BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Blood Lands”, filmi i parë horror shqiptar, premiera në pranverë

“Blood Lands”, filmi i parë horror shqiptar, premiera në

Filmi “Blood Lands” me regji nga australiani Steven Kastrissios u shfaq në festivalin më të madh të horrorit “Fright Fest”, i cili për më shumë se një dekadë bashkëpunon me festivalin prestigjioz skocez “Glasgow Film Festival”. “Blood Lands” një film në gjininë horror është realizuar në gjuhën shqipe dhe e tërë kasta e aktorëve janë shqiptarë. Në këtë film luajnë Gëzim Rudi, Ilire Vinca, Suela Bako, Alesia Xhemalaj, Emiljano Palali, Dritan Arbana, Florist Bajgora, Enxhi Cuku. Me skenar dhe regji nga Steven Kastrissios, në produksion është edhe Dritan Arbana. Aktorja Alesia Xhemalaj e njohur për publikun në skenën e teatrit, por me angazhimin e saj nuk ka munguar dhe në kinemanë shqiptare tregon për eksperiencën e saj në filmin horror “Bloond Lands”, ku regjisori i ka besuar rolin e Ilirjanës. Aktorja tregon se është një personazh shumë energjik. “Ilirjana është një vajzë e re rreth të njëzetave, e cila jeton sëbashku me familjen e saj në një zonë rurale të Shqipërisë. E mërzitur nga jeta që bën dhe ambienti që e rrethon ka vetëm një qëllim: Të ndërtojë jetën larg nga aty dhe të jetë e lirë. Është një personazh shumë energjik dhe karizmatik, ka lidhje të ngushtë me të vëllanë e saj dhe pse karakteri që ka bën ta shfaq rrallë këtë.Filmi është i zhanrit horror, që për hir të së vërtetës është i paeksperimentuar në Shqipëri. Për mua ishte fat i madh të isha pjesë e produksionit me një regjisor si Steven Kastrissios, i cili ishte një profesionist i vërtetë dhe me një kast aktorësh shumë të mirë dhe komod në punë”, tregon aktorja Alesia Xhemalaj. Por ndërsa filmi po shëtiti në festivale të ndryshme aktorja zbulon se në Tiranë premierën do të ketë në pranverë. “Sipas parashikimeve të produksionit besoj se nga pranvera do të shfaqet në Tiranë”, shton më tej ajo. Në filmin artistik me metrazh të gjatë kjo është eksperienca e parë për aktoren Alesia Xemalaj, pasi më parë ka qenë e angazhuar në filma të metrazhit të shkurtër mes tyre përmendim premierën e fundit të filmit "Motër e vëlla" me regji të Ajola Dajës, që ishte në tetor të viti që shkoi. Këtë herë në film, por për publikun aktorja Alesia Xhemalaj rolin e fundit e ka pasur në Teatrin Kombëtar me shfaqjen "Don Kishoti" me regji të Klajd Ymerit dhe në të njëjtën kohe gjithashtu tek Teatri Kombëtar Eksperimental me shfaqjen "1 dhe 1 bëjnë 3" me regji të Kiço Londos. Mes filmit dhe teatrit ajo tregon se të dyja janë dashuri dhe emocion i madh. “Në teatër ti e merr emocionin e gjallë aty për aty dhe ngopesh me duartrokitjet e publikut, ndërsa në film sapo ndizet kamera është tjetër magji dhe padurimi deri sa ta shohësh”, pohon mes të tjerave aktorja Alesia Xhemalaj.

Historia në “Blood Lands”

“Blood Lands” shpalos historinë e një gruaje të thjeshtë, e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj. Ajo pastaj largohet në mal ku edhe shndërrohet në një shtrigë të vërtetë e cila mbledh rreth vetës një grup njerëzish të cilët njëlloj si asaj shoqëria ua ka kthyer shpinën. Së bashku me grupin e saj ajo vendoset që të kthehet dhe të fillojë hakmarrjen. Ngjarja zhvillohet në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë, dhe shënon filmin e parë horror bërë në vend. Në gjithë këtë ngjarje dhe në luftën kundër shtrigës dhe klanit të saj përfshihet edhe familja e një kasapit, fëmijët e të cilit edhe pse më mendime të kundërta kundër babait të tyre tradicional duhet që të bëhen së bashku në mënyrë që të kenë shanse që të shpëtojnë. Më herët regjisori Kastrissios ka treguar se në moshën 24-vjeçare kishte xhiruar filmin “The Horseman” fitues i disa çmimeve në Australi, dhe se ky ishte skenari i dytë për film të gjatë. Krejt rastësisht do t’i lindte ideja për një vizitë në Shqipëri dhe realizimin e një filmi të zhanrit horror. Një kafe me mikun e tij shqiptaro-australian, Dritan Arbana do të bëhej shkak, që pas tre muajsh ai të gjendej në sheshxhirim në Shqipëri për filmin e tij “Blood Lands”, i cili pritet të jetë premierë në pranverë në Tiranë.

 

 

“Amforat e Muzeut Historik Kombëtar”, nisin leksionet për studentët

Muzeu Historik Kombëtar nuk duhet parë si një muze apo vitrinë ku ekspozohen vlerat e trashëgimisë kulturore, por si një vend e institucion shkencor, i cili nëpërmjet prezantimeve të ndryshme kthehet në një vend ku çdokush kupton dhe thellohet më shumë mbi historinë tonë kombëtare. Me këto fjalë, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar z. Dorian Koçi, iu drejtua nxënësve të shkollës “Sami Frashëri” dhe shumë të tjerëve të pranishëm në një aktivitet të organizuar me këtë rast. Në kuadër të temës: “Një pasdite në muze” në sallën e Bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar u zhvillua leksioni i hapur i titulluar: “Amforat e Muzeut Historik Kombëtar”. Arkeologu Skënder Bushi, i cili referoi kumtesën në fjalë, tha se tema kishte si qëllim të njihte pjesëmarrësit për rolin e amforave si treguese të lidhjeve ekonomike dhe tregtare të territorit tonë me botën mesdhetare. Gjatë leksionit gjithashtu, u evidentua edhe rëndësia e tyre si një e dhënë e rëndësishme për datimin e objekteve të ndryshme arkeologjike. Sipas Bushit në Pavijonin e Lashtësisë së Muzeut Kombëtar ka pak amfora ndaj ai kërkoi bashkëpunim nga muzetë arkeologjike të rretheve, ku amfora të tjera nga fondi jo i ekspozuar tyre të mund të bëhen pjesë e ekspozueshme në Muzeun Historik Kombëtar. Në fund për të pranishmit u tha se, Muzeu Kombëtar do të vazhdojë çdo të premte me serinë e leksioneve të hapura mbi tema të veçanta dhe me interes. Pavijoni i Lashtësisë është pavioni më i rëndësishëm  në Muzeun Historik Kombëtar. Objektet e paraqitura nisin me paleolitin e vonë, ku kultura prehistorike dëshmohet e gjallë dhe e fuqishme në trojet tona. Në stendat e muzeut gjenden objekte që i përkasin epokës së bronzit (2100-1200 para Krishtit) si dhe objekte të epokës së hekurit (1200-450 para Krishtit), periudha këto që përvijojnë tiparet e popullit ilir. Prej shekullit të VII para Krishtit kemi vendosjen e kolonive helene gjatë vijës bregdetare të detit Jon dhe Adriatik. Në MHK gjendet pafka prej argjendi e një princi ilir, e cila është zbuluar në një varr monumental në Selcën e Poshtme. Jeta kulturore e ilirëve nuk mund të perceptohet pa hyjnitë e tyre, sidomos në shekujt IV-I para Krishtit. Hyu i luftës Medaur paraqitet me anën e një kalorësi të armatosur dhe hyu i detrave Redon paraqitet në formën e një koke burri në profil.

 

Prishtina aktivitet për figurën e Musine Kokalarit

Musine Kokalari, ishte gruaja e parë që krijoi një parti politike në Shqipëri. Por Kokalari nuk ishte vetëm kaq. Ajo që njihej edhe si shkrimtare, veprimtare dhe idealiste u kujtua të premten në Prishtinë, në 100 -vjetorin e saj të lindjes, edhe pse ka më shumë se 30 vjet që nuk jeton më. Studiuesit e letrave shqipe  nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria, që u mblodhën në Institutin Albanologjik të Kosovës thanë se Musineja la për brezat pas saj shumë vepra të çmueshme. Detaje edhe më shumë rreth burgosjes dhe internimit të shkrimtares Kokalari, u mësuan pas vendimit të autoriteteve shqiptare ditë më parë, për hapjen e dosjeve të ish sigurimit të shtetit. Në mesin e shumë dosjeve, e para ishte hapur ajo e Kokalarit, gruas që konsiderohet si intelektualja mendjehapur në kohë të mbyllura. Më 23 janar të vitit 1946. Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen, ku dhe doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, sëmuret nga sëmundja e kancerit, që dy vjet më pas do ta largonte përgjithmonë nga jeta.  

 

 Përkthimi origjinal i “Konti MonteKristo’s”,  në arkivin e “Vatrës”

“Konti i Montekristo’s” , romani i shkrimtarit Alexander Dumas nën shqipërimin Kostë Chekrezit, dorëshkrim, ndodhet në arkivin e Vatrës në Nju Jork, SHBA. Lajmi njoftohet në Facebook nga kryeredaktori i  gazetës “Dielli”, Dalip Greca i cili pohon faktin se në këtë arkiv, ndodhet volumi i tretë i romanit të famshëm, që përfshin tekstin origjinal të faqeve 216-378 në frëngjisht, që u përgjigjen në këtë përkthim faqet shqip 1 deri 154. Origjinali mban shënimin se përkthimi është kryer në kohën kur autori ishte në Bari të Italisë. Data e përfundimit të përkthimit të volumit të tretë është 7 dhjetor 1935. Vlera e këtij dorëshkrimi origjinal qëndron në faktin se është me shkrim dore, shkruan Greca. Federata Panshqiptare Vatra mbush këtë prill, 105 vite që është krijuar. Ajo është organizata më jetëgjatë e shqiptarëve në të dyja anët e Atlantikut dhe në mbarë botën shqiptare. Ajo u brujt nga dy faktorë, nga atdhedashuria e shqiptarëve dhe ndikimi i demokracisë amerikane.

“Ri-mendimi i eksperiencës muzikore” paralajmëron DAM

Kompozitori dhe dirigjenti amerikan Gregory Charette zhvilloi një ligjëratë në Prishtinë. “Ri-mendimi i eksperiencës muzikore” është titulluar prezantimi, i cili njëherësh i paraprin edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës DAM, i cili do të hapet më 31 mars 2017 dhe këtë vit do të shmangë prezantimet tradicionale nëpër salla tradicionale. Dirigjenti Charette foli në lidhje me zhvillimin e kësaj ideje prej sa vitesh nga kolektivi muzikor “Oerknal!” me bazë në Hollandë, të cilin e kishte themeluar bashkë me një grup muzikantësh. “Oerknal!” është kolektiv unik, i cili eksperimenton me modele të reja të interpretimit të muzikës dhe fokus ka muzikën bashkëkohore. Një vit më parë në këtë festival ishin më shumë se 100 interpretues dhe instrumentistë. Festivali zhvilloi 20 koncerte dhe 9 punëtori. Si të ftuar të veçantë ishte një trio nga solistët e Manheim-it, të cilët ishin performanca më e veçantë gjatë këtij festivali.

Julia Vrapi

Më të lexuarat