BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

“Dasma” dhe “Balloja e diplomës”, balerinët e Kosovës vlerësohen në Tiranë

“Dasma” dhe “Balloja e diplomës”, balerinët e
Baleti “Dasma” dhe “Balloja e diplomës” bëri që trupa e Kosovës të interpretonte në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit pas 34 vitesh mungesë. Balerinët e parë të trupës së Kosovës për interpretimin në skenën e Tiranës tregojnë se do ta mbajnë mend gjatë. Megjithëse kanë bashkëpunuar me trupa nga e gjithë bota këtë e veçojnë dhe shpresojnë që të vijnë sërish. Janë trupë e re e krijuar pas luftës, por i karakterizon vullneti, dhe disiplina ç’ka i bën të ecin përpara edhe pse nuk kanë mbaruar shkollë të mirëfillte baleti. Sinan Kajtazi dhe Leonora Rexhepi janë prima balerinët e trupës, por nuk preferojnë të cilësohen të tillë, pasi fryma e grupit ka shumë rëndësi për to.
 
Vlerësohen kryesisht për baletin modern, por ata nuk bëjnë ndarje mes klasikes dhe kontemporanes. Por jo vetëm balerinët nga Kosova kanë vlerësuar skenën, por dhe publiku i Tiranës ka shprehur shumë  vlerësim për artistët kosovarë të baletit. Publiku i cili ndoqi balerinët e Kosovës, ishte i përbërë nga një masë e madhe e artistëve shqiptarë dhe ndërsa janë hapur perdet dhe ka filluar kënga e "Dasmës" nën tingujt e muzikës së Rexho Mulliqit njëra ndër anëtaret e para të trupës së baletit shqiptar, më shumë se 80 vjeçare, Adaivije Alibali nuk ka mundur t'i mbajë lotët gjatë kësaj shfaqje, por vlerësimi nuk ka munguar dhe nga koreografi Ramazan Bogdani apo skulptori Mumtas Dhrami. “Nuk do mendonim kurrë që do të shikonim një trupë baleti nga Kosova me një nivel artistik kaq të lartë”, pohon koreografi dhe studiuesi Ramazan Bogdani, pas shfaqjes së baletit “Dasma”, që është dhënë të dielën në mbrëmje në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.
 
“Është bërë goxha rrëmujë këtu, por sepse njerëzit duan ta shohin një trupë baleti që nuk e kanë parë asnjëherë", ka pohuar shkurt skulptori i njohur Mumtas Dhrami, teksa mbante në dorë biletën dhe priste radhën të hyjë në sallë. Baleti “Dasma”, që erdhi në skenë nga balerinët e Kosovës, nëpërmjet dashurisë së të rinjve nxirren në pah ndasitë e mëdha në mes të dy popujve, ku politika është kontribuesi më i madh në kultivimin e urrejtjes dhe ndasisë. Mesazhi i “Dasmës” është shumë i qartë, dashuria nuk njeh kufij e pengesa. E ndërsa “Dasma” erdhi në skenë vetëm me balerinët nga Kosova edhe “Balloja e diplomës” bëri që artistët të merrnin  jo pak vlerësim mbrëmjen e së hënës.
 

Më të lexuarat