BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

kultura-lifestyle

Ylber Gjini: Artistët sot të dërrmuar ekonomikisht, shteti nuk e ka në axhendë artin në vend

Ylber Gjini: Artistët sot të dërrmuar ekonomikisht, shteti nuk e

Dekada në skenë baritoni Ylber Gjni është një nga artistët e vlerësuar me aktivitetin e tij artistik. Pjesëmarrës në vepra të ndryshme operistike, baroni ka realizuar role që kanë marrë vlerësimin e publikut. Por me fillimin e këtij sezoni artistik, baritoni shprehet se për problemet e artistëve duket se nuk është menduar. Edhe pse ai pohon se me rregullimin e Teatrit të Operës dhe Baletit kushtet e punës do të ndryshojnë për mirë në aktivitetin e artistëve, ai shton se janë të tjera probleme që prej vitesh janë bërë me dijeni dhe në Ministrinë e Kulturës dhe nuk është bërë gjë për zgjidhjen e tyre. Në intervistën për “SOT” baritoni i njohur Ylber Gjini shprehet se nuk është e drejtë zvarritja, që i bën Ministria e Kulturës kërkesave të artistëve për të gjetur një zgjidhje. Për baritonin, sot artistët në vend janë të dërrmuar ekonomikisht, pasi pagat janë të ulëta dhe përballen me jo pak vështirësi për jetesën e tyre.

-Ju keni qenë nga zërat kritikë për problemet, që kanë shoqëruar artistët ndër vite. Herë pas here kërkesat i janë drejtuar dhe Ministrisë së Kulturës. Çfarë ka ndryshuar?

Për aktivitetin e artistëve problemet vazhdojnë. Nga kërkesat tona nuk është bërë asgjë nga Ministria e Kulturës. Në dijeninë time sindikata e artistëve i ka bërë së fundmi sërish letër Ministrisë së Kulturës për të nisur puna për kërkesat tona, por asgjë nuk është bërë deri tani. Problem është te ligji për artin, që ne duam një ligj të ri, statusi i artistit që është gjithashtu një kërkesë e jona prej vitesh, që ende nuk ka gjetur miratim. Por dhe mosha e pensionit për disa profesione të vështira të artistëve vijon të jetë shumë problem. Nuk është e drejtë kjo zvarritje, që i bën Ministria e Kulturës kërkesave tona, pra për të nisur puna, për tu takuar me sindikatën e artistëve, por nuk duan ta bëjnë. Artistët sot në vendin tonë nuk janë të vlerësuar.

-Pse nuk ka vlerësim?

Historikisht në vendin tonë artistët kanë qenë dhe janë të pavlerësuar. Nuk e ka njeri mendjen te artistët, te zhvillimi i artit dhe kulturës në vend. E them këtë, sepse janë shumë probleme që na shoqërojnë në jetën tonë dhe aktivitetin artistik. Janë kërkesa, që bëhen prej vitesh në drejtim të institucioneve dhe nuk kanë gjetur zgjidhje ende. Vetëm zvarriten dhe flitet, por asgjë nuk bëhet për përmirësimin e gjendjes. Kështu ka arritur puna tek ne. Nuk mendon njeri për artin. Shteti nuk e ka në axhendë artin në vendin tonë. Ne si artistë i drejtohemi qeverisë, Ministrisë së Kulturës për problemet tona, por nuk është bërë gjë. Në këtë rrëmujë, që është në vendin tonë arti mendohet i fundit nga shteti. Në momentin që jam sot unë, shikoj që artisti në vendin tonë përballet me vështirësitë ekonomike, që nuk janë të pakta në jetën tonë. Përballet me vështirësitë e personalitetit dhe të integritetit të vet. Por ka dhe shumë gjëra të tjera shqetësuese, siç është komoditeti, që ti si artist nuk mund të realizosh një art të mirë me një mjedis të papërshtatshëm. Duhen kushte për punën e artistëve, shpresojmë që me rregullimin e Teatrit të Operës dhe Baletit këto gjëra të marrin fund, por të shohim kur të jemi atje. Ne në aktivitetin tonë nuk kemi pasur një skenë të përshtatshme për operën. Nuk mund të vësh një vepër operistike siç duhet me kushtet, që jemi ne aktualisht. Artisti sot që unë po flas nuk ka asnjë drejtë, por kjo për shkak të problemeve me ligjin e artit. Artisti nuk ka të drejtë dhe nuk ka as se ku ta kërkojë, sepse nuk funksionojnë gjërat ashtu si duhet. Unë nuk e njoh ministren aktuale të Kulturës, por asgjë nuk ka ndryshuar deri tani në problemet tona. Është e njëjta situatë në art dhe kulturë. I shtriu shinat ish ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe aty vazhdojnë gjërat dhe problemet. Ish ministrja e Kulturës na mashtroi ne, që do të bëjmë këtë e atë, do bëjmë statusin e artistit, etj. Por iku dhe asgjë nuk u zgjidh.

-Për këto probleme është kërkuar një takim në Ministrinë e Kulturës dhe nga sindikata e artistëve?

Nuk është hera e parë, që për kërkesat tona janë drejtuar letra në Ministri të Kulturës nga artistët. Por arti dhe kultura në vendin tonë unë vazhdoj të them që janë të fundit, nuk mendon kush. Prej dekadash nuk bëhet gjë për artistët, pra vazhdon gjendja me probleme për aktivitetin tonë dhe për vlerësimin e artistëve. Drejtuesit e sindikatës së artistëve e kanë dëshirën e mirë për të punuar, për të gjetur zgjidhjen e problemeve tona. Por ama problemi është dhe në komunitetin tonë të artistëve.

-Çfarë po ndodh me komunitetin e artistëve?

Komuniteti i artistëve është shumë i vakët dhe lë për të dëshiruar. Nuk kërkon të drejtat e veta sa duhet. Serviloset për të arritur objektivat e veta ose për interesat e çastit. Komuniteti artistik ka raste, që nuk e konsideron sindikatën. Më mirë preferojnë që të zgjidhin gjërat personale me rrugë të tjera, se sa me rrugë sindikate.

-Një nga kërkesat drejtuar Ministrisë së Kulturës është dhe rritja e pagave të artistëve. Sa është bërë sipas jush?

Me çmimet që ka arritur sot tregu në vendin tonë, pagat e artistëve janë të ulëta. Po ta vini re, të rrallë janë ata artistë që mund të bëjnë pushime pa vrarë mendjen. Unë po flas për veten time, që jam i dërrmuar ekonomikisht. Por si unë edhe të tjerë artistë janë sot janë të dërmuar ekonomikisht. Me të drejtë sindikata e artistëve kërkon rritje të pagës, por se dimë se sa do ta marrin parasysh këtë kërkesë institucionet. Ne dhe tani që flasim, nuk kemi as shpërblimin e figurës artistike.

-Çfarë sjell kjo?

Shpërblimi për figurën artistike ishte një shtysë dhe për rritjen e konkurrencës. Kush del më shumë në skenë të paguhet dhe për shpërblimin e figurës artistike, përveç rrogës që merr. Por e kanë hequr dhe ende nuk është rikthyer.

-Ju keni tre dekada në skenën operistike. Si e ke parë aktivitetin artistik?

Ne si artistë jemi në kohën e dëshpërimit të thellë. Ne shpresuam, që gjërat do të rregulloheshin për artistët dhe nuk u bë asgjë. Kaloi teatri dhe kultura dorë më dorë dhe po në ato interesat e veta brenda mandateve të tyre, e lanë sërish po të njëjtën gjë. Unë kam qenë larguar nga Shqipëria dhe u ktheva, sepse shpresuam që këtu do të bëhej, por njeriu dhe gabon. Kemi parashikuar gabim. Mosha e pensionit është mjaft problem për artistët. Me kushtet që janë në vendin tonë, me vlerësimin dhe pagat që janë artisti nuk mundet dot që të vazhdojë për një kohë të gjatë profesionin.

-Ju përmendin probleme, por veprat e suksesshme nuk kanë munguar në skenat tona?

Por që kanë halle artistët kjo nuk do të thotë, që nuk do të kemi vepra në skena. Problemi është që të bësh art dhe të kesh liritë dhe të drejtat e tua si artist. Jeta artistike është e vështirë, sepse artisti nuk ka anën ekonomike që të mbajë veten. Por edhe sikur të ketë gjendje të mirë ekonomike, për një balerin është e pamundur që të vijojë deri 65 vjeç? Po ashtu dhe për këngëtarin solist, por dhe artistët e instrumenteve të frymës. Po kush ti shikojë këto probleme? Nuk i marrin parasysh dhe detyrimisht, që krijohet një vështirësi për institucionin dhe trupat artistike. Por edhe nëse ndodh, që ti parashtrojë ministria në qeveri, dihet që atje nuk merren parasysh. Pushteti në vendin tonë si ata që ishin apo dhe këta sot, e fundit që iu vjen në mendje është arti, ndaj katandiset ky vend. Shteti duhet të shpenzojë për kulturën. Ato para që harxhon tutje- tu kot, më tepër duhet ti kushtojë vëmendje kulturës, sepse njerëzit duhet të kulturohen. Kur flasin me njëri-tjetrin të dëgjojnë muzikë, të bëjnë muzikë dhe të ketë kulturë europiane. E para ne na duhet kultura sot.

-Më herët jeni shprehur se artistë e Teatrit të Operës dhe Baletit nuk kanë dot mundësi për të qenë pranë Akademisë së Arteve sot Universiteti i Arteve. Pse?

Ky është një tjetër problem. Kur Akademia e Arteve varej nga Ministrinë e Kulturës ne artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit kishim akses, që ata që ishin të suksesshëm në skenë kur arrinte një moshë që binte dhe performanca ikin direkt pedagogë. Por sot kjo gjë nuk ndodh më. Por atëherë ishte me ligj, që artistë e suksesshëm ikin direkt në Akademinë e Arteve. Tani nuk ekziston më, sepse Akademia e Arteve është tani në varësinë e Ministrisë së Arsimit dhe atje ka rregulla të tjera, rregulla mësuesie. Rruga që ne të japim mësim në Akademinë e Arteve është prerë tani, sepse kanë vënë disa kushte që ne nuk i plotësojmë dot. I kanë me qëllim, që të shuajnë konkurrencën.

-Nga artistë të ndryshëm është pohuar, që duhet të ketë më shumë vepra shqiptare në skena. Sa është shqetësuese për ju?

Kjo është shumë e vështirë, sepse tek ne më tepër ata që shkruanin muzikë synuan për të marrë grada dhe tituj se sa për të bërë muzikë. Në një vend, që është i palumtur nuk mund të bësh dot një muzikë, që të lumturojë spektatorin. Një njeri i rënë nga të gjitha anët, nuk mund të bëjë dot muzikë.

-Tre dekada në skenë, cili ka qenë momenti më i vështirë në aktivitetin tuaj artistik?

Për mua si bariton tani është momenti më i vështirë në jetën time artistike.

-Pse moment i vështirë?

Po sepse më kanë rënë dhëmbët dhe nuk po i vendos dot. Nuk kam dot mundësi për këtë. Nuk kam mundësi, sepse janë problemet ekonomike, me pagat që ne kemi nuk mundem dot.

-Në galerinë tuaj të personazheve ndër vite kë veçoni?

Nga opera “Rigoletto” e Verdit, veçoj rolin e Rigoletos. Një rol, që për mua ka shumë peshë. Por ka dhe role si Skarpia te opera “Toska”, te opera “Carmen” etj. Por më i veçantë për mua është roli të opera “Rigoletto”.

-Si do të vijojë ky sezon artistik për ju?

Do të vihet në skenë opera “Cavalleria rusticana” dhe aty do të jem me rolin e Altios.

-Intervistoi Julia Vrapi