BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Xhahid Bushati: “Tetori i librit” anemik, Ministria e Kulturës merret me lexime dhe jo me problemet e vërteta

Xhahid Bushati: “Tetori i librit” anemik, Ministria e

Shkrimtarë të ndryshëm shprehen se Ministria e Kulturës duhet të mendojë për të qenë më pranë librit. Sipas tyre nuk mjafton nisma “Tetori i librit”, që duhej të ishte dhe më e mirëorganizuar. Në intervistën për “SOT”, shkrimtari i njohur Xhahid Bushati e quan anemik “Tetorin e librit”. Ai shprehet se më parë duhej të ishte ndërtuar një platformë, ku duhej të ishin zhvilluar dhe takime me shkrimtarë dhe mësues të ndryshëm për problemet dhe gjendjen me librin sot në vendin tonë. Autori shprehet se mbi bazën e kësaj platforme Ministria e Kulturës duhej të kishte disa piketa se si duhej të vepronte gjatë “Tetorit të lirit”. Duke folur për librin, shkrimtari Xhahid Bushati shton më tej se gjendja nuk ka ndryshuar përballë problemeve të shumta, por sipas tij politikat nga institucionet nuk kanë ndihmuar.

-Së shpejti ju vini pranë lexuesve me librin tuaj më të fundit “Teatri “Migjeni”: Kujtesa e një qyteti”. Jeni shprehur më herët se këtë libër e keni menduar, që nga 1988 dhe e keni përfunduar në 2019. Çfarë sjell libri?

Libri është ndërtuar mbi bazën e kontributit, talentit, interpretimeve të 39 aktorëve, që unë kam pasur mundësi ti realizoj në tërë këto vite hulumtime pune të vazhdueshme. Në vitin 1988 unë u emërova gazetar në radio, për çudinë time zyra kishte një dritare që ishte përballë teatrit. Që aty më lindi ideja, që unë të bëja një libër për teatrin. Me magnetofon në dorë vite me radhë kam intervistuar aktorët e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ata që kanë qenë gjallë që nga viti 1988, një herë, dy herë, ka pasur aktorë si Bep Shiroka, që e kam intervistuar ndër vite dhe 30 herë dhe gjithmonë me pyetje atë reja. Kështu nga shiriti i magnetofonit, kujtimet, fjalët dhe përgjigjet e pyetjeve janë hedhur në tekst. Krahas kësaj unë kam hulumtuar të gjitha gazetat dhe revistat, nga 1949 e deri në 1990, shkrimet që janë bërë për shfaqjet e teatrit “Migjeni” në Shkodër, të cilat dhe ato janë një literaturë e domosdoshme dhe janë brenda faqeve të librit. Nga ana tjetër krahas tekstit që “flet”, flasin edhe fotografitë që janë pothuajse gjithëpërfshirëse të shfaqjeve të këtyre aktorëve dhe të tjerëve. Pra është një libër, që të gjitha këto flasin për një kujtesë dhe mos harrim i traditës teatrore, që qyteti im e kishte për zemër.

-Teatri Migjeni” këtë vit feston 70- vjetorin e tij. Çfarë përfaqëson për ju në jetën artistike?

Tetari “Migjeni” në Shkodër i ka dhënë jo vetëm artit shkodran, por dhe atij shqiptar vlera të jashtëzakonshme aktorësh, i ka dhënë arritje dhe për mua qëndron në panteonin e artit shqiptar.

-Si e shikoni nismën “Tetori i librit” i shpallur nga Ministria e Kulturës?

“Tetori i librit” po mbaron edhe si muaj. Lexuesi do të dijë për jetën e autorit, librin, për arritjet e letërsisë së moshës së tyre, etj. Por nga ato që kam parë dhe ndjekur deri tani, i gjithë ky “Tetor i librit” për mua është anemik, i zakonshëm, brenda kornizave të zakonshme thjesht bisedë, ardhja e shkrimtarit, pyetja e lexuesve, ndonjë recitim ose lexim i ndonjë kapitulli, dy faqeve, apo fjalive. Pra për mua nuk ia ka arritur qëllimit “Tetori i librit”. Ministria e Kulturës nuk ka bërë platformën.

