Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...
16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...
Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...
Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja
Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret
Vasil Premçi: Shteti shqiptar politika antilibër, mungesa e transparencës gangrenë në institucionet tona
Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Nëntor 2019
Shkrimtarët shprehen se në politikat, që ndiqen nga institucionet në vend, pak vëmendje ka ndaj tyre. Në reagimet e tyre herë pas here, autorë të ndryshëm shprehen me kritika për punën e institucioneve shtetërore me librin. Për shkrimtarin Vasil Premçi, pak bëhet për të stimuluar autorët shqiptarë dhe librin shqip. Në intervistën për “SOT” shkrimtari Vasil Premçi, pohon se autorët janë të përjashtuar nga promovimi i Ministrisë së Kulturës. Me probleme për shkrimtarin, janë dhe bibliotekat në vend, që sipas tij po mbahen me dhurata, pasi për pasurimin e tyre nuk është bërë nga institucionet. Vasil Premçi është shkrimtar dhe studiues në fushën e letërsisë. Shkrimin e parë e ka botuar në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Qysh kur studionte në bankat e shkollës ushtarake, merr pjesë në konkursin kombëtar të krijimit të ushtrisë me vëllimin me tregime dhe novela “Hije që vdesin”, që vlerësohet me çmimin inkurajues. Ndër vite ka botuar libra të ndryshëm dhe shkrime në shtypin e kohës. Në mars 2016 boton vëllimin me tregime të zgjedhura lirike shqiptare "Pena e vjeshtës së artë”, me tregime të 71 autorëve të njohur shqiptarë.
-Panairi i Librit përfundoi edicionin e 22 këtë vit në Tiranë. Si autor, çfarë përcolli për ju?
Unë e shikoj Panairin e Librit si një gjë të zakonshme, një gjë e domosdoshme, por në rëndomësinë e vet. Me tendencat kryesisht të sundimit të librit të huaj, të përkthimeve kryesisht, ku botuesit thonë fjalën e tyre dhe interesat tregtare, komerciale, të fitimit, si kudo sundon dhe mban në këmbë panaire të tilla. Letërsinë për fëmijë nuk e pashë të përfaqësuar ashtu si duhet në këtë panair. Por kam informacione nga miq të mi, që po korrigjohet më së fundmi nga Ministria e Kulturës, ku pas kritikave ka një reagim pozitiv, që kanë kërkuar të jepet çmim për letërsinë për fëmijë. Pra mendohet që Ministria e Kulturës të japë çmim për letërsinë për fëmijë. Por unë mendoj, që edhe në Panairin e Librit duhet të ketë vëmendje dhe në letërsinë për fëmijë.
-Çdo vit nga Ministria e Kulturës ndahen çmimet kombëtare të letërsisë. Për ju si zhvillohen?
Ministria e Kulturës sapo nuhat, që kërkohet një gjë që ka një uri për të promovuar diçka, ai institucion e ka gjetur abonentin përkatës me kë bashkëpunon. Ministria e Kulturës e ka gjetur bashkëpunëtorin, ka komisionin e vet që e ka anonim, bën konkurset që do dhe ndan çmimet që do. Pra është një rreth i mbyllur. Ky qerthur vazhdon të punojë me trajektoren e vet, pra di ku ti shpërndajë paratë, di kë libër fut në shkolla apo kë promovon. Në fakt Ministria e Kulturës është larg shijeve dhe nivelit letrar, sipas mendimit tim. Kur i lexon këto libra të dëshpërojnë, nuk janë në vlerat që pretendojnë. Por unë mendoj që shkrimtarët janë të përjashtuar nga promovimet, nga mbështetja, që duhet nga Ministria e Kulturës.
-Pse thoni që autorët janë të përjashtuar nga mbështetja, që bën Ministria e Kulturës?
