Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Bajram Ndreu i Zall Dardhës, bir i shquar i një familje të madhe”, një vepër me përgjegjësi krijuese

“Bajram Ndreu i Zall Dardhës, bir i shquar i një familje të madhe”, një vepër me përgjegjësi krijuese

Postuar: 03/04/2015 - 08:40

“Bajram Ndreu i Zall Dardhës, bir i shquar i një familje të madhe” është libri më i ri i bashkautorëve Halil Rama dhe Sakip Cami, botuar nga “Classic Print”. Promovimi i këtij libri në Qendrën Kulturore TEN të Bashkisë Tiranë mblodhi qindra intelektualë dibranë dhe nga e gjithë Shqipëria.
 
Të pranishëm ishin deputetët Sherefedin Shehu e Roland Keta; kryetari i BLD Arian Starova; Mjeshtri i skenës dhe ekranit Bujar Kapexhiu, muzikologu i njohur Shaqir Rexhvelaj; regjisori, këngëtari dhe artisti i njohur Skënder Cala, kryetari i komunës Zall Dardhë, Njazi Cani etj. “Është shkruar për fisin Ndreu të Dibrës, por për historinë e tij nuk mund të themi se rrëfimet kanë shteruar. Në kolanën e librave mbi këtë fis, një vlerë e shtuar është edhe ky libër, shkruar me pasion dhe profesionalizëm nga Halil Rama dhe Sakip Cami”, tha ndër të tjera redaktori i librit, Dr. Hajri Mandri.
 
Ai vlerësoi shpalosjen nga autorët të galerisë së heronjve të Dardhës, si në një panteon që mban mbi supet e historisë, të vjetër dhe të re, piedestalin e triumfatorëve të luftës për liri e pavarësi, si bazament human që ushqehet nga dashuria ndaj vendit të të parëve, ndaj kombit. Kjo për faktin se në libër gjejmë mjaft skena, sjellje dhe kode familjare mbresëlënëse, ndërkohë që autorët përshkruajnë me një gjuhë që rrjedh lirshëm, si një ujëvarë, duke të shoqëruar ëmbël në grykat e maleve dhe në shtëllungat e reve të qiellit historik, në beteja e legjenda, për të shijuar kulturën etnografike, etnojuridike dhe psikomorale të personazheve, ku simbol këtë herë është zgjedhur Bajram Ndreu, si përfaqësues tipik që siguron kohezion midis brezave: shtrirë në kohët e Pavarësisë, Luftës, Pasluftës, Demokracisë. Po në këtë linjë u shpreh edhe shkrimtari i njohur Lutfi Hanku. Ai tha se: “kjo vepër e shtjelluar me përgjegjësi krijuese të rrëmben me bukurinë e portretit të "heroit" dhe me panoramën mahnitëse të kopertinës, ku nusëron si legjendë e veshur me gjelbërimin e kandshëm blu-jeshile, që çel jetë e dashuri dhe ku thirrin dardharët me za të përmallue Bajram Ndreun: "Ku je, bre burr!". Duke përshëndetur pjesëmarrësit në këtë promovim, deputeti i Dibrës Sherefedin Shehu u ndal kryesisht në vlerat e Fisit Ndreu dhe të Familjes së Bajram Ndreut, si dhe në domosdoshmërinë e ruajtjes e transmetimit tek brezat të këtyre vlerave. Ai tha se mbështetja në tabanin kombëtar përbën bazën e edukimit patriotik të brezave, dhe këtij qëllimi sipas tij i shërben më së miri edhe ky libër.
 
Bjaram Ndreu, një figurë interesante për t’u njohur
 
Në fjalën e tij, Halil Rama si bashkautor me z.Sakip Cami, falenderoi të gjithë pjesëmarrësit në promovimin e librit kushtuar Bajram Mustafa Ndreut, njeriut modern që nuk e kuptuam dhe nuk e pranuam sa qe gjallë. Ai falenderoi në veçanti ata që vlerësuan kontributin si bashkautorë në përshkrimin e një jetë të vështirë deri në persekutim, interesante deri në detaje dhe të plotë sa për një hero. Për z. Rama, ishte nisma e nipit të tij, Neshat Ndreu që e nxori në dritë këtë figurë kaq interesante për tu njohur, sa do të përbënte subjekt edhe për letërsi të mirëfilltë për shkrimtarët dhe krijuesit. Neshati, në këtë bashkëpunim u dëshmua si njohës i mirë i historisë dhe bartës i modestisë intelektuale që karakterizon të diturit, zotërues i thellë i filozofisë popullore. Në emër të familjes, bashkautorët Rama e Cami si dhe gjithë pjesëmarrësit në promovimin e librit “Bajram Ndreu i Zall Dardhës, bir i shquar i një familje të madhe” i përshëndeti vëllai i heroit, z. Lutfi Ndreu.
 
Ai solli grimca nga jeta e Bajramit, të cilat u mirëpritën dhe duartrokitën nga pjesëmarrësit. Kështu ndodhi edhe në çastet e interpretimit të poezive të poetit Naim Plaku, kushtuar Bajram e Selim Ndreut, nga mbesa e tyre, Klaudia Ndreu. Libri përshkohet nga një dendësi rrëfimesh befasuese, faktesh dhe ngjarjesh duke i dhënë trajtën e një ese-je të gjatë përshkruese - argumentuese, e strukturuar sipas rregullave akademike. Nga Fehmi Lleshi
 
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/02/2019 - 07:34

Komedia "Testamenti i ri" vepër shkruar nga Sacha Guitri me regji nga Gëzim Kame u mirëprit si premierë nga publiku në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

Postuar: 16/02/2019 - 07:32

Ekspozita “Dinastia Marubi: Njëqind vite të studios fotografike shqiptare” e kuruar n

Postuar: 16/02/2019 - 07:29

Qendrës Kombëtare e Kinematografisë dhe Open Labs e WCUGA nënshkruan një marrëveshje, e cila i je

Postuar: 16/02/2019 - 07:27

Specialistët e trashëgimisë japin alarmin për gjendjen e rënduar me banesat monument kulture në G

Postuar: 15/02/2019 - 16:34

Drama "Gusht: Portret Familjar" vepra më e rëndësishme e autorit Tracy Letts është prem

Postuar: 15/02/2019 - 07:27

Puna me teatrin i ka dhuruar plot momente të veçanta aktori Engjëll Hoxha.