BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

kultura-lifestyle

Xhevair Lleshi: Libri fatkeqësisht ka vdekur, biblioteka nuk ka dhe libraritë janë si kioska

Xhevair Lleshi: Libri fatkeqësisht ka vdekur, biblioteka nuk ka dhe

Me librin dhe leximin është një gjendje me shumë probleme. Kjo është pohuar nga botues dhe autorë të ndryshëm, dhe sipas tyre përgjegjësia shkon edhe në institucionet shtetërore. Edhe pse Ministria e Kulturës ka bërë me dije se ka përgatitur projektligjin e ri për librin, sërish për autorë të ndryshëm ka paqartësi në lidhje me funksionimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Në intervistën për “SOT” botuesi dhe autori Xhevair Lleshi shprehet se problem mbetet ana përmbajtësore e projektligjit. Sipas tij është e paqartë se si do të funksionojë kjo qendër. Me kritika ndaj politikave që janë ndjekur deri tani në fushën e librit në vend, botuesi dhe autori Xhevair Lleshi shprehet se është një situatë, që duket se libri ka vdekur dhe është një gjendje e rëndë. Për botuesin bibliotekat sot mungojnë dhe libraritë janë si kioska mjaft të vogla.

-Projektligj i librit parashikon dhe krijimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Si e shikoni?

 Qendra është pjesë e ministrisë dhe bën planet e saj, punët e saj. Kjo është e mirë për ne jo e keqe, por nëse ajo bën punën që do të thotë të merret me librin, mos ketë selektime emrash njerëzish që bëjnë pjesë te libri, por ta vërë këtë në funksion të emergjencës totale që ka libri shqip. Emergjenca totale e librit shqip: mungon interesimi i shtetit dhe i qeverisë shqiptare për librin shqip. Unë për Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit kam problem anën përmbajtësore, sepse në projektligj duhet të bëhet e qartë. Çdo qendër mund të punojë me projektligj apo me ligj, por mund të punojë dhe me rregullore të brendshme. Nëse kjo është pjesë e rregullores së brendshme, duhet të bëhet e ditur. Rregullorja e brendshme mund të tregojë se si duhet të veprohet me librin. Pra projektligji vetë nuk është i qartë deri sa nuk ka përmbajtjen, përse do jetë kjo gjë. Kjo gjë mund të përcaktojë disa pika, por kush janë? Ndaj duhet të ishin përcaktuar disa pika konkrete se me çfarë do merret. Do organizojë bibliotekat e komunitetit? Do të shtojë bibliotekat e rëndësishme të çdo bashkie? Fondet që do gjejë biblioteka jo për të blerë fsheha dhe kompjutera, por për të blertë libra, kush do jenë? Këto po nuk u përcaktuan në ligj nuk ka vlerë me rregullore të brendshme. QKLL mund të bëjë edhe dy seminare dhe e quajnë të kryer punën, merr dhe para për këto aktivitete, por kjo nuk i vlen librit shqip. Vetëm një organizatë siç jemi ne kemi botuar këtë vit  20 tituj të rinj me autorë shqiptarë shumë të rëndësishëm si Roland Gjoza, Agim Shehu, Bujar Balliu, Istref Haxhillari, etj. Janë autorë që janë botuar vetëm nga Instituti i Edukimit Trashëgimisë dhe Turizmit. E dini çdo të thotë kjo? Ne kemi botuar këta autorë që nuk janë pak, dhe të mos gjej asnjë përkrahje! Janë botuar me një sakrificë të jashtëzakonshme nga instituti që drejtoj unë, dhe kjo do të thotë që shteti i shikon si armiq botuesit, ata që ngrenë zërin dhe thonë të vërtetën, kjo është e tmerrshme. Nëse këto nuk do të jenë pjesë e ligjit atëherë kush do të jetë? Projektligji nuk ka përmbajtje, ku do të vejë libri shqip, ku do përkrahet kjo iniciativë e librit shqip, si do mbrohet gjuha shqipe, këtë e ka funksion kjo qendër, por jo me rregullore të brendshme, por me ligj. Rregullorja  brendshme ikën një ministër vjen një tjetër dhe e ndryshon si ti teket.

-Është pohuar nga shkrimtarë dhe botues, që drejtori libri nuk ka në ministri. Për ju çfarë po ndodh?

Kjo është një mënyrë organizimi. Puna e organizimit të saj nuk më intereson.  Ministria e ka përqendruar punë me librin te QKLL, që duhet të jetë me të gjitha predispozitat përkatëse se çfarë do bëjë me librin dhe jo fjalë bosh. Çfarë do bëjë me bibliotekat, si do përhapen këto biblioteka? Do të ketë biblioteka në ushtri, në spital, do të ketë biblioteka në qendra të tjera të rëndësishme? Jo. Atëherë edhe një i sëmuri nuk ka mundësi të lexojë një libër.

-Në Ministri të Kulturës në 2014 u mblodh dikur Këshilli Kombëtar për Librin, që nga ajo kohë nuk u përmend më. Çfarë mund të na thoni?

Edhe kjo është ana organizative. Unë nuk po flas për anën organizative. Unë po flas për gjëra të përmbajtjes. QKLL nuk është e qartë në përmbajtje se çfarë do të bëjë me librin shqip, kush janë fondet për librin? Si do përkrahen autorët shqiptarë, si do mbrohet gjuha shqipe, si do jetë përkujdesja për librin, kush janë fondet që jep qendra? Nuk flet asgjëkundi dhe kjo është përmbajtja. Nuk ka ligj që e mbron librin shqip, por ka ligj që e denigron dhe lë bosh. Pra nuk merr asnjë përgjegjësi qendra për librin shqip.

