BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

kultura-lifestyle

Zef Deda: Në art dhe kulturë ka rënë bomba atomike, ministrat flasin por dhe nuk bëjnë asgjë

Zef Deda: Në art dhe kulturë ka rënë bomba atomike,

Artistët nuk kanë deri tani vlerësimin e duhur nga institucionet. Aktiviteti artistik i përball me jo pak probleme dhe shpeshherë ata punojnë dhe në kushte që lënë për të dëshiruar. Për aktorin e njohur Zef Deda në art dhe kulturë nuk bëhet asgjë nga institucionet shtetërore. Në intervistën për “SOT” aktori pohon se është një gjendje me aq probleme sa janë vetë artistët, që falë pasionit të tyre po mbajnë gjallë artin. “Mjeshtër i Madh”, aktori Zef Deda tregon se nëse qeveritarët janë të kujdesshëm edhe ministritë funksionojnë si duhet për politikat dhe projektet për artistët, por sipas tij shteti nuk do t’ia dijë për artin dhe kulturën. Në intervistën dhënë për gazetën, aktori Zef Deda shpreh keqardhjen dhe për mosfunksionimin e estradave si dikur. Ai tregon se vijon me aktivitetin e tij artistik në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ndërsa në planet e aktorit është dhe një shfaqje që do të vijë në skenë për 60 vjet aktivitet artistik të aktorit Gëzim Kruja. Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të vendit, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Ka punuar për më shumë se 40-vite në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, ndërkohë që vijon angazhimet me shfaqje të ndryshme. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arrin që të realizojë qindra figura artistike. Prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran. Zef Deda gjithashtu ka interpretuar edhe në komedi si "Vëllai nga babai", "Kollovari", "Big Brother Shkodra 1", "Big Brother Shkodra 2", “Lufta dhe paqja pa pilaf...” etj.

-Jeta artistike për ju, ku është përqendruar këto kohë?

Teatri “Migjeni” në Shkodër ka aktivitete, ka drama dhe komedi. Ne tani po përgatitemi për një tjetër spektakël, që do të jetë në ditët e para të dhjetorit për artistin e njohur Gëzim Kruja, që ka 60 vjet në skenë. Do të mblidhen disa artistë për ta përshëndetur në këtë aktivitet të bukur, që do të kënaq dhe spektatorin shkodran. Në këtë shfaqje do të jem unë dhe të tjerë artistë shkodranë. Sido që të jetë situata në vend, arti duhet mbajtur gjallë patjetër. Ne kemi dëshirë të aktivizohemi dhe të japim kontributin tonë. Unë nuk pushoj asnjë minut, kurdo që më thërrasin jam gati të shkoj për të punuar. Nuk mund të rrijë Shkodra pa aktivitet kulturore.

-Për teatrin “Migjeni” kërkohet nga artistët të nisë dhe faza tjetër e rikonstruksionit të godinës. Për ju, sa është shqetësuese gjendja e teatrit?

Teatri për t’u bërë i ri në kuptimin e rikonstruksionit, unë nuk kam parë ndonjëherë ta kenë bërë. Edhe kësaj radhe që u bë ishte vetëm një fazë, që me sa di shkoi 480 milionë lekë të vjetra dhe sërish teatri nuk mbaroi. Tani këtu në teatër ka nevojë për t’u rindërtuar skena, salla, etj, të cilat i kanë lënë për një fazë të dytë dhe shpresoj që të nisin ta bëjnë që të ketë jetëgjatësi teatri jonë. Por edhe kështu si është teatri “Migjeni” në Shkodër e vijon punën me artistët dhe aktivitetin, por që duhet një rikonstruksion për t’u bërë si i ri.

-Sa rëndësi ka për ju ndërtesa e Teatrit Kombëtar?

Unë jam Zef Deda, një aktor i vjetër dhe “Mjeshtër i Madh”. Titullar që në vitin 1967,  veprimtar i skenës dhe i pasionuar dhe dashuruar jashtëzakonisht pas teatrit, por sidomos estradës. Dëshirat dhe pasionet e mia janë rritur vetëm duke pasur idhujt e mi. Teatri i Shkodrës ka nxjerr artistët e mëdhenj, aktorë dhe regjisorë, që kanë qenë artistë të pazëvendësueshëm dhe i kanë bërë histori teatrit në Shkodër. Mirëpo edhe në Teatrin Kombëtar të Tiranës kanë qenë shumë artistë nga rrethet, që e formuan atë, sidomos Shkodra që e furnizoi me aktorë të jashtëzakonshëm si Marie Logoreci, Gjon Karma, Pjetër Gjoka, Lazër Filipi edhe shumë të tjerë. Në atë ndërtesë në Tiranë u zhvillua arti dramatik shqiptar. Pavarësisht se kush e ka ndërtuar ndërtesën, ajo duhet të ekzistojë dhe të mbahet me kujdes. Ashtu si mbahet shtëpia e ABC në Korçë me kujdes të mbahet dhe të ruhet Teatri Kombëtar. Në atë teatër u mblodhën artistë të rëndësishëm, që e ndërtuan me shpirt dhe zemër teatrin, dhe e çuan përpara veprimtarinë skenike. Ne nuk duhet ta humbim teatrin. Unë si artist kam shëtitur tërë botën, dhe kudo që kam shkuar kam bërë krahasime të artistëve të huaj me ata të teatrove tona. Në botë i ruajnë ndërtesat e teatrit, i rikonstruktojnë dhe i mbajnë si relike e gjallë. Edhe Teatri jonë Kombëtar pavarësisht se kush e ndërtoi duhet ruajtur. Na kanë bërë nder ata që e kanë ndërtuar Teatrin Kombëtar, sepse ne nuk kemi pasur as vath për bagëtinë. Teatri u ndërtua midis qendrës së qytetit. Por a duhet që ne ta humbasim sot këtë histori të madhe të Pjetër Gjokës, Kujtim Spahivoglit, Sulejman Pitarkës, Sandër Prosit, Naim Frashërit, Marie Logorecit, si dhe kolosëve të tjerë të fuqishëm të teatrit? Sigurisht që jo. Nuk duhet të prishet kurrë ajo ndërtesë aty, le të rrijë dhe ti bëhet një rikonstruksion fantastik. Ai që vë dorë në atë teatër, ka vënë dorë në histori. Le ta mbajnë gjallë atë ndërtesë teatri dhe ta rikonstruktojnë.

-Sa kanë bërë dhe sa përgjegjësi kanë institucionet në art dhe kulturë, si kanë ndikuar politikat e Ministrisë së Kulturës?

Unë nuk jam kompetent për punën, që bën ministrja. Unë jam kompetent të them, se çfarë ka ndodh me artin skenik shqiptar. Në artin skenik shqiptar ka rënë bomba atomike. E ka sharruar krejt. Nuk kemi as art, as kulturë, as kurrgjë.

-Pse?

Po të përmend të parën Shkodrën. Nuk ka as filarmoni më, as shtëpi kulture si dikur. Shtëpia e  kulturës gjendet në katin e pestë të një ish punishte këpucësh. Jo vetëm në Shkodër, por dhe në qytete të tjera ka probleme shumë. Në artin dhe kulturën e Shqipërisë ka rënë bomba atomike. Edhe ministrat flasin kot gjoja sikur po bëhet diçka, por nuk bëhet asgjë. Ne dikur kemi pasur aktivitete kulturore artistike qoftë në qytete, por dhe në fshatra ishin vatrat e kulturës. Por ku është sot shtëpia e kulturës? Është në katin e pestë të një ish punishte këpucësh. Sot nuk i kemi më qendrat e kulturës si dikur, sepse intelektuali nuk është pyetur, e kanë lënë pas dore sepse janë marrë vetëm pas plantacioneve të tokave duke bërë ndërtime. Ndërtime dhe vetëm ndërtime, mizerabël ndërtime, që nuk i duhen as dreqit. Nuk ndërtohen qytete dhe fshatrat në këtë mënyrë si tek ne, por më mirë dhe bukur. Ndërtohen me një planimetri shtetërore dhe bashkiake. Na çmenden parlamentarët duke u grindur me njeri- tjetrin se kush ka marrë më shumë. Ndërsa për artin dhe kulturën nuk pyet askush. Madje nuk duan t’ia dinë fare. Ne kemi vërtetë një Ministri Kulture që ka fonde shtetërore, dhe çudi e madhe që na paskan rregulluar një muzeum, apo ka botuar disa libra. Por nuk është vetëm kaq. Arti dhe kultura është gjaku dhe shpiti i një populli. Po nuk u zhvillua arti dhe kultura fiket populli, nuk ka mundësi të marrë frymë.

-Sa vlerësohen sipas jush artistët, pagesat e artistëve kanë qenë shqetësim, sa ka ndryshuar gjendja?

Sot thonë që artisti është më i pasur, por në fakt është e kundërta. E tmerrshme është, që në Shqipëri artisti është i varfër në kulm, dhe nuk është i zoti të flasë për kurrgjë. Artisti, që shkruan si libretist, si shkrimtar se paguajnë, se aprovojnë, se mendon njeri ti vërë në skenë një gjë të bukur. Ne popullin e kemi shumë artdashës, por kur nuk paguhet kurrgjë, më vjen keq. Artistët japin shpirtin e tyre dhe të gjithë kujtojnë se ne jemi mirë nga ana ekonomike, por të gjithë artistët janë dobët.  Arti nuk është me humbje në botë. Artistët duhet të kenë pagat më të larta dhe të investohet dhe për aktivitetin artistik në skenat e teatrove.

-Estradat ekzistonin me shumë aktivitete, edhe sot nuk janë harruar nga publiku. Artistët me humorin e atyre viteve edhe sot vlerësohen shumë. Çfarë mund të na thoni kur sot ato trupa artistike nuk janë më si dikur?

Në kohën e monizmit kishte libretistë, që janë vlerësuar në qytete dhe fshatra, janë vlerësuar në rang republike. Dhe ky vlerësim atyre i ka ndezur zemrën, shpirtin, vlerësim shpirtëror por dhe monetar. Kjo i ka ndez shpirtin për të shkruar dhe më bukur, kjo është bërë me një dhembshuri për artin, për skenën. Artistët kanë interpretuar me një dashuri të jashtëzakonshme prodhimet e këtyre autorëve. Sot kemi libretistë të mirë, por nuk i paguan kush për krijimtarinë e tyre. Kjo është shumë problem. Estradat nuk janë më si në ato vite. Në Durrës janë më duket dy aktorë humori, në Shkodër kemi dy dhe jemi dhe 4-5 që kemi dalën në pension. Por për të prodhuar të rinj se vret askush mendjen. Tiranën e vranë krejt, e shkatërruan estradën e saj. Estrada e Tano Banushit, Paulin Prekës, Zyliha Milotit, etj, mundohet të qëndrojë edhe sot në këmbë. Ama aktorë estrade profesionistë nuk ka më si dikur trupa, është vetëm Dane Xhaj e Besnik Çinari që është sëmurë dhe i urojmë shërim të shpejtë, por të rinj nuk ka. Në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë ka pasur 15 estrada profesioniste, përveç mbi 100 amatore që ishin të ndërmarrje dhe fshatrave. Këto kanë bërë shfaqje për çdo vit, kanë pas aktivitete. Është quajtur festivali i estradave amatore të fshatit, ose festivali estradave amatore të qytetit, ose festivali i estradave profesioniste të shtetit që janë mbledhur në Tiranë etj. Populli na ka vlerësuar dhe duartrokitur sidomos dhe programi i Vitit të Ri. Që kur është hapur studio e televizionit dhe deri më sot vazhdon populli të mbajë mend numrat tonë të humorit.  

-Sipas jush, çfarë duhet të bëjnë institucionet për artin dhe kulturën për problemet që pohuat?

Nëse qeveritarët tanë janë të kujdesshëm për atdheun, për popullin në të gjithë drejtimet, edhe ministritë funksionojnë. Por sot nuk i bie kujt ndërmend. Asnjë ministri nuk do t’ia dijë. As nuk i intereson fare. Shteti nuk do t’ia dijë për artin dhe kulturën.  Ne kemi një vend të bukur, kemi çfarë të duam me natyrën e vendit tonë, por na mungojnë vetëm mend, dëshira dhe patriotizmi.

 Intervistoi: Julia Vrapi