-Kur ju thoni duhej një platformë, çfarë keni parasysh?

Mbi bazën e kësaj platforme ministria duhej të kishte disa piketa. Unë po shfaq disa alternativa, që kisha dëshirë që të ishin kombëtare. Për shembull të ishte një politikë “Shkrimtari i vendlindjes”, “Zëri i bibliotekës”, “Të njohë jetën e shkrimtarit të huaj përmes gjuhës së tij”, etj, pra të ishte një lloj programi. Mund të ishte edhe një çmim me emrin e një shkrimtari për veprën më të mirë të një autor të ditëve tona për shembull të ishte çmimi “Odise Grillo”, “Tasim Gjokutaj”, “Gaqo Bushaka”, etj. Ky “Tetor i librit” duhej të kishte një dëgjesë me drejtorë bibliotekash, mësues të pasionuar dhe shkrimtarë, ku të dëgjoheshin mendimet dhe më pas të bëhej një platformë. Unë nuk e kuptoj dot “Tetorin e librit” pa kontributin e dukshëm të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Letërsisë për Fëmijë. Ministria e Kulturës duhet ti jepte kësaj shoqate pak rrezatim, por kam frikë se nuk e njeh fare këtë shoqatë.

-Ju keni reaguar dhe më parë për problemet, që janë sot në fushën e librit në vend. Çfarë ka ndryshuar dhe sa po mbështeten autorët shqiptarë nga institucionet, si kanë ndikuar politikat që janë ndjekur deri tani nga ministria?

Nga problemet, që unë kam folur më parë nuk ka ndryshuar asgjë. Bibliotekat janë përsëri të varfra, shkrimtari mbetet sërish i varfër në misionin e tij, është tjetër pasioni për letërsinë dhe krijimtarinë letrare, por ndihma është shumë e paktë nga institucionet. Unë nuk shikoj gjëra konkrete. Le të jenë dhe dy objektiva, por ato të realizohen, mos të na mbysë globalizmi. Unë prisja më shumë nga Ministria e Kulturës, prisja më konkretisht. Edhe vjet qe leximi dhe këtë vit leximi. Por çfarë vlere ka nëse lexon vetëm dy faqe libri para nxënësve? Nuk ka vlerë vetëm kaq. Kur flasim për “Tetorin e librit”, fëmijëve çdo aktivitet që bëhet në këtë kuadër duhet ti mbesë në kujtesë, si dhe vetë ai duhet të jetë personazh, që të thotë në këtë ditë libri unë vërtetë kontribuova. Por kontributi është kur fëmija ta ketë lexuar, pra të ketë ardhur dhe libri në bibliotekë. Por sot problemet për autorët shqiptarë, nuk janë të pakta.

-Shpërndarja e librave sa është problem për ju, sa arrin të shkojë libri në zonat e largëta?

Shpërndarja e librit është jo pak problem. Janë probleme financiare, janë probleme të vjetra, kërkon planizime, etj. Por shumë libra, që botohen në Tiranë pak vijnë në rrethe. Pothuajse aspak në bibliotekat e fshatrave. Unë e pëlqej, që shumë shtëpi botuese kanë filluar dhe duke përdorur shitjet online të librave. E dyta, duhet të ketë më shumë propagandë për botimin e librit. Por dhe çmimi i librave është pak i shtrenjtë, sepse është e vështirë për ekonominë, që kanë sot njerëzit në vendin tonë.

-Ministria e Kulturës ndan çdo vit çmimet kombëtare në letërsi. Si i keni parë ndër vite?

Janë interesante, por unë mendoj se për pjesën e letërsisë për fëmijë duhet të ketë më shumë se një çmim. Unë nuk e di se kur do ta japë edhe pse është premtuar. Mirë do të ishte që të jepej në muajin tetor, meqë e kanë shpallur dhe muajin e librit. Por duhet të ishte më shumë se një çmim.  

-Ka autorë që janë shprehur, se bibliotekat nuk mbahen me lëmoshë, kur flitet për disa dhurime librash nga institucionet. Çfarë duhet bërë?