-A ju ka ardhur një ftesë nga ministria për të qenë në diskutimet për hartimin e këtij projektligji, pasi ju jeni autor dhe botues prej vitesh?

Jo fare. Për mua le ta hartojë me kë të dojë projektligjin ministria, por unë flas për interesin e librit shqip tani, jo për interesat e botuesve. Kur njeriu ka vendosur të jetë i ditur dhe ta quajë veten të ditur në çdo drejtim nuk pyet njeri. Edhe Ministria e Kulturës e konsideron veten të gjithëditur sikur i di të gjitha. Por ne kemi një punë konkrete, ne bëjmë libra, ne prodhojmë libra, hallet i dimë ne ku rëndon nuk i di ministria.

 -Gjatë kësaj kohe nga Ministria e Kulturës flitet për leximin, politikat për të nxitur leximin, etj. Ju si e shikoni?

Nuk do politika, do biblioteka. Lëri politikat dhe fjalët boshe, fjalët pa kuptim dhe abstrakte për ti thënë tjerëve se po flas. Mund të flasësh dhe shumë bukur, por ti nuk ke përmbajtje në këto fjalë që thua, nuk ke qëllimin se çfarë do bësh, detyrën se si do të arrish se thua. Mund të thuash që do bëj rregullore të brendshme, por nuk pi ujë se ikën dhe vjen një tjetër dhe bën si të teket, kurse ligji e detyron.

-Pse jeni kundër dorëzimit të librave në Bibliotekën Kombëtare?

 Asnjë libër nuk duhet të dorëzojmë për bibliotekat. Nuk duhet, por ne i kemi çuar se na e detyron ligji nuk na jep ISBN. Ajo le të blejë sa të dojë, të blejë atë që i duket e rëndësishme për Bibliotekën Kombëtare. Si vendoset në ligj, dhe jo pa shpërblim. Po e përsëris dhe njëherë nuk është e rregullt, përse kërkohet sadaka, përse kërkohet falje, përse kërkohet dhuratë? Kur ministria lekët për të blerë librat i siguron me ligj, dhe këto vlejnë për të gjitha bibliotekat e Shqipërisë dhe të bashkive. Ajo e di ku i atashon lekët për ti blerë, por jo të blihen fshesa dhe kompjutera, por libra. Nuk duhet të çojmë ne asnjë kopje libri në Bibliotekën Kombëtare. Përse duhet të jetë kjo? Kujt i vlen libri 3 kopje atje? Biblioteka Kombëtare duhet të blejë 10 -20 kopje që ti shërbejë njerëzve. Tre do të thotë për të kyçur tre libra se nuk kemi vend. Ju po na i falni dhe ne po i mbajmë. Por kjo nuk shkon. Që të jetë libri në bibliotekë ka lezet kur është në funksion të lexuesit. Kur merr 3, i merr për ti mbyllur jo për t’ia dhënë lexuesit. Bëje ti si ministri ligjin si duhet. Edhe bibliotekat në bashki të mëdha nga 10 tituj ti blejnë, dhe  të voglat nga pesë. Nëse janë 60 bashki që të blejnë nga 5 kopje librash do të thotë 300 tituj. E dini se çfarë do të thotë kjo? Që me 300 libra shtëpia botuese merr frymë dhe punon, sepse tirazhet këtu janë llahtarisht të vogla dhe në shitje të lirë dalin 200 libra, 800, etj, varet nga tregu. Çfarë i duhen kaq pak kopje që thotë ministria, pse me fasada do shkojmë tërë jetën? Një bibliotekë lagje do 20 libra për titull, që tua shërbejë njerëzve. Por unë gjithmonë e kam thënë që libri kërkon dhe një ujdi mes qeverisë dhe botuesve. Qeveria të thotë na sillini projektet për të gjitha urat e Tiranës dhe të ngrini anash tyre librari prej xhami, ne ua japim me PPP të gjithëve. Pse nuk e bën me urat, që të bëhet qytet i veçantë me librari xhami, sepse librin e kanë lënë të zvarritet rrugës si gjarpër, ta godasin dhe vrasin. Unë kam thënë dhe them se libri, për fat të keq, ka vdekur. Kjo është një gjendje tmerrësisht e rëndë. Biblioteka nuk ka, libraritë janë kioska, domethënë mjaft të vogla, shkollat janë blinduar që libri shqip të mos futet kurrë, lexuesit hipotetikë janë aq pak sa askush nuk e merr dot me mend. Ia vlen që me këtë temë të merremi gjerë e gjatë. Dhe meqë s'kemi kohë po mjaftohemi me thirrjen ndaj kryeministrit, se vetëm ai i jep zgjidhje këtij halli. Hapni bibliotekat në çdo qendër bashkie dhe në lagjet e Tiranës. Hapni libraritë (lejoni PPP) në urat e Lanës. Lejoni shpërndarjen shtetërore (tarifat) për shpërndarjen e librit...Amin...

-Çfarë mendoni për Lëvizjen Kombëtare për Lexim, që po prezanton ministrja e Kulturës?

Për mua e gjitha kjo është fasadë. Ne nuk heqim dorë nga dukja e jashtme e gjërave.

Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat