BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Yjet e së ardhmes”, gati premiera e komedisë muzikore në kinema

“Yjet e së ardhmes”, gati premiera e komedisë muzikore

Filmi "Yjet e së ardhmes", një komedi romantike muzikore me metrazh të plotë me regji nga Edmond Topi pas premierës së planifikuar më datë 13 dhjetor, një ditë më pas do të vijojë të shfaqet për publikun në kinematë e kryeqytetit. Skenari i Uli Bree, përshtatur për publikun dhe komunitetin tonë nga vetë regjisori, vë në fokus moshën e tretë dhe marrëdhëniet e shoqërisë me të, konkretizuar figurativisht dhe në mënyrë përfaqësuese në marrëdhëniet e komunitetit me brezin e tretë të atyre artistëve, që si pasojë e tranzicionit dhe mungesës së kujdesit të shoqërisë për ta, pothuajse janë harruar. Një kast i jashtëzakonshëm aktorësh, një ansambël harmonik në energji, talent dhe përkushtim, përbërë nga: Gazmend Paja, Elia Zaharia, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Margarita Xhepa, Luftar Paja, Ema Andrea, Karafil Shenaj, Sadush Ylli, etj, kanë ndërtuar një ansambël harmonik në energji, talent dhe përkushtim duke na transmetuar me forcë dramat, pasionin, brengat dhe ngadhënjimet e një jete të jetuar në dehje, në çdo çast dhe deri në fund. Tre breza artistësh performojnë së bashku në një sfidë suksesi dhe mundësish, në një himn dashurie për jetën dhe besnikërie ndaj ëndrrave të pajetuara. Konsulente artistike dr. Mirela Oktrova pohon se ky film u kushtohet edhe të gjithë atyre, që mosha e tretë i gjeti me “ëndrra në sirtar” për shkak të mungesës së mundësive pavarësisht aftësive. “Shoqëria shqiptare, si një shoqëri e pazhvilluar, ka vuajtur dhe vuan nga sindroma e pamundësisë së realizimit të ëndrrave. Prapambetja shekullore, kodi zakonor, varfëria e më pas sistemi i çmendur autokratik bërë që miliona njerëz të mos kishin mundësinë të realizoheshin në jetë. Ky film u kushtohet edhe të gjithë atyre, që mosha e tretë i gjeti me “ëndrra në sirtar” për shkak të mungesës së mundësive pavarësisht aftësive”, thotë ajo. Me mesazhin se çdo moshë ka ëndrrat, mundësitë, sukseset dhe zhgënjimet e veta, filmi i vë brezat t’i ndajnë ato me njëri-tjetrin, duke i afruar ata në komunikim intensiv për përjetime, vlera, plane, dështime dhe suksese të përbashkëta. “Filmi tenton të sjellë krejt natyrshëm dhe në mënyrë organike argumentin se brezat mund të bashkëjetojnë shumë mirë nëse komunikojnë dhe njihen midis tyre. Dialogu i munguar në shoqërinë shqiptare dhe paragjykimet, që vijnë kryesisht nga mosnjohja, do të tentohet që në film të vijnë përmes situatës herë absurde, herë të papërballueshme, herë tragjikomike, por jo rrallë edhe optimiste. I konceptuar si një komedi muzikore romantike, filmi kombinon karakterin sensibilizues me atë argëtues”, vijon dr. Mirela Oktrova konsulente artistike. Filmi është prodhuar  nga MultiMediaStudio Nositi - Film & TV Production me regjisor dhe producent Edmond Topin. Ai është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Bashkisë Tiranë.

“Yjet e së ardhmes” nga 14 dhjetori në kinema

Robi (40 vjeç) është një artist i “pashpërthyer” akoma. Prej vitesh bën muzikë por ende nuk është bërë i njohur. Mendon se kjo mundësi do t’i krijohet nëse, sëbashku me formacionin e tij muzikor “Zjarri” arrin të fitojë konkursin kombëtar  “Yjet e së ardhmes”. Por asgjë s‘shkon sipas planit: sherrosja në një lokal e shpie në gjyq, ku i kanoset burgu. Kur pas shumë vështirësish, gjykata ia konverton dënimin me punë në dobi të komunitetit, ai përfundon në një shtëpi të moshuarish, ku ka shefe fqinjën, të cilën prej kohësh e “torturon” përnatë me muzikën tij. Toleranca dhe temperamenti prej artisti e miqësojnë shpejt me të moshuarit, të cilëve u rizgjon dëshirën për të jetuar dhe e afrojnë me vajzën, e cila zë ta njohë nga një plan tjetër. Po puna është e lodhshme dhe bën, që formacioni i tij ta zëvendësojë me një kitarist tjetër. Tentativa e tij për të bërë një kor me të moshuarit, shihet si shkelje, drejtoresha e largon nga puna dhe njofton gjykatën. Pa formacion dhe me një këmbë në burg, i duket se ëndrra u gropos përfundimisht, pavarësisht dashurisë me vajzën, derisa “miqtë“ e tij të moshuar e ftojnë të krijojë një formacion me ta. Sado e çmendur në fillim, ideja funksionon: ata arrijë të ushtrohen rregullisht fshehurazi drejtoreshës që mbikëqyr të moshuarit dhe policisë që kërkon artistin. Edhe “zbulimi” dhe më pas përplasja me drejtoreshën, jo vetëm që nuk i paralizon, por i bën të moshuarit “heronj”, të zgjedhurit e publikut dhe të të rinjve.

Nga Julia Vrapi

Më të lexuarat