BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

kultura-lifestyle

Xhevair Lleshi: Ministria e Kulturës na plasi shpirtin me projektligje, të krijojë biblioteka dhe të shpëtojë shqipen

Xhevair Lleshi: Ministria e Kulturës na plasi shpirtin me projektligje,

Libri është lënë në harresë nga politikat e institucioneve, botuesit përballen me jo pak probleme në aktivitetin e tyre, por dhe bibliotekat janë në mjerim. Kjo është gjendja që ndodhet sot libri e ku duket se zëri i shkrimtarëve dhe botuesve nuk dëgjohet. Për shkrimtarin dhe botuesin Xhevair Lleshi kjo është një situatë që tregon se libri ka vdekur për institucionet. Në intervistën për “SOT” ai tregon se në një kohë që Ministria e Kulturës flet për projektligje do të ishte më mirë të mendonte dhe për çështjen e bibliotekave, ku ekzistueset janë në mjerim dhe një pjesë tjetër janë zhdukur. Sipas tij në këtë situatë, vëmendja duhet të kthehet tek shkrimtarët, për mos ti lënë të varfërohen e mjerohen.

-Panairi i 20 i librit në Tiranë e uli siparin. Për ju, si u përcoll atmosfera e këtij aktiviteti mjaft të rëndësishëm për librin?

Për mua u shpall zyrtarisht dhe s’duhet të çuditemi aq shumë, pasi bashkëjetesa e librit me pushtetin është gjithnjë në rend të ditës. Po të dojë pushteti ka libra, po të mos dojë ai, pushteti, libri le të ndrijë sytë! Mendoj se pushteti ka nevojë për rekuizitë që të bëjë një përshtypje sa më të madhe. Sepse këtë përshtypje libri e bën. Ai rri bukur sikur të jetonte në oborret e “princave” më të shquar! Edhe në panair libri ka një paraqitje dinjitoze dhe përplot elegancë, gati-gati tërë mburrje. E megjithatë nuk e ka aspak të qetë shpirtin libri! Sigurisht panairi i 20-të e uli siparin. Por pas këtyre ditëve të gëzueshme ai e di se do ta përplasë kokën në zakonshmërinë e tij, në të përditshmen e pafat.

-Po institucionet, Ministria e Kulturës sa qe pranë jush në këtë panair?

S’dihet se kush tha, me zë të lartë se po arratiseshin librat prej stendave dhe tryezave, pirgjeve dhe kuadrateve elegantë të arkitekturuara në panair. E dini? Komunikata qeveritare shtetërore mund të thoshte fare mirë për suksesin e panairit se morën pjesë 200 mijë vizitorë! Se u botuan gjatë vitit 2017 mbi 10 000 tituj të rinj (me ISBN të rregullt)! Sa 1/3 e Italisë ! Se janë blerë mbi 300 mijë libra ! (O Zot i madh!) Se vetëm bibliotekat publike paskan blerë 300 libra! Se panairi u vizitua nga 100 mijë nxënës e studentë! Se libri i një politikani shkrimtar u ble nga 5000 lexues! Mirëpo fatkeqësisht mua më duhet të konfirmoj se TVSH e librit është 20 përqind  dhe kërkohet nga botuesit5 përqind . Se tatimi mbi fitimin (për honoraret) është 15 përqind, kërkohet të jetë të shumtën 5 përqind. Eh! Këtu fillon edhe komedia etatiste: Shqipëria ka vetëm 1 bibliotekë kombëtare, që merr 5 kopje librash falas! Shqipëria ka 10 universitete publike dhe asnjëri nuk merr libra! Shqipëria ka 500 shkolla të mesme dhe shteti nuk pajis asnjë bibliotekë të tyre me libra në vit! Shqipëria ka 20 burgje dhe nuk pajis asnjë bibliotekë të tyre me libra. Nuk ka biblioteka për 10 mijë policë! Nuk ka asnjë bibliotekë për 7 mijë ushtarë profesionistë!  Nuk funksionon asnjë bibliotekë shkolle për mbi 500 mijë nxënës !Pa le sikur të zinim ngoje që ka afër 2000 shkolla nëntëvjeçare pa një bibliotekë! E kush mund t’i bëjë ata me biblioteka përveç shtetit?! Nuk funksionon asnjë bibliotekë për 54 azile pleqsh ! Nuk ka asnjë bibliotekë për 100 mijë fëmijë kopshte fëmijësh! Shqipëria ka 62 universitete private dhe asnjë bibliotekë - kuptohet me libra artistikë dhe libra të tjerë! Shqipëria ka 32 spitale të mëdhenj dhe asnjë bibliotekë ! Shqipëria ka 61 bashki dhe vetëm 12 biblioteka publike (që nuk funksionojnë për librat)! Shqipëria ka pasur mbi 20 ministri (tani 15 ministri !) dhe asnjë bibliotekë pranë tyre. Tirana ka pasur 11 biblioteka lagjesh dhe tani nuk funksionon asnjë syresh! Shqipëria ka pasur 11 qytete industrialë që tani janë kthyer në fshatra të rëndomtë se për biblioteka as që bëhet fjalë!  Asnjë fshat (për be!) në Shqipëri nuk ka qoftë edhe një sallë leximi! Shqipëria ka vetëm 1 bibliotekë shëtitëse me libra në Lezhë. Çfarë shteti jemi ne?

-Jeni shprehur se libri dhe letërsia kanë vdekur. Pse?

Po. Libri ka vdekur. Nuk e more vesh ç’numërova më lart? Apo as kjo nuk sjell ndonjë gjë të re, ndërsa mbetëm duke thënë se ka shumë poezi lirike të bukura që të kujtojnë poetët e mëdhenj të botës? Ndoshta duket si ndonjë lajthitje të një konceptimi të ri. Ëndërrime për libra e biblioteka. Kur isha nxënës në shkollën e mesme mbetëm duke lexuar fshehurazi nën banga librat artistikë që na kapte dora dhe na ngatërroheshin gjithë lëndët mësimore në një qerthull të vogël. Por gjithnjë vlon ëndrra për të rënë në gjurmë lexuesish të shumtë. Mesazhi është i qartë: politikat kulturore fillojnë e mbarojnë me librin. Vetëm me librin: e-book, audio, letër, s’ka rëndësi! Prozë, poezi, figura kozmike të papara, ese, albume, arte dhe totemë të rinj. Ja për totemët e munguar ka vdekur libri. Jo, sot nuk mungojnë librat, por tek ne vdesin sapo lindin.

-Një projektligj i librit në faqen zyrtare të ministrisë. Nëse e keni parë për ju si janë këto ndryshime, sa ndihmojnë në aktivitetin e librit?

Na plasën shpirtin vetëm projektligjet. Libri i botuar konsiderohet ai libër që respekton të drejtën e autorit. Kjo është pika e parë. Libri duhet të jetë i një niveli shumë të lartë: një shqipe e kulluar! (Dhe mos harroni: ne kemi kryeministrin një folës të përkryer të shqipes! Rast i rrallë vërtet! Por që edhe urrejtës i madh i bibliotekave dhe i librave të shqipes që të mund të shkojnë më të mirët në numrin e madh (sa më të madh të bibliotekave!). Pra ky ligj duhet të rregullojë një herë e mirë çështjen bibliotekë. Jo, nuk duhet të kemi një ligj që sanksionon pamundësinë e shpërndarjes së librit dhe mënjanimin e bibliotekave ! Mos i jepni fuqi një ligji të dobët ! Të mos bëhet libri në të zezë! Krijoni bibliotekat kudo dhe shpëtoni shqipen ! Këtë e keni në dorë ju dhe nesër historia (e shkruar anglisht ndoshta!) do t’ju ndëshkojë rëndë!

-Në mars të vitit 2014 ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro mblodhi Këshillin Kombëtar të Librit me funksion si një organ këshillimor i rëndësishëm i dikasterit që ajo drejton. Por nga ajo kohë nuk jemi më në dijeni të jetë mbledhur ky këshill. Çfarë mund të na thoni në këtë situatë?

E pse u dashka të mblidhet ky këshill? E keni gabim! Mjafton që një gjë ta krijojmë, të duket si emër i madh, të jetë butafori, të tingëllojë pak kombëtar (nga emri), të ngjallë edhe pakëz shpresë, pra të duket. Kaq mjafton. Kështu kemi jetuar mot e jetë, jemi mësuar me lugë zbrazët, me trysninë e thikës që të ngulet në brinjë. E besoni? Bëjmë sikur punojmë, bëjmë sikur besojmë, po në të vërtetë jemi. A do dalim dot nga kjo farsë? Nuk e di, nuk besoj se do të dalim. Shiko, është e thjeshtë. Kreu i shtetit bën sikur. Imami dhe prifti bëjnë sikur. Në shkollë bëjnë sikur. Në punë po dihet kjo është modë. Atëherë ç’presim të jemi? Kush janë atëherë ata që do na lexojnë? Po të duan ata që bëjnë diçka e gjejnë edhe rrugën. Nuk harroj 3 termat themelor të librit në ligjin, të paktën, norvegjez: Libri bëhet libër; Libri shkon në bibliotekë në tirazhe sa një e treta e popullsisë; çdo fëmijë është i detyruar të lexojë të paktën një libër në javë. Nyjat ose nenet pastaj rregullohen vetvetiu. Pa zbukurime. Pa pikën e teprimit. A e bëjnë dot këtë? Jo. Atëherë le të ikin.

-Dikur ministrja Kumbaro ka pohuar se në politikën që duam të zhvillojmë, duam të krijojmë më shumë hapësira për të mbështetur krijuesit, duke promovuar mendimin krijues, debatin, edukatën e leximit, jo vetëm kryejmë detyrën tonë në politikat edukuese të publikut, por ndihmojmë edhe krijuesit. Për ju sa ka bërë?

Unë nuk jam këtu të marr në gjykim punën e ministres së Kulturës, por dua të them dy gjëra fare të thjeshta: E para po e vure dikë prift, mos i rruaj mjekrën! Nënteksti është i qartë. Dhe e dyta çdo gjë duhet e hapur e pa komplikime për gjithçka që bëhet! Po u bënë këto atëherë s’ka asgjë të fshehtë dhe mjerë ata që shkelin në rërë të nxehtë! Kthejuni shkrimtarëve dhe artistëve shtëpinë e tyre! Dhe mos i lini artistët e shkrimtarët të bëhen zi e më zi, të varfërohen e mjerohen! Zot i madh! Më del para syve vetëm një fakt drithërues: mozaikisti i shquar shqiptar Sajmir Strati ka fituar dhjetë rekorde Guinness që unë i kam quajtur rekorde shpirti në librin tim, që ende s’e kam hedhur në shtyp dhe punët e tij të jashtëzakonshme shteti nuk i ka fare në hesap! Ku ta gjesh këtë artist dhe e lë të robërohet. S’di ç’të them më. Po gëlltis zërin tim bashkë me frymën. Ja, i bëra me të ardhurat e mia 14 biblioteka shkollash, po a i shpëtova shkollat, thua? Jo. Dhe pas me siguri kam marrë nxjerrjen e gjuhës! Po si mund të dilet nga ky qerthull? Vështirë dhe ministria si çdo gjë e pushtetshme dhe e vetëdijshme e kësaj bote më detyron të presë brenda dëshpërimit të madh! Si ta ndihmojmë librin? Pushtetmbajtës, vini gishtin në plagë, që të shërohet !

-Ministrja Kumbaro gjatë këtij muaji po vijon me nismën “Takohemi për një libër”. Në gjykimin tuaj sa po shërben dhe si po zhvillohet?

Edhe në këtë rast gjërat rrjedhin thjesht. Takohemi për një libër është e bukur, por sidoqoftë është parullë. E kjo “pi ujë” kur kthehet në lëvizje, e cila kërkon patjetër motivim. Duke filluar edhe me atë financiar. Nga motivimi i fuqishëm shkohet drejt formimit të interesave dhe bindjeve të forta. Po kthehemi në një popull arixhi. Se punë s’ka, gjuha po vdes, letërsia dhe librat po ashtu, atëherë ç’mbetet? Vetëm të largohet nga sytë këmbët. Dhe ai që ka sy këtë e sheh, prandaj dhe thirrja ime qytetare mbetet vetëm në një pikë: Lërini parullat dhe bëhuni konkretë zotërinj. Doni që të lexohet një libër? Po? Gjeni fondet e duhura dhe çojini në çdo shkollë në çdo universitet, në çdo burg, në çdo spital, azil, kopsht, repart policie apo ushtarak, etj,  nga pesë libra që ta lexojnë. Dhe ky libër mbetet për jetë. Po a i keni sytë në ballë? A doni realisht ta shpëtoni gjuhën shqipe dhe letërsinë shqipe, vetëdijen dhe nënvetëdijen e popullit shqiptar? Bëjeni pa bujë dhe në pikë të hallit qofshi mos e thoni kurrë më shprehjen “Jemi populli dhe vendi më i varfër në Evropë!”, se na i nxitë më keq nga ç’e kemi të nxirë faqen dhe jetën! Apo nuk e dini as këtë?

Intervistoi: Julia Vrapi