Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Artistët e Plenerit” çelin ekspozitën e tretë në Muzeun Kombëtar

Postuar: 17/11/2017 - 15:58

Ekspozita “Plein Air” ka bërë bashkë 12 piktorë të njohur që kanë ekspozuar veprat e tyre në Muzeun Historik Kombëtar. Ekspozita këtë vit vjen në edicionin e tretë dhe e hapur në mjediset e MHK i ka shtuar gjallërinë jetës artistike në Tiranë, këtë herë janë veprat e pikturës që janë realizuar nga artistë të njohur. Piktorët Agron Dine, Agron Polovina, Arsen Kurti, Buron Kaceli, Kujtim Buza, Nikolin Ivanaj, Pashk Përvathi, Qamil Prizreni, Sadik kasa, Sefedin Stafa, Vangjo Vasili dhe Xhaneta Kadillari kanë ekspozuar veprat e tyre në Plein Air”, që është në edicionin e tretë. Në këtë ekspozitë artistët kanë prezantuar nga pesë vepra secili dhe janë të realizuara në vitin e fundit, si dhe nuk janë ekspozuar më parë. Piktori Pashk Përvathi pohon se në tablotë e pikturës janë peizazhe nga vende të ndryshme të Shqipërisë, por dhe nga Kalabria, ku artistët kanë piktura. Ngjyra, emocione, ndjenja, energji dhe penelata që dalin nga shpirti, duke modeluar e përjetësuar peizazhe nga Shqipëria. Kjo është ajo që prezanton ekspozita “Plein Air” edhe këtë vit. “Një punë e jona si piktorë, që ne kemi pikturuar në vende të ndryshme të Shqipërisë, por kryesisht është veriu i vendit. Por nuk kemi munguar dhe në Kalabri për punët tona. Jemi një grupim prej 12 piktorësh peisazhistë që dhe këtë vit vijmë me ekspozitën tonë për publikun në Muzeun Historik Kombëtar. Punët tona janë të realizuara në teknikën e vajit dhe ne nuk prezantohemi me një punë, por me disa piktura”, tregon piktori Pashk Përvathi. Peisazhistët e njohur edhe këtë vit prezantojnë punimet e tyre, por që për publikun prezantohen me  pesë piktura. “Secili nga ne 12 piktorët peisazhistë prezanton në ekspozitë pesë punime, janë të realizuara përgjatë këtij viti dhe ekspozohen për publikun në muze”, vijon më tej piktori Përvathi.

“Artistët e Plenerit”

Artistë që kanë krijuar grupimin “Artistët e Plenerit” ndryshe nga grupimet e tjera deri më tani në art, kanë si qëllim që në ekspozitat që çelin të prezantojnë vetëm tablonë me peisazhin shqiptar. Por për ekspozitën e tyre nuk kanë pasur në vëmendje për ti ndihmuar institucionet. “ Kjo është një ekspozitë që ne e kemi paguar vetë çdo gjë. Nuk kemi aplikuar te Ministria e Kulturës për 2017”, vijon të tregojë piktori Pashk Përvathi për ekspozitën “Plein Air” në edicionin e tretë. Kujtim Buza një tjetër emër i njohur dhe i vlerësuar në artin shqiptar  pohon se kthimi në eksperiencën e traditës të piktorëve që pikturuan në natyrë nuk është kthim mbrapa, por përvehtësim i vlerave impresionante, të preferuara bashkëkohore, të pikturës që aktualisht pëlqehet masivisht si një art që jeton dhe merr vlera të jashtëzakonshme shpirtërore. “Shoqatat e panumërta të vazhduesve të Monesë, Sezanit, Van Gogut, etj, dëshmojnë për këtë. Shkollat e hapura me bazë punën në natyrë kanë shpërthyer gjithandej. Eksperienca e artit tonë kombëtar me veprën e V. Mios, A. Buzës, Z. Kolombit, S. Kacelit, S. Shijakut etj, është një pasuri e jashtëzakonshme ku, në mënyrë krijuese, mund të mbështetemi pa hezitime”, është shprehur piktori Kujtim Buza mbi grupimin “Artistët e Plenerit”. Kryetar i grupimit të “Artistëve të Plenerit”, piktori  Buron Kaceli ka pohuar se anëtarët e kësaj shoqate ndonëse secili me individualitetin e tij krijues që ndjehet për nga këndvështrimi, mjetet shprehëse si dhe nga interpretimi, përveç të tjerave kanë edhe një të përbashkët të rëndësishme. Dashurinë për natyrën, mbështetjen emocionale te ajo si dhe bindjen e plotë që artisti mund të luajë rolin, e të përmbushë misionin e tij, duke krijuar përveçse në studio edhe duke hapur kavaletin nën qiellin e hapur në gjirin e natyrës dhe të fenomeneve të mrekullueshme të saj ka pohuar ai. Ekspozita që u hap më datë 15 do të mbyllet më 22 nëntor për publikun.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 10

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 07:59

Korça shijon magjinë e veprave të mëdha. Një nga baletet më të famshme të botës ''Arrëthyesi'', me muzikë nga Çajkovski u ngjit në skenën e teatrit për dy mbrëmje me radhë, në datat 10 dhe 11 dhjetor.

Postuar: 12/12/2017 - 07:58

Artisti i njohur Agim Sulaj i vlerësuar në botë me veprat e tij këtë dhjetor ka çelur në Tiranë ekspozitën “Rrënjët 2”.

Postuar: 12/12/2017 - 07:56

Ministria e Kulturës është kthyer si një bunker, dhe asnjëherë nuk u bë një analizë reale se çfarë problemesh janë sot në art dhe kulturë.

Postuar: 10/12/2017 - 09:56

Në një takim të ministres Mirela Kumbaro dhe zëvendës ministres Shujaku me stafin e Muzeut “Marubi” dhe Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare në Shkodër u diskut

Postuar: 10/12/2017 - 09:54

Filmi "Yjet e së ardhmes", një komedi romantike muzikore me metrazh të plotë me regji nga Edmond Topi pas premierës së planifikuar më datë 13 dhjetor, një ditë më pas

Postuar: 10/12/2017 - 09:53

Piktori Gazmend Leka pohon se 2017 që po shkon drejt fundit do ta memorizojë si viti i Tasos, pasi kryefjala në krijimtari ka qenë cikli prej 21 pikturash “Taso”.

Postuar: 09/12/2017 - 08:16

Banesa Kale në lagjen Pllakë në Gjirokastër drejt rrënimit të plotë, por për Ministrinë e Kulturës faza e emergjencës ka kaluar.