Shkrimtarët janë të përjashtuar nga Ministria e Kulturës, sepse abuzohet për ata. Të gjitha projektet e Ministrisë së Kulturës që dalin nga ajo, dalin në emrin e shkrimtarëve. Në emrin e shkrimtarëve kjo lloj e drejte është rrëmbyer, sepse shkon aty ku është llogaritur trajektorja të bjerë. Pra cili do stimulohet, cili do botohet, dhe kjo bëhet në emër të letërsisë.
-Ju jeni shprehur me kritika dhe për “Tetorin e Librit”, që u zhvillua këtë vit nga Ministria e Kulturës. Sipas jush, nuk është bërë sa duhet. Çfarë mungoi?
Për mua është bërë një punë e pamjaftueshme nga Ministria e Kulturës për librin dhe autorët. Mendoj se është bërë një punë e pamjaftueshme, në lidhje me letërsinë për fëmijë, për stimulimin e autorëve për fëmijë. Unë do të doja që të ishin menduar dhe konkurse letrare, konkurse me poezinë, me tregime, romane, pra konkurse me letërsinë për fëmijë, që duhet vazhdimisht promovuar dhe mbështetur tek ne. E dyta, mendoj që organet letrare ekzistuese duhet ti japin një vend të merituar letërsisë për fëmijë. Është gjë e rrallë, që dhe ato që ekzistojnë nuk e promovojnë letërsinë për fëmijë, ndoshta ndonjë titull i rrallë mund të qëllojë, por nuk e kanë në vëmendje sa duhet. Pra është gati-gati e mbyllur. Letërsia për fëmijë dhe autori tek ne është e pambështetur jo vetëm nga Ministria e Kulturës, por dhe tek ato pak organe për shtypin që janë. Kjo sëmundje i ka zënë të gjithë jo vetëm institucionet shtetërore, por dhe ato private.
-Për problemin me bibliotekat në vend, që duhet pasurimi i tyre me libra ju keni reaguar herë pas here. Për ju sa është bërë?
Unë i mbetem mendimit, që bibliotekat në vendin tonë janë të varfra dhe janë lënë në mëshirën e dhuratave. Por bibliotekat nuk mund të mbahen vetëm me libra, që dhurohen. Pra shteti bibliotekat i ka shndërruar në lypëse të kulturës, të lypin mbështetje. Kjo quhet politika e lypjes. Pra mungon mbajtja e bibliotekave sot në Shqipëri, përveç kombëtares që e ka detyrim çdo organ botues që i lë librat sipas ligjit. Për këtë është zgjidhur ky problem, ku aty nuk mungojnë librat e rinj, sepse pasurohet vazhdimisht, ndërsa për bibliotekat e tjera në vendin tonë në qytete dhe shkolla të ndryshme, janë lënë në mëshirë. Por kjo është një përgjegjësi e institucioneve si qendrore ashtu dhe lokale. Për librin janë shumë probleme në vend, janë mbyllur shumë hapësira. Të hyjë libri në shkolla ka një numër pengesash, por këto pengesa i ka si një libër me cilësi ashtu dhe një pa cilësi. Pra libri është i ndaluar, dhe këtë burokracia e ka zgjidhur në favor të saj, të mbylljes. Por unë do të isha për stimulimin, për kontaktet që duhet të ketë shkrimtari me lexuesin, librin, sidomos në shkolla. Për çdo gjë e ka në dorë titullari i ministrisë përkatëse
-Ju flisni për projekte dhe mbështetje, por sa ka qenë transparente për ju ministria me bordet dhe buxhetin?
