BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

kultura-intervista

Yzeir Llanaj: Skandal që polifonia shqiptare po venitet, Ministria e Kulturës asnjë mbështetje për trashëgiminë popullore

Yzeir Llanaj: Skandal që polifonia shqiptare po venitet, Ministria e

Simpoziumi i tetë shkencor i polifonisë mblodhi para disa ditësh studiues dhe bartës të saj, duke pasur në vëmendje mbrojtjen e kësaj trashëgimie shpirtërore. Mjeshtri i polifonisë Yzeir Llanaj shprehet se polifonia shqiptare po mbahet gjallë nga bartësit e saj, dhe nuk ka vëmendje nga institucionet në vend. President i shoqatës “Polifonia Shqiptare”, Yzeir Llanaj çdo vit zhvillon dhe festivalin ndërkombëtar “Bylispolifonia” në Bylis. Ai shprehet se artistët, që vijnë nga vende të tjera kanë më shumë vlerësim nga institucionet e tyre dhe ndihmë se sa bëjnë në vendin tonë. Në intervistën për “SOT” Yzeir Llanaj pohon se polifonia shqiptare po venitet, por dhe për kostumet popullore nuk ka vëmendje. Dekada në skenë me polifoninë, Yzeir Llanaj tregon se polifonia nuk ka pasur trajtimin e duhur, jo vetëm nga ministria aktuale, por në përgjithësi nga ministritë ndër vite. Ai shprehet se bartës të saj janë të detyruar, që ti kthejnë shtëpitë e tyre si vatra kulture për të bërë provat për aktivitete të ndryshme.

-Ju zhvilluat para disa ditësh një simpozium shkencor për polifoninë. Sa rëndësi pati për ju?

Në bashkëpunim me shoqatën “Labëria” u zhvillua “Simpoziumi i tetë shkencor i polifonisë- Bylis 2018”, ku u bë dhe një promovim libri. Në këtë simpozium dhe promovim u mblodhën njerëz, që janë dijetarë të polifonisë shqiptare dhe dhanë mendimin tyre. Qëllimi i këtij simpoziumi ishte që vlerat tradicionale dhe kryesisht polifonia shqiptare, që është një perlë e pazëvendësueshme shpirtërore e kombit tonë dhe është marrë në mbrojtje nga UNESCO, mbrohet nga shpirti i këtij populli, por institucionet nuk po i vënë shumë rëndësi, përkundrazi po i vënë disa bishta pas, larg identiteti të saj kur populli e ka ruajtur dhe grumbulluar. Polifonia shqiptare është një vlerë e mrekullueshme, që ka shkuar në UNESCO, por duhet mbrojtur se është një moment pikant që po tjetërsohet, që nuk po ecën, që nuk po trajtohet.

-Kur ju pohoni se polifonia shqiptare nuk po trajtohet, çfarë ka munguar?

Polifonia nuk ka pasur trajtimin e duhur, jo vetëm nga ministria aktuale, por në përgjithësi nga ministritë ndër vite. Në dikasteret përkatëse trashëgimia kulturore nuk është përqendruar fare. Iniciativa e shoqatave mbarëkombëtare të polifonisë të komunitetit, që drejton këtë aktivitet nuk ka bërë ndonjë gjë të keqe përveçse të mirë kur është në ndihmë të Ministrisë së Kulturës. Por duket sikur jemi kundër ministrisë kur ne kërkojmë këtë ndihmë, që me praninë e tyre të jenë të pranishëm në festivalin “Bylispolifonia”. Nga nëntë festivale që janë bërë, si dhe tetë simpoziume shkencore, edhe në këtë simpozium të fundit përfaqësues nga ministria nuk erdhën. Jo vetëm i çuam ftesa, por dhe botimin shkencor e kemi dërguar në ministri. Nuk është hera e parë, që ne e ftojmë ministrinë, por nuk kanë qenë të pranishëm. Edhe nëse nuk mundet vetë ministrja, ka përfaqësues të ministrisë që mund të vijnë.

-Ju herë pas herë jeni shprehur se duhet punuar shumë më tepër për të ruajtur polifoninë shqiptare nga institucionet. Po për bartësit e saj, çfarë mund të na thoni?

Ne që bëjmë dhe kritika për institucionet, për ministrinë apo dikasteret përkatëse të trashëgimisë kulturore, flasim sepse jemi në brendësi të çdo defekti që vazhdon për polifoninë shqiptare ose për trashëgiminë kulturore shqiptare, sepse nuk ka më vatra kulture si dikur. Unë në Tiranë kam hapur shtëpinë time dhe e kam bërë vatër kulture, që para 25 vitesh. Në këto momente, unë jam duke njoftuar shokët që të vijnë të bëjnë prova në shtëpinë time. Po ku është Ministria e Kulturës? Një ndihmë financiare për këto aktivitete madhore, që po bëjmë ne nuk ka mundësi? Dikasteret përkatëse për këtë trashëgimi kulturore nuk janë asnjë lloj ndihme.

-Festivali “Bylispolifonia” do të zhvillohet vitin që vjen. Çfarë ka sjellë ndër vite ky festival?

Festivali “Bylispolifonia” vitin që vjen do të jetë në edicionin e dhjetë ndërkombëtar. Festivali bëhet në një kështjellë, ku mblidhen artistët dhe bartësit e sotëm, dhe atje publiku mundohet të vijë në këmbë nga të gjitha fshatrat e Mallakastrës. Mblidhen në atë teatër madhështor dhe e ndjekin me kënaqësi këtë aktivitet, duke marrë çdo grup polifonik që merr pjesë duartrokitjet e dashamirësve të polifonisë. Ministritë e Kulturës gjatë gjithë tranzicionit nuk kanë bërë asnjë hap. Të vinte të paktën të na japi kurajo me praninë e saj, ose të vijë ku bëhen këto prova që bëjnë këta bartës të polifonisë, që marrin dhe bukë me vete dhe vijnë këndojnë në Bylis? Çfarë po bëhet me këtë trashëgimi kulturore , që dhe UNESCO thotë është një perlë? Ku është puna e tyre dhe çfarë kanë bërë në pasurinë shpirtërore ose në zërat e tyre? Çfarë kanë kontribuar dikasteret përkatëse për trashëgiminë? Ku është sot kostumografia popullore?

-Çfarë ka ndodhur me kostumografinë popullore?

E kanë lënë në mëshirë të fatit polifoninë, në mëshirë të bartësve dhe bartësit për sedrën e tyre, për dëshirën dhe dashamirësinë e tyre nuk e lënë as këngën, por e mbajnë me shpirt nëpër dhëmbë. Por ata mundohen kush të dalë dhe me kostumet më të mira popullore, kostumet më të reja duke i kopjuar origjinalet, duke i qëndisur etj. Tek ne nuk bëhet asnjë gjë për trashëgiminë popullore shqiptare. Unë nuk kam parë asnjë ndihmë nga shteti, ose të kem një telefonatë nga Ministria e Kulturës për të thënë çfarë nevoje ke për aktivitetin, që ne zhvillojmë. Unë jam bartës i polifonisë, jam një krijues, jam një këngëtar një solist. Jam 60 vjet në skenë, që e di mjaft mirë që në embrion këtë trashëgimi kulturore. Ata që janë sot bartës dhe kanë formuar grupe, mblidhen diku në një shtëpi, diku në një kafene, janë pa shtet dhe pa ministri. E mbajnë me shpirt ndër dhëmbë këtë trashëgimi. Golik Jaupi ka bërë shtëpinë e tij si vatër kulture, ashtu si dhe unë.

 

-Ju zhvilloni një festival ndërkombëtar. Si e shikoni trajtimin e artistëve shqiptarë nga institucionet krahasuar me ata që vijnë nga shtete të tjera?

Ne jemi shumë pas tyre. Ata nuk pyesin për buxhet, por vijnë. Ne iu japim atyre në festival siç e ka zakon shqiptar bukën, dhe hotel nuk iu gjejmë sepse nuk kemi buxhet, nuk na ndihmon ministria. Por ata nuk e kanë problem dhe shkojnë në festivale, kurse ne na lënë në mes të rrugës po nuk na dhanë hotele e ushqimin. Unë kam marrë pjesë në festivale të ndryshme, që janë zhvilluar jashtë vendit, ku kam qenë në Perugia, Maqedoni, Kosovë, Greqi, etj, por ata kanë një vëmendje. Ata e kanë financimin më shumë nga shteti se sa në vendin tonë, ndërsa artistikisht ne paraqitemi edhe pse pa ndihmë shumë herë më lart se ata. Te ne nuk ka vëmendje tek kultura shqiptare, tek ne më shumë luftohet për pushtet dhe karrige, dhe jo për vlerat tradicionale shqiptare, që është një identitet i këtij kombi dhe që brez pas brezi na e kanë lënë këtë dhuratë të mrekullueshme. Është çudi që këta nuk shikojnë këtë vlerë dhe kulturë, por shikojnë karrigen. Karrigia nuk është kultura e këtij kombi, shteti nuk i ka kthyer sytë fare nga trashëgimia shpirtërore, që nga tranzicioni e deri tani. Kjo është një fatkeqësi madhe për këtë kulturë, që ne e kemi dhuratë nga të parët tanë.

-Ju pohoni polifonia shqiptare, por nga institucionet zhvillohet dhe festivali kombëtar i Iso-Polifonisë. Çfarë mund të na thoni për këtë?

Unë bëj festivalin ndërkombëtar të polifonisë, pasi artisti i popullit Ramadan Sokoli e ka pagëzuar në 1958-’60 polifonia popullore shqiptare. Pas vdekjes së Ramadan Sojklit dhe Benjamin Krutës u tjetërsua dhe u bë iso-polifoni, që nuk ka kuptim fare. Ne kemi 15 vjet që bëjmë relacione e peticione, dhe përfundimisht akoma nuk po e zgjidhim këtë problem. Ky është një veprim antikombëtar dhe i dëmshëm në polifoninë shqiptare, dhe po e përçan atë. Nuk ka pse iso- polifoni dhe polifoni popullore. Nuk ka gjë më të turpshme, që institucionet tallen me polifoninë shqiptare. Në simpoziumin shkencor, që ne zhvilluam para disa ditësh, diskutuan mjedhrat e mëdhenj për ta hequr këtë term, që nuk i përket kombit shqiptar.

-Me këto probleme sa po mbrohet folklori ?

Folklori popullor po mbrohet nga bartësit e tij, jo nga Ministria e Kulturës. Ministria ka një administratë që merr paratë dhe jo se mundohet për këtë, sepse po të kishin dëshirë për ta mbrojtur këtë vlerë tradicionale dhe shpirtërore do të kishin vajtur grup më grup dhe fshat më fshat për ti ndërtuar ato vatra, por nuk ka interesim. Ministria e Kulturës nuk ka dhënë deri tani asnjë kockë për bartësit e polifonisë, që po e mbajnë vetë gjallë këtë trashëgimi shpirtërore. Mungon prezenca e të resë dhe nëse nuk do të ketë prezencë të së resë do të thotë që është e pashpresë, është skandal që ndodhet në venitje polifonia shqiptare.

 Intervistoi: Julia Vrapi

Më të lexuarat