
Rihetimi i “21 Janarit” trondit Sali Berishën, do të hapet dosja që solli FBI, dëshmi të reja dhe asistencë nga ndërkombëtarët, ja detajet

“Besëlidhja e Lezhës”, veprimtari në Muzeun Historik Kombëtar

Shkruar nga SOT.COM.AL 4 Mars 2018

Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, Muzeu Historik Kombëtar organizoi veprimtarinë “Një pasdite në muze” me temë: “Besëlidhja e Lezhës, si produkt i aristokracisë dhe fisnikërisë shqiptare”. Referuan rreth kësaj temë Dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar dhe Prof. Dr. Ferit Duka, Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. Në fjalën e tij drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi tha se Kuvendi i Lezhës u krijua si një aleancë politike dhe ushtarake e fisnikëve shqiptarë kundër pushtuesve osmanë. “Përpara se të mblidhej kuvendi Gjergj Kastrioti zhvilloi një sërë takimesh me bujarët shqiptarë, duke i bindur ata se vetëm duke qenë të bashkuar do ti bënin ballë armikut të përbashkët. Kuvendi u mbajt më 2 mars të vitit 1444 në katedralen e “Shën Kollit” në Lezhë. Çështja kryesore e thirrjes së kuvendit ishte bashkimi i gjithë forcave në luftën kundër osmanëve. Menjëherë pas Kuvendit të Lezhës, Skënderbeu filloi të organizonte ushtrinë e Lidhjes, e cila përbëhej nga dy pjesë: nga forcat e përhershme dhe nga ato që do të mobilizoheshin në rast lufte”, tha Koçi. Në fjalën e tij, Profesor Ferit Duka tha se gjendjen e principatave shqiptare në vitet '30 të shek. XV dokumentohet nga Defteri i Sanxhakut Shqiptar i vitit 1482, ku janë të regjistruara një hapësirë e madhe e tokave shqiptare. “Dalja e Gjergj Kastrioti Skënderbeut në krye të elitës ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Lezhës lidhet me këta faktorë: Së pari ai i kishte të gjitha cilësitë në drejtimin e luftës. Së dyti njihte mirë gjendjen ekonomike dhe financiare dhe ushtarake të vendit. Lezha kishte një pozicion gjeografik të favorshëm për mbajtjen e Kuvendit. Ajo ndodhej në afërsi me zotërimet e pjesëmarrësve kryesorë të Kuvendit, dhe, duke qenë Lezha nën zotërimin venecian, mënjanoheshin mosmarrëveshjet e pakënaqësitë që mund të lindnin ndërmjet sundimtarëve shqiptarë për vendin ku duhej të mbahej Kuvendi. Mbajtja e tij në Lezhë ishte si një thirrje miqësore për bashkëpunim në luftën kundër osmanëve, që fisnikët shqiptarë i drejtonin me këtë rast Republikës së Shën Markut”, tha profesor Duka. Po ashtu ai theksoi se në kuadrin e Besëlidhjes së Lezhës, fisnikët shqiptarë ruajtën të gjitha të drejtat që kishin mbi zotërimet e tyre. “Lidhja e Lezhës u bë kështu i pari bashkim politik në shkallë mbarë shqiptare që njihet në historinë e Shqipërisë”, vijoi prof. Duka. “Një pasdite në muze” arriti krijimin e një debati profesional, ku nuk munguan pyetjet nga nxënësit e pranishëm.
Më të lexuarat


Teatri i Operës dhe Baletit nis sezonin artistik me ciklin e koncerteve “Artistët e së Ardhmes”

ASA: Puna për “Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar 1918-1920” solli produkt të vyer

AMT: Ministria e Kulturës të përgjigjet, pse u nxorën nga lista e monumenteve dhjetëra vila monument kulture?

“ArtOn”, për ekspozimin e veprave në vende publike

Albumi “Anima Rara” i sopranos Ermonela Jaho, i pari në Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike

Trashëgimia kulturore, me rënie të numrit të vizitorëve në vitin 2020

Endri Sina: Jemi në një vakum të tmerrshëm të botimit të veprave muzikore shqiptare, Ministria e Kulturës të ketë një plan konkret

TOB: “La Boheme” e 2019, 98 për qind e kastit krijues të rinj

Komedia satirike “Opera për 3 grosh” vepër që i flet realitetit, në role aktorë të njohur

Oda e miqve në banesën qytetare beratase, përkujdesje e veçantë arkitektonike