Mungon transparenca, dhe është një problem gangrenë në institucionet tona. Kjo është e huazuar te politika. I ngjan tenderave, që komisionet punojnë me rreth të mbyllur, ashtu dhe te projektet te ministria. Te Ministria e Kulturës vlerësohen projektet sipas një komisioni, por askush si lexon se kush kanë qenë këta anëtarë, që kanë bërë këtë vlerësim dhe është miratuar buxheti. Kush janë këta emra, që mbajnë përgjegjësi për këta autorë, që aplikojnë në ministri? Kush janë ata emra, që mbajnë përgjegjësi për këta autorë. Por çfarë ndodh? Jepet një çmim, botohet libri dhe nuk ka vlerën që i është dhënë, por ai merr çmimin e parë. Më pas kur lexohet kalohet në një dëshpërim, por këtë e ka venduar komisioni, që është në Ministri të Kulturës, por që ai nuk dihet se kush është, cilët emra janë dhe thuhet ministria. Në emër të Ministrisë së Kulturës mbulohen mjaft nga këto qëndrimet burokratike, që dënojnë letërsinë e vërtetë, që ndihmojnë stimulimin, mbështetjen e autorëve që shkruajnë me pasion, që janë të dashur edhe për fëmijët.
-Ju keni kërkuar, që të zhvilloni një konferencë kombëtare për problemet dhe zhvillimet me letërsinë. Si po vijon puna me këtë projekt?
Ne kemi kërkuar, që të zhvillojmë një konferencë kombëtare për letërsinë për fëmijë, dhe w kemi paraqitur më parë një projekt në Ministri të Kulturës, por nuk është miratuar. Kjo konferencë përfshin të gjitha zhanret, të dëgjohet mendimi i shkrimtarëve jo vetëm në Shqipëri, por dhe në diasporë në mënyrë që ajo të dalë nga gjendja, që pretendohet se është, të evidentohen problemet e saj dhe vlerat, që ajo përmban. Ky projekt u paraqitur para dy vitesh dhe nuk është miratuar atë kohë. Ne iu përgjigjëm kritikës së Ministrisë së Kulturës me këtë projekt, si shoqatë e shkrimtarëve për të rinj dhe fëmijë. Jo duke e mohuar, por për të kërkuar bashkëpunimin me Ministrinë e Kulturës, duke i dhënë mundësi që të thotë fjalën e saj dhe të sponsorizojë, si një revistë, botimin e disa librave për fëmijë. Ne do ta çojmë sërish këtë projekt, por para dy vitesh me këtë projekt ne iu përgjigjëm kritikës së ministrisë, që deklaronte përmes përfaqësuesve të saj, që nuk ka letërsi për fëmijë dhe nuk merrte çmim. Ne pranojmë që kjo lloj letërsie ka problemet dhe defektet e saj, por ka njëkohësisht rritje dhe prurje. Pra ne menduam se çfarë mund të bënim për ta nxjerr në pah dhe çuar te lexuesi. Qëndrimet e Ministrisë së Kulturës që ka në dorë paratë, organizimin, është konceptuar sipas tyre që nuk ka letërsi për fëmijë, por jo që të na japin dhe ne mundësi se si duhen bërë ligjet që të vlerësojnë librin dhe të stimulohet libri. Nuk shtrohet problemi sot se si mund të pasurohen bibliotekat me libra, që këtu është një politikë antilibër në vend nga institucionet. Politikën nuk e bën individi, por shteti, që ka detyrim ligjor ndaj librit. Pra shteti që ka një buxhet, që duhet të ndajë qoftë për librin për të rritur dhe për librin për fëmijë.
-Për ju mungon kritika letrare në letërsinë tonë. Si ndikon kjo?
Mungon kritika letrare tek ne. Përveç Pandeli Kocit, që vazhdimisht ai me durim sakrifikon nga puna e tij dhe hedh një vështrim të përgjithshëm studimor për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen, unë nuk shikoj si autor penë tjetër me përvojë që të bëjë vlerësime objektive për të stimuluar shkrimtarët dhe letërsisë në përgjithësi në vendin tonë.
-Me çfarë po merreni këto në krijimtarinë tuaj letrare?
Unë tani jam duke punuar me një vëllim me tregime të zgjedhura, që besoj këtë vit të jetë pranë lexuesit.
Intervistoi: Julia Vrapi