Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Çuka e Ajtoit”, vlerë e trashëgimisë në Muzeun Kombëtar

Postuar: 20/04/2017 - 18:29

Në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve, nxënësit e shkollës së mesme “Sami Frashëri”, u kujdesën për të mirëmbajtur një monument të trashëgimisë kulturore siç është “Çuka e Ajtoit”, pjesë përbërëse e Muzeut Historik Kombëtar. 18 Prilli është shpallur “Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Dita Botërore e Trashëgimisë Kulturore” dhe në këtë kuadër në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua një aktivitet i zgjeruar. Përgjegjësja e Sektorit të Programeve Edukative, Etleva Demollari, u tha nxënësve të “Sami Frashërit” se edukimi i brezit të ri me problematikën e monumenteve është me rëndësi. “Misioni i kësaj dite është edukimi i brezit të ri me problematikën e monumenteve, si dhe tërheqjen e vëmendjes për kujdesin që duhet treguar ndaj trashëgimisë kulturore”, tha mes të tjerave Demollari në fjalën e saj para nxënësve të shkollës së mesme “Sami Frashëri”. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar z. Dorian Koçi, i cili përshëndeti me këtë rast tha se tanimë përkujdesja për trashëgiminë kulturore është kthyer në një prioritet. Sipas tij vetë MHK mbart shumë nga kjo trashëgimi, ndaj dhe bashkëpunimi për mirëmbajtjen është i domosdoshëm. “Trashëgimia kulturore na lidh me të shkuarën dhe na krijon një ide më të qartë mbi qytetërimet. Kjo trashëgimi na jep një krenari të ligjshme, pasi pikërisht në truallin ku jetojnë shqiptarët janë përplasur shumë qytetërime dhe trashëgimia kulturore është e madhe. Vetë Muzeu Historik Kombëtar mbart shumë nga kjo trashëgimi. Prandaj dhe bashkëpunimi për ta mirëmbajtur është e domosdoshme”, tha mes të tjerash drejtori Koçi. Këtë vit aktivitetin e udhëhoqi arkeologu Spiro Nika, i cili iu shpjegoi nxënësve mënyrën sesi u montua “Çuka e Ajtoit” dhe mozaiku “Qilimi i Apolonisë”, në ambientet e atriumit të Muzeut Historik Kombëtar si dhe i këshilloi ata se çfarë u duhet të bënin për ta mirëmbajtur këtë objekt të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore. Në nder të “Ditës Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Ditës Botërore e Trashëgimisë Kulturore” në Shqipëri ishte  hyrja falas nëpër ambientet ku ekspozohen monumente të kulturës si dhe zhvillohen aktivitete të ndryshme lidhur me vlerat, rëndësinë si edhe rreziqet që i kanosen këtyre monumenteve.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 27/05/2017 - 07:42

Për mbylljen e Bienales “Mediterranea 18”, që u mbajt këtë vit për herë të parë në Shqipëri, mes Tiranës dhe Durrësit, Ministria e Kulturës njofton forumin Re-Birth në Tiranë, një projekt i Cittadellarte - Fondacioni Pistoletto, i cili zhvillohet 26-28 maj. Ministrja e Kulturës, znj.

Postuar: 27/05/2017 - 07:40

Konferenca kombëtare “10 vjet institucion- E drejta e autorit” u zhvillua më 23 maj në Gjirokastër.

Postuar: 27/05/2017 - 07:32

Vepra të njohura për violinë dhe vokale të kohës së barokut e karakterizuan natën e dytë të festivalit ndërkombëtar të Prishtinës, “ReMusica”.

Postuar: 27/05/2017 - 07:29

Shkrimtarja holandeze Marente de Moore fituese e çmimit letrar të letërsisë në 2014 prezantoi në Tiranë romanin “Virgjëresha holandeze”.

Postuar: 26/05/2017 - 10:04

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore vijon denoncimet me projektin “Veliera” në Durrës.

Postuar: 26/05/2017 - 08:03

Studiuesi Behar Gjoka pohon se Ministria e Kulturës rrënoi autorin dhe librin shqip.

Postuar: 26/05/2017 - 08:00

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në 90-të vjetorin e lindjes së kompozitorit Çesk Zadeja organizon koncertin vokal-instrumental me kompozime të themeluesit të muzikës shqipt