Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Carmina Burana” mbyll sezonin në TOB, mbi 250 artistë në skenë

“Carmina Burana” mbyll sezonin në TOB, mbi 250 artistë në skenë

Postuar: 27/12/2015 - 09:05

Vepra “Carmina Burana” vjen për publikun në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në ditët e fundit të vitit. Për tre mbrëmje në skenë do të jetë një nga veprat, që tashmë ka njohur vlerësimin e saj jo vetëm në skenën shqiptare, por dhe atë të huaj. Vepra do të sjellë në skenë rreth 250 artistë, ku përfshihet trupa e baletit, solistë, kori dhe Orkestra e TOB. Orkestra do të drejtohet nga Elda Laro, artistja e talentuar, e cila nga Janari i 2016 do të jetë dirigjente e dytë në Deutsche Oper të Berlinit. Publiku do të mund ta ndjekë shfaqjen në datat 28, 29 dhe 30 Dhjetor ora 19.00. “Pas suksesit që pati në Tetor të po këtij viti, menduam ta ofrojmë sërish për publikun tonë në këto ditë festash, këtë produksion madhështor, i cili përveç muzikës së mrekulleshme të Carl Orff, sjell gjithashtu një koreografi, e cila është një "himn për dashurinë e sinqertë" siç shprehet edhe krijuesi i saj Youri Vamos”, thuhet në njoftimin e teatrit mbi këtë vepër, që pritet të jetë në skenë për 3 net me radhë.
 
Vepra që vjen në skenë në ditët e fundit të vitit, është vlerësuar jo pak dhe nga vetë titullari i Teatrit të Operës dhe Baletit, Ilir Kerni. Që në kohën që u prezantua se kjo vepër do të jetë në skenë para pak ditësh, drejtori Kerni e cilëson këtë produksion të teatri shqiptar si një vepër të skenave evropiane. “2015 meriton një mbyllje madhështore. “Carmina Burana” vepër e skenave evropiane.  Carl Orff +Youri Vamos”, shkruan drejtori Ilir Kerni mbi këtë vepër, që mbrëmjes e së hënës është në skenë për publikun. “Carmina Burana” konsiderohet një ndër klasikët e parë në historinë e muzikës. Brilant në gjithë thjeshtësinë që e karakterizon, ritmikisht potent, me një tematikë gjithnjë aktuale, ky balet të zgjon fantazinë si asnjë vepër tjetër e shekullit të 20-të. Këtij pushteti sugjestionues që përcjell muzika e Orff, koreografi Vamos i përgjigjet me një skenografi veçanërisht të thjeshtë. Vetë skena kornizohet nga siluetat e korit dhe orkestrës. Nën këtë sfond dhe nëpërmjet një koreografie ai shpalos një himn ngazëllyes për dashurinë e sinqertë. “Carmina Burana” është parë si një eksperiencë, e cila s’do të mund të ç’rrënjoset me lehtësi nga kujtesa, një vepër që ka lënë pa fjalë audienca për 20 vite.
 
Për veprën
 
Tema qendrore e koreografisë është qëndrimi i njeriut ndaj ligjeve të natyrës. Ai që ngrihet kundër harmonisë që jeton në të, është i destinuar të dështojë, këtë ka bërë të ditur mbi këtë pjesë kur erdhi në skenën shqiptare koreografi Youri Vamos. “Në luftën e vazhdueshme mes burrit e gruas, në rendje të përjetimeve erotike, mes dhunës dhe gënjeshtrës, ajo që do të mbijetojë është vetëm dashuria e sinqertë. Në konceptin tim, i cili shfaqet përmes gjuhës së baletit, tek kjo vepër jam frymëzuar pa dyshim nga muzika pavarësisht tekstit të këngëve. Është rastësi që disa skena baleti përkojnë me tekstin. Ky fakt dëshmon edhe njëherë për karakterin sugjestionues që ka muzika e Orff”, pohon mbi veprën koreografi Youri Vamos. Vepra përbëhet nga tre pjesë koreografike, ndryshe të përshkruara: “Takimi mes Gjinive, Përndjekja, Dashuria”. O Fortuna! Në këtë thirrje ndaj perëndeshës së fatit shfaqet lutja për dashuri e fat, aq vitale për ekzistencën. Rrota e fatit është simboli që përcakton uljet dhe ngritjet në jetën e njeriut, me ciklet e tensioneve që krijohen në marrëdhëniet mes burrave dhe grave, mes të rinjve e të moshuarve. Këto ndërveprime i përjetojmë edhe në baletin e Youri Vamos nën tingujt e muzikës së kompozitorit gjerman Carl Orff. Që nga 2009 Vamos ka punuar si koreograf, duke realizuar koreografi për veprat klasike si “Romeo dhe Zhulieta” (Teatri Perth/Australi) “Arrëthyesi” dhe “Ëndrra e një nate vere” (Teatri Karlsruhe), “Bukuroshja e fjetur” dhe “Otello (Teatri i Pragës) etj.  Nga Julia Vrapi
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 21

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/07/2018 - 07:39

Galeria Kombëtare e Arteve ndërsa fton publiku të vizitojë ekspozitën e artistit Edi Hila shton se deri më tani numri i vizitorëve ka arritur në 7255.

Postuar: 21/07/2018 - 07:38

Ansambli Popullor sonte në mbrëmje me shfaqjen premierë “Sokaku i të marrëve” në Gjir

Postuar: 21/07/2018 - 07:35

Inxhinieri dhe restauratori Pavlo Shkarpa pohon se në trashëgiminë kulturore mungojnë ndërhyrjet

Postuar: 20/07/2018 - 21:29

“Dhe nëse ai hedh këtë (Teatrit) në erë, pallatet do hidhen në erë”.

Postuar: 20/07/2018 - 07:34

 Festivali Multikulturor në qytetin e Beratit nisi në edicionin e pestë.

Postuar: 20/07/2018 - 07:33

 Nën majat e thepisura të Bjeshkëve të Namuna, buzë Lumit Shalë, rikthehet në Theth festival

Postuar: 20/07/2018 - 07:30

 Organizata europiane “Europa Nostra”, praktikisht zëri i trashëgimisë kulturore