Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Bloodlands”, premiera e filmit shfaqet në kinema

Postuar: 23/09/2017 - 08:13

“Bloodlands” i pari film horror shqiptar vjen në ekranin e kinemasë për publikun.  “Bloodlands” është realizuar në gjuhën shqipe dhe luajnë Gëzim Rudi, Ilire Vinca, Suela Bako, Alesia Xhemalaj, Emiljano Palali, Dritan Arbana, Florist Bajgora, Enxhi Cuku. Me skenar dhe regji nga Steven Kastrissios, në produksion është edhe Dritan Arbana. Filmi premierë shfaqet në ekranin e kinema Millennium. Filmi tregon historinë e një gruaje, e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes së saj. Ajo largohet në mal, ku edhe shndërrohet në një shtrigë të vërtetë, e cila mbledh rreth vetës një grup njerëzish të cilët njëlloj si asaj shoqëria ua ka kthyer shpinën. Së bashku me grupin e saj ajo vendoset që të kthehet dhe të fillojë hakmarrjen. Ngjarja zhvillohet në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranë. Në gjithë këtë ngjarje dhe në luftën kundër shtrigës dhe klanit të saj përfshihet edhe familja e një kasapi, fëmijët e të cilit edhe pse më mendime të kundërta kundër babait të tyre tradicional duhet që të bëhen së bashku në mënyrë që të kenë shanse të shpëtojnë. Roli i Shpresës i dha aktores së njohur Suela Bako dhe çmimi e Aktores më të Mirë në “Nashville Film Festival”. Kasta e aktorëve është e gjitha shqiptare dhe i gjithë filmi shfaqet në gjuhën shqipe. Regjisori Kastrissios ka treguar se krejt rastësisht do t’i lindte ideja për një vizitë në Shqipëri dhe realizimin e një filmi të zhanrit horror. Një kafe me mikun e tij shqiptaro-australian, Dritan Arbana do të bëhej shkak, që pas tre muajsh ai të gjendej në sheshxhirim në Shqipëri për filmin e tij “Bloodlands”.  Kastrissios e ka ngritur filmin e tij mbi legjendat e vjetra shqiptare me shtriga. “Historia është e vendosur në një fshat malor, kështu që ne nuk eksploruam jetën në qytetet moderne me figura lokale të krimit që mund të ishin klishe, për të cilat njerëzit flisnin. Gjithçka që nuk shkonte e kemi rishkruar me ndihmën e aktorëve dhe konsultimet e Dritanit, i cili përktheu skenarin për mua” është shprehur më herët regjisori i filmit. Në datën 25 shkurt të këtij viti filmi u shfaq në “Horror Channel Fright Fest Glasgow”. “Bloodlands”, i realizuar në Shqipëri nga produksioni australian “Kastlefilms” i nisi xhirimet në tetor të vitit 2014.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 23

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2018 - 22:54

Aktori i njohur i Portokallisë, Marin Orhanasi ka reaguar mesditën e sotme kundër Avokates së Popullit, Erinda Ballanica lidhur me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend, kryesisht edhe me Teatrin Kombëtar.

Postuar: 19/06/2018 - 21:39

Maks Velo ka përmendur edhe kompaninë “Fusha”, e cila pritet të rrafshojë ndërtesën

Postuar: 19/06/2018 - 20:18

Aktori Visjan Ukcenaj ka reaguar ashpër lidhur me vendimin e qeverisë për shembjen e Teatrit Ko

Postuar: 19/06/2018 - 07:50

Dramaturgu i madh Shkodran në moshën 87 vjeçare, tregon trashëgiminë e tij familjare dhe në profe

Postuar: 19/06/2018 - 07:47

Artistët i bëjnë thirrje ndërkombëtarëve në vendin tonë për të bërë presion në drejtim të qeveris

Postuar: 19/06/2018 - 07:45

Ekspozita “Lelja” në Muzeun Historik Kombëtar u hap me punët e 28 artistëve.

Postuar: 18/06/2018 - 23:43

Në emisionin e sotëm “Studio e Hapur”, u  diskutua çështja e prishjes së Teatrit