BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Ferma e kafshëve”, mbrëmë në skenën e festivalit “KokoFest”

“Ferma e kafshëve”, mbrëmë në skenën e

“Ferma e kafshëve” vepra e shkruar nga George Orwell, me regji nga Erion Isai mbrëmë u shfaq në teatrin e Korçës në kuadër të festivalit të komedisë “KokoFest”. Në këtë pjesë interpretojnë aktori i njohur Luftar Paja, Ledio Lako, Marin Orhanasi, Besmir Bitraku, Amos Muji Zaharia, Linda Jarani, Salsano Rrapi, Albana Sancolli, Erdit Asllanaj, Renada Caci, Albana Perhati, Engjell Hoxha, Kristi Bace, Rinold Gjocera.Vepra është përkthyer nga Rovena Vyshka, kompozitor Edmond Rrapi, koreografë Almenda Hoxha, Rinold Gjocera. Skena dhe kostumet nga Iliriana Loxha Basha. Pasi kanë hequr qafe pronarin e tyre njerëzor, kafshët e fermës “Menër” janë duke shpresuar për një jetë të lirë dhe të bollshme. Por ndërsa një elitë e mençur mizore vjen në pushtet, kafshët e tjera e gjejnë veten në mënyrë të pashpresë të zënë në grackë sipas metodave të vjetra. Kjo histori e “Ferma e kafshëve” nga George Orwell, e cila ka qenë premierë dhe në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Më herët regjisori Isai është shprehur se vepra ka në qendër abuzimin me pushtetin deri në totalitarizëm e diktaturë, temë e cila për Shqipërinë e jetuar. “Shqipëria vjen nga 50 vjet diktaturë, e po jeton 27 vjet tranzicion e demokraci hibride, e dhimbshme dhe e lodhshme. Alegoria e “Fermës së Kafshëve” është kostumi më i bukur i mentalitetit politik shqiptar. Psikologjia e turmave është e përbashkëta, e cila është një pasqyrë si në veprën tonë, ashtu edhe në format e mentalitetin e popullit shqiptar”, ka treguar regjisori Isai. Për këtë libër Orwell është inspiruar nga përvoja e tij gjatë luftës civile në Spanjë. Orwell së pari ka treguar për eksperiencën e tij gjatë Luftës Civile në Spanjë. Koha kur ai detyrohej që të ikte nga spastrimet e komunistëve në Spanjë, e kishte inspiruar atë që të kuptojë se “sa lehtë propaganda totalitare mund ta kontrollojë mendimin e njerëzve të ditur në vendet demokratike”. E pas kësaj përvoje të tij, lindi “Ferma e Kafshëve”. Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë ''KokoFest” po zhvillon këtë vit edicionin e katërt në qytetin e Korçës. Një aktivitet, i cili duket se ia ka shtuar dhe më shumë gjallërinë Korçës, ku gjatë kësaj kohe po zhvillohen aktivitete të ndryshme.  Në ditët e vjeshtës  janë bërë bashkë trupat me aktorët shqiptarë.