Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Dita zë fill”, pas Festivalit të Filmit në Sarajevë, nesër premierë në kinematë e kryeqytetit

Postuar: 13/09/2017 - 07:43

Pas Sarajevës, filmi “Dita zë fill” kërkon të fitojë zemrat e publikut shqiptar. Nga dita e nesërme, filmi me regji nga Gentian Koçi do të shfaqet në kinematë e kryeqytetit. Filmi trajton historinë e trishtë të një nëne të re, e cila për të mbajtur gjallë frymën e saj dhe të të birit, i duhet të mbajë gjallë frymën e një të moshuare, e cila e paguan për t’u kujdesur për të. Leta nuk ka mundur të paguajë qiranë për disa muaj me radhë. Kur pronari i nxjerr nga shtëpia, ajo me të birin njëvjeçar gjejnë strehë në shtëpinë e Sofisë, një grua e moshuar e ngulur në shtrat, bija e së cilës ka punësuar Letën të kujdeset për të. Për të ruajtur të ardhurat e vetme dhe një çati mbi kokë, Leta duhet ta mbajë gjallë Sofinë me çdo kusht. Është kjo historia e Letës,por jo vetëm e Letës. Historinë e saj e vuajnë mjaft familje shqiptare, të cilat vuajnë nga varfëria dhe janë të aftë të bëjnë gjithçka për të mbijetuar. “Dita zë fill” (Daybreak), me skenar dhe regji nga Gentian Koçi, u përzgjodh të kishte premierën botërore në garën kryesore, në një nga festivalet më të rëndësishëm në Europë, Sarajevo International Film Festival, i cili u mbajt prej 11-18 gushtit 2017.

Historia e “Dita zë fill”

Dita zë fill (Daybreak) është një dramë intime, e cila ndodh në një apartament në Tiranë. Në fakt, është një histori që mund të ndodhë kudo. Marrëdhëniet njerëzore si dhe kompleksiteti i thellë i tyre më kanë tërhequr gjithnjë. Historia mbështetet në dy personazhe femërore, Leta dhe Sofia. Leta është një nënë e re në një situatë tejet të vështirë financiare. Për shkak të kësaj situate, ajo nuk ka mundur të paguajë qiranë që prej disa muajsh. Kur Leta dhe djali i saj njëvjeçar nxirren jashtë prej apartamentit të tyre me qira, ata shpërngulen në shtëpinë e Sofisë, një gruaje të moshuar e të ngulur në shtrat prej sëmundjes, vajza e të cilës ka punësuar Letën si kujdestaren e nënës së saj. Me qëllim që të ruajë vendin e punës dhe strehën e saj të re, Leta duhet ta mbajë Sofinë në jetë me çdo kusht. Boshti i historisë është marrëdhënia e brishtë mes gruas së re dhe të moshuar, një marrëdhënie që luhatet mes empatisë reciproke dhe qëllimeve pragmatike. “Dita zë fill” është film i xhiruar në interior dhe me pak personazhe ku interpretojnë aktorët: Ornela Kapetani, Suzana Prifti, Kasem Hoxha. Koçi erdhi deri tek ky bashkëprodhim shqiptaro-grek pas disa filmash të shkurtër artistikë dhe dokumentarë. Ky film është prodhuar nga ARTALB FILM (Shqipëri) në bashkëprodhim me GRAAL FILMS (Greqi). Pasi u zhvillua në tri markete bashkëprodhimi (Cinelink, Connecting Cottbus dhe Euro-Mediterranean Co-Production Market), ky prodhim shqiptaro-grek ka gjetur mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë- Shqipëri, Qendrës Greke të Filmit, Eurimages , Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë, TVSH-së, Bashkisë së Tiranës si dhe rrjetit të zhvillimit të kinemasë ballkanike SEE CINEMA NETËORK. “Dita zë fill” shitet dhe shpërndahet ndërkombëtarisht nga kompania e mirënjohur franceze, ËIDE.

Vlerësimi në Sarajevo

Aktorja shqiptare Ornela Kapetani solli trofeun e aktores më të mirë nga Sarajeva në Tiranë. Festivali i 23-i filmit në kryeqytetin boshnjak ka rezervuar një pritje dhe vlerësim të merituar për protagonisten e filmit “Dita Zë fill” me regji nga Gentian Koçi. Ceremonia e ndarjes së çmimeve ka rezervuar jo vetëm një zemër për aktoren shqiptare por edhe duartrokitje zemre për të, pasi mes lotësh mallëngjimi Ornela falenderoi: “Faleminderit, nuk kam përgatitur asnjë fjalim sepse vërtet nuk e prisja këtë….dëshiroj të falenderoj regjisorin që më zgjodhi mua për rolin e Letës, dëshiroj të falenderoj edhe jurinë e Sarajevo Film Festival që ka qenë e shkëlqyer….ëoë… nuk dua të harroj bashkëshortin dhe djalin tim sepse kam qenë me fat që nuk kam marrë një mandat kërkimi ndërkombëtar për rrëmbim të djalit tim teksa vrapoja nëpër Shqipëri. Dhe dua t’ia dedikoj këtë çmim nënës time, e cila ka ndikuar në kërkimin tim për kuptimin e vetvetes. E në kërkimin tim të dëshpëruar unë jam prekur nga gra të mençura dhe të forta që i kanë dhënë dritë jetës time dhe rrugëtimit tim”. Zemra e Sarajevës konsiderohet sukses i madh, në tërësi për kinemanë shqiptare pasi është vetëm hera e dytë që filmi shqiptar prezantohet në kompeticion zyrtar në këtë festival. Çmimi për aktoren më të mirë në një festival prestigjioz si ky i Sarajevës ku të ftuar nderi janë emra të mëdhenj të kinemasë si De Niro apo Oliver Stone është një ngjitje në skenën e vëmendjes botërore. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/09/2017 - 07:59

Në skenën e Pallatit të Kongreseve në ditët e para të muajit tetor do të shfaqet baleti modern i trupës së Angjelin Preljocaj “Trait d’Union & Creation”, që rimerr duon mashkullore, e cila magjepsi shtypin kulturor të botës.

Postuar: 24/09/2017 - 07:56

Piktori Bajram Mato sjell për publikun 102 vepra në tablo pikture në sallën e​ ekspozitave të​ Muzeut Historik Kombëtar.

Postuar: 24/09/2017 - 07:51

Kinematografia shqiptare kërkon rritje buxheti dhe këto vite janë realizuar vepra filmike, që janë vlerësuar dhe në festivale të huaja.

Postuar: 23/09/2017 - 08:13

“Bloodlands” i pari film horror shqiptar vjen në ekranin e kinemasë për publikun.  “Bloodlands” është realizuar në gjuhën shqipe dhe luajnë Gëzim Ru

Postuar: 23/09/2017 - 08:10

Sezoni i ri artistik në “Metropol” fillon me veprën “Euridita”, që këtë herë nuk do të jetë në skenën e teatrit, por jashtë saj.

Postuar: 23/09/2017 - 08:09

“Ferma e kafshëve” vepra e shkruar nga George Orwell, me regji nga Erion Isai mbrëmë u shfaq në teatrin e Korçës në kuadër të festivalit të komedisë “KokoFest&

Postuar: 23/09/2017 - 08:08

Një projekt rikonstruksioni i plotë për teatrin “Skampa” në qytetin e Elbasanit ka munguar.