Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Jetë në udhëkryq” nga artistët e “Passion”

“Jetë në udhëkryq” nga artistët e “Passion”

Postuar: 17/04/2013 - 11:36

Trupa teatrore e të rinjve “Passion” do të shfaqë më 24 prill në ora 19.00, në ambientet e “Tirana Ekspres”, dramën e titulluar “Jetë në Udhëkryq”. Kjo dramë pasqyron realitetin e hidhur të disa familjeve shqiptare dhe jep mesazhin e kujdesit, që duhet të tregohet për ruajtjen e pacënuar të familjes. Regjisor i shfaqjes është Gjergj Mena dhe interpretojnë Deljana Topulli, Bruna Belaj, Rezart Barjoti, Ilirida Bejleri, Guljem Kotorri, Ismail Shino, Aleksandër Kondi, Vasjan Dhimo. Aktiviteti në këtë mjedis kushtuar artit vjen pas atij të datës 13 prill me ekspozitën “Projekti 7” i autorëve Agim Balaj dhe Dritëro Nikqi. Fotografitë dhe xhirimet e artistëve fokusohen në arkitekturën e hapësirës dhe elementet e jetesës në qytet. Në mjediset e “Tirana Ekspres” ka jo pak aktivitete të tilla. Artistë të rinj dhe të njohur nga Shqipëria dhe Kosova nuk mungojnë me punët e tyre artistike, duke sjellë atmosfera të ndryshme në këtë hapësirë kushtuar artit. Edhe trupa teatrore me “Jetë në udhëkryq” i takon po këtyre angazhimeve artistike. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/07/2017 - 08:06

Regjisorja Eliona Thomaraj pohon se gjatë këtij mandati ministrja e Kulturës nuk tregoi përgjegjshmëri për teatrin, artin dhe kulturën. Në intervistën dhënë për “SOT” regjisorja Eliona Thomaraj flet për jo pak probleme.

Postuar: 22/07/2017 - 08:04

Me dhënien e çmimeve festivali “PriFilmFest” mbylli edicionin e nëntë, pas një jave të ngjeshur me filma, punëtori, takime e aktivitete të ndryshme.

Postuar: 21/07/2017 - 08:08

Një surprizë për ditëlindjen e saj ka bërë që të përlotet sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho në skenën spanjolle.

Postuar: 21/07/2017 - 08:07

Filmi “Dita zë fill” pjesë e konkursit kryesor zyrtar në “Sarajevo International Film Festival”.

Postuar: 21/07/2017 - 08:03

Sopranoja e njohur shqiptare Arlinda Morava e shoqëruar nga rreth 30 instrumentiste nga Bukureshti, pjesë e “Bucharest Ladies Orchestra” përcollën për publikun mbrëm

Postuar: 21/07/2017 - 08:01

Artizanët në Butrint nuk pranojnë të nënshkruajnë kontratën që iu kërkon Ministria e Kulturës për ndërtimin e këