Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Dama me Kamelie”, Viktor Zhusti: Personazhi i babait e kthen veprën nga një poemë lirike në dramë

Postuar: 09/12/2017 - 08:15

“Dama me Kamelie”, vepër e Alexandre Dumas ( i biri) vjen për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar. Vepra e Alexandre Dumas në skenë ngjitet me regji nga Luli Hoxha. Drama është me interpretimin e aktorëve Viktor Zhusti, Raimonda Bulku, Laert Vasili, Gjergj Mena, Xhino Musollari, Josif Sina, Karafil Shena, ku Luli Hoxha i jep jetë rolit të Margarite Gotie në kryeveprën "Dama me Kamelie”. Këtë herë në vepër spikasin emra të njohur të teatrit, roli i babait interpretohet nga aktori Viktor Zhusti. Në dramën “Dama me Kamelie” aktori Zhusti vlerëson veprën dhe bashkëpunimin me artistët e tjerë për shfaqjen, e padyshim dhe regjisoren Luli Hoxha. “Dikur në një emision me regjisoren Luli Hoxha ajo theksoi se kjo ishte një ëndërr e saj e fëmijërisë derisa erdhi momenti i saj. Ajo zbuloi përveç ëndrrës shpirtin e Margarites. Ky personazh për të është me ndjenja të forta”, pohon aktori Zhusti. Babai në “Dama me Kamelie” një personazh që ai e shikon si përfaqësues të mikroborgjezisë franceze. “Babai është përfaqësues i asaj mikroborgjezie franceze, e cila kultivon një moral të caktuar të barabartë me provincializmin, me shpirtngushtësinë dhe është pikërisht ky moral, i cili përpiqet ti imponohet mbi dashurinë për të të pakuptueshme dhe të pamoralshme midis të birit dhe një kurtizaneje në Paris”, tregon Zhusti për personazhin. Roli sipas tij është kryesori, që nga një poemë lirikë e kthen “Dama me Kamelie” në një dramë. “Ai nuk shikon asgjë më thellë se sa emrin e mirë të familjes së tij, atë emblemën e jashtme. Për këtë ai sakrifikon gjithçka dhe ai vret dashurinë e Margarite Goties me të birin. Ky rol ndryshon gjithë rrjedhën e veprimit të veprës, që e shpie në dramë. Nëse kjo ishte si një poemë lirike është pikërisht momenti deçiziv i babait, që e kthen në dramë”, vijon më tej aktori Viktor Zhusti. Në këtë kryevepër botërore Laert Vasili interpreton Armand Duval, Raimonda Bulku i jep jetë rolit të Prudencës në kryeveprën "Dama me Kamelie" të Alexandre Dumas, Karafil Shena është konti, për të vijuar dhe me personazhe të tjerë në vepër.

Drama në skenë

“Dama me kamelie”, është historia tragjike e një vajze që deshi të bashkojë dy botët dhe një djali që mendoi se mund t’i ndryshojë të dyja! Një histori e trishtë mes një vajze - shitëse dashurie dhe një borgjezi të ri. Me autor Alexandre Dumas, vjen në Teatrin Kombëtar premierë absolute në edhe në data 9,10 Dhjetor. "Dama me Kamelie" është një vepër gjysmë autobiografike, e cila bazohet në dashurinë e një kurtizane në mes të shekullit të XIX në Francë. Një histori tragjike dashurie mes karakterit ëndërrimtar të Marguerite Gautier, një kurtizane e cila vuan nga tuberkulozi dhe Armand Duval, një borgjez i ri. Armand dashurohet me Margaritën dhe arrin të bëhet i dashuri i saj. Ai tenton ta bind atë për të lënë jetën e saj si kurtizane dhe të shkoj e të jetoj me të. Kjo marrëdhënie e zjarrtë mes tyre do të ndërpritet nga i ati i Armandit, i cili i vënë në dijeni për skandalin e krijuar nga kjo marrëdhënie e jashtëligjshme dhe i frikësuar se kjo lidhje do të ndikojë edhe në martesën e motrës së Armandit, shkon të bindë Margaritën që të largohet nga biri i tij. Deri në vdekjen tragjike të Margaritës, Armand beson se ajo e la atë për një burrë tjetër. Vdekja e Margaritës përshkruhet si një agoni, e cila nuk ka fund, duke e gjetur veten të braktisur nga të gjithë. Shkruar nga Alexandre Dumas (i biri), (1824-1895), kur ai ishte 23 vjeç “Dama me Kamelie” u botua në vitin 1848.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/01/2018 - 19:15

Ditën e sotme qeveria ka miratuar në postin e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve Erzen Shkololli.

Postuar: 17/01/2018 - 13:37

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe biblioteka lëvizëse ndaluan tek “Kampionët e leximit”, nxënësit e shkollës, "Pjetër Zarishi", Blinisht, Lezhë.

Postuar: 17/01/2018 - 08:08

Një tjetër kryevepër e dramaturgjisë franceze "Shërbëtoret" e autorit  Jean Genet vjen premierë në sallën “Gëte” të Teatrit Kombëtar Eksperimental &ld

Postuar: 17/01/2018 - 08:03

Gjirokastra, Kishat e Voskopojës e Vithkuqit janw përfshirë mes 12 kandidaturave për t'u përzgjedhur nga organizata “Europa Nostra” në programin 7 vendndodhjet e

Postuar: 16/01/2018 - 08:40

Artistë dhe drejtues shoqatash të ndryshme kanë pohuar jo pak probleme për shkak të buxheteve të pakta për projektet, dhe duket se kjo situatë vijon duke i përballur me jo pak v

Postuar: 16/01/2018 - 08:38

Regjisori Adonis Filipi këtë vit e nis me projektin teatror “Lule dielli”.

Postuar: 16/01/2018 - 08:36

Në hapje të programit Viti i Trashëgimisë Kulturore Europiane, “Europa Nostra”, organizatë lider për trashëgiminë në Europë dhe Instituti i Bankës Europiane për Inve