bërë një aktivitet përmes Ministrisë së Kulturës është një gjë plus dhe tërheq dhe vëmendjen e publikut. Por piktorët janë të braktisur nga politikat shtetërore, edhe unë jam me mendimin e artistëve të tjerë për problemet. Duhet marketing më shumë nga shteti për artistët kur kanë ekspozita, merr vlerë kur promovon shteti. Por ka dhe artistë që kanë krijuar klientelën e tyre. Edhe unë e kam klientelën time dhe vijnë në studio blejnë piktura. Por në përgjithësi aktiviteti i artistëve ka vështirësi dhe jo pak. Por edhe vetë artistët duhet të mundohem më shumë, që ti bëjnë më shumë marketing vetes, sepse kjo do ti ndihmonte për veprat.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat