BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Euridita” çel sezonin artistik të “Metropolit” te Piramida

“Euridita” çel sezonin artistik të

Sezoni i ri artistik në “Metropol” fillon me veprën “Euridita”, që këtë herë nuk do të jetë në skenën e teatrit, por jashtë saj. Piramida është vendi ku do të vendoset premiera, vepër e autores Sarah Ruhl me regji nga Jonida Beqo. Më pas aktiviteti do të vijojë me festivalin e dramës shqipe “Metrofest”. Por sezoni artistik ka rezervuar për publikun dhe shfaqje të tjera si “Nata e 12”, “Romeo e Zhuljeta” dhe “Don Kishoti”. Drejtoresha e teatrit Jonida Beqo u shpreh se po punohet që ti prezantojnë publikut këtë sezon artistik premiera teatrore, që janë edhe  në teatro të ndryshme të botës. “Aktualisht jemi duke bërë ribrendimin e “Metropolit” si një teatër urban, që i përgjigjet nevojave intelektuale dhe estetikës që ka Tirana sot, duke i ofruar publikut të kryeqytetit vepra që shihen në Londër, Berlin a New York. Mënyra se si publiku ynë po avancon dhe aksesi që ka në njohuri, meriton t’i demonstrojmë vepra bashkohore, të servirura në mënyrë cilësore”, shprehet drejtoresha e “Metropol”  Jonida Beqo. Jo vetëm “Euridita”, por dhe premiera të tjera të Teatrit “Metropol” nuk do të  vihen vetëm në skena, por edhe jashtë saj. ““Metropoli” është gjithë Tirana. Teatri është një eksperiencë e gjallë dhe fluide. Është marrëdhënia, që artistët kanë me publikun dhe anasjelltas, jo marrëdhënia me një godinë specifike. Ndaj Teatri “Metropol” do të dal jashtë dyerve të tij”, vijon drejtoresha Beqo për sezonin artistik. “Euridita” më 5 tetor është vepra e parë që do të çel sezonin, një vepër që i përket dramaturgjisë bashkëkohore amerikane dhe që vjen për herë të parë në Shqipëri e Ballkan. “Euridita” sjell një rikonceptim të mitit të Orfeut, treguar nga këndvështrimi i gruas së tij. Rikthehet në skenë aktori i njohur i kinematografisë dhe teatrit Niko Kanxheri, si dhe interpretojnë Armela Demaj, Amri Hasanlliu, Ermir Jonka, Edvin Mustafa, Klea Konomi, Klesta Shero si dhe 6 balerinë të rinj. Veprat shqiptare për tu vënë në skenë këtë sezon janë “Loja e Mbasdrekës” nga Martin Camaj, “I biri I Begut” e shkruar nga Milo Duçi, si dhe vepra e ndaluar e Shpëtim Ginës me titull “Armiqtë”. Gjithashtu do të sillen në skenë vepra shqiptare të realizuara nga teatër të tjerë si “Tre Dhëndurët” e Dionis Bubanit, apo edhe lexime veprash, ndër të cilat dhe “Foleja Kombëtare” e Lumo Skëndos.

Teatri në dy vite

Përgjatë dy viteve në Teatrin “Metropol” janë dhënë 27 premiera, përfshirë këtu shfaqje për të rritur, të rinj dhe fëmijë si dhe tre koncerte. “Në këtë shifër nuk përfshihen koncertet e Ansamblit Tirana apo Bandës së Qytetit. Nga Janari 2016 deri në qershor 2017 janë aktivizuar në teatër129 aktore femra dhe 85 aktor meshkuj, nga këto 56 aktor me eksperiencë dhe 151 të rinj. Të ndara me përqindje rezultojnë 59 përqind femra dhe 41përqind meshkuj dhe 27 përqind me eksperiencë dhe 73 përqind të rinj”,  u shpreh drejtoresha Jonida Beqo gjatë prezantimit të punës. Në këto dy vite sipas Beqos një numër spektatorësh prej 67 000 vetë kanë ndjekur shfaqjet. Janë vënë vepra teatrore shqiptare dhe botërore, të cilat sipas saj kanë promovuar gjithëpërfshirjen, dialogun konstruktiv, dhe vlerat njerëzore universale. “Për të qenë sa më pranë publikut është i rëndësishëm ribrendimi edhe prezenca jona si me shfaqje brenda hapësirave fizike të teatrit po aq edhe me shfaqje pranë publikut”, nënvizoi drejtoresha e Metropolit. Sa i takon veprave shqiptare sipas saj do të vazhdohet të investohet në këtë drejtim.

Nga Julia Vrapi