BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Ditët e Kujtesës 2017”, lexohet dosja e Musine Kokalarit

“Ditët e Kujtesës 2017”, lexohet dosja e Musine Kokalarit

Në kuadër të “Ditëve të Kujtesës 2017”, në Muzeun Historik Kombëtar u zhvillua leximi publik i dosjes së disidentes Musine Kokalari, organizuar nga IDMC në bashkëpunim me Institutin Musine Kokalari dhe Autoritetin për hapjen e dosjeve të komunizmit. Ky event pati synim të inkurajojë diskutimin publik mbi regjimin diktatorial në Shqipëri. Linda Kokalari, drejtore e institutit “Musine Kokalari”, foli për jetën, punën, veprën dhe procesin e ndjekjes e gjyqeve të Musine Kokalarit marrë nga dosja e saj. Ajo lexoi dhe një pasazh nga ditari i Musinesë, për të treguar palëkundjen e saj në lidhje me kritikat ndaj regjimit të kohës. “18 Prill 1945, e shtunë. Hija e vdekjes mbulon qytetin. Kënga e vdekjes hyn shtëpi më shtëpi. Pse hesht njerëzia? Pse shtëpia është e ftohtë, dhe dhembja dëgjohet akoma më shumë... Unë jam fajtore, sipas pikëpamjeve tuaja, sipas të mijave jo”, lexoi ajo nga ditari. Përmes dosjes së saj dhe dosjeve të tjera të Sigurimit dalin në pah edhe probleme të tjera siç është inkriminimi i ish të përndjekurve si bashkëpunëtorë të regjimit, gjë që do kërkojë kohë të provohet. Nevila Nika, ish drejtoreshë e AQSH e pranishme në takim, u shpreh se studiuesit nuk janë marrë aspak me fajtorët e vërtetë, drejtuesit që erdhën në pushtet pasi forcat partizane morën pushtetin. “Ata asgjësuan shumë njerëz, kush ishin ata që i shërbyen me zell diktatorit?, tha ajo. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, lexoi një pasazh nga dosja e Musinesë mbi aktivitetin e saj. Sipas tij aty përdorej gjuha e urrejtjes, dhe dihet që personat e rekrutuar nga Sigurimi ishin njerëz të pashkolluar. “Gjatë luftës, Musineja ka qenë pjesë e rezistencës, por jo mbështetëse e komunistëve, dhe ky ishte faji kryesor i saj”, tha ai. Skënder Vrioni, specialist i informacionit në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, foli rreth rëndësisë së hapjes së dosjeve dhe rolin e AIDSSH, si edhe shpjegoi gjithë procedurën e ndjekur për deklasifikimin e dosjes së Musine Kokalarit. Persida Asllani, Drejtore e Bibliotekës Kombëtare, foli rreth veprave letrare të Musine Kokalarit dhe botimit të tyre, si edhe futjen e figurës së Musinesë në tekstet shkollore.