Unë e kam thënë që duhet planifikuar që nga Ministria e Arsimit. Një person, që përcakton në portal mësuesin, ashtu duhet të jetë dhe një punonjës biblioteke, sepse vetëm kështu mund të bëhet dhe të gjallërohet jeta e librit në atë shkollë. Bibliotekat e shkollave janë të varfra, ashtu si janë të varfra dhe ato në qytete. Është e vështirë të gjesh të plotë krijimtarinë e një autori, nëse do të kërkosh librat e tij në bibliotekë është e pamundur. Institucionet fjalë shumë e punë pak për këto probleme. Dhurimet kanë një vlerë, por ama duhet të ketë vijimësi pasurimi i bibliotekave me libra, duhet të ketë plane. Duhen dy ministritë, që të bëhen bashkë dhe të kenë një program të veçantë me buxhet për bibliotekat e qyteteve dhe të shkollave, por në fshatra gjendja është më e mjeruar.

-Për një autor sa i vështirë është sot botimi i librit?

Mos harroni se sot shkrimtarët më shumë mendojnë se si ta botojnë librin, se sa si ta shkruajnë. Është dramë e madhe kur s’ka para. Shumë shtëpi botuese nuk ofrojnë ndihmë, e di që e kanë biznes, por duhet të jetë më dashamirës me autorët. Janë disa shtëpi botuese, që kanë afruar shkrimtarë, përgjithësisht të letërsisë për të rritur. Unë do të dëshiroja, që të ishin më dashamirës dhe për ata autorë të tjerë, që ata i shohin të talentuar, për ti dhënë mundësi për të botuar libër tjetër. Sot autorët në vend kanë shumë probleme, por ndihma nga institucionet për librin nuk është. Ju pohova, për mua situata nuk ka ndryshuar dhe gjithmonë do ti bie kësaj këmbane alarmi. Në vend kemi një atmosferë mbytëse për librin. Ministria e Kulturës sikur është hapur pak shumë, por duhet të ketë një drejtori të veçantë në lidhje për letërsinë shqipe dhe të huaj për fëmijë. Ajo të ketë më koordinim me hallkat e tjera, dhe shumë gjëra mund të bëhen konkrete, të prekshme dhe më rezultative. Por ne dikur nga ministria kishim nismën “Takohemi për një libër”, tani e shohim si “Tetori i librit”. Janë të njëjtat gjëra. Formate të njëjta. Ministria e Kulturës nuk ka vizion për librin, se po të kishte do të mbetej diçka në kujtesë.

-Ju jeni shprehur me kritika për fondin e krijimtarisë letrare, që ndan Ministria e Kulturës. Çfarë doni të ndryshojë?

Ministria e Kulturës shpalli këtë vit thirrjen për mbështetjen e krijimtarisë letrare, që ia kushtoi letërsisë për fëmijë dhe fituan pesë krijues. Unë nuk dua të gjykoj ata, sepse kam rezervat e mia. Por ka një problem. Në motivacionin librave të tyre, që janë dhënë nga juria, nga ajo që i ka formuluar kam kuptuar disa gjëra. E para, ai apo ajo që i ka formuluar se njeh fare letërsinë për fëmijë. E dyta, ndërtimi i fjalive të veprave të shkrimtarëve fitues po ti kishte prej së vërteti letërsia për fëmijë do të isha shumë i lumtur, por asnjërën prej tyre nuk e ka ende letërsia. Pra ka një pompozitet në ndërtimin e fjalive, që i kanë marrë siç duket nga leksionet apo problemet didaktike nga bota e jashtme, sepse me ato lloj formulimesh dhe me njohjen e shkrimtarëve të krijimtarisë së tyre më rezulton një pikëpyetje e madhe, dhe më duket dhe veprat që kanë fituar si kanë vlerat e duhura. Por nëse i ka dhënë juria është tjetër problem, mua nuk më intereson. Mund të them, që Gaqo Bushaka është i shquar në përrallë jo në poezi. Nuk ka ndonjë kontribut vlerash ndonjë që ka fituar me rrëfenjat, apo një tjetër me një përrallë të karakterit didaktik. Është tjetër letërsia didaktike dhe tjetër e mirëfilltë. Unë mendoj, që brenda konkursit kishte shumë letërsi didaktike dhe jo të mirëfilltë. Unë jam për letërsi artistike të mirëfilltë, për këto vlera librash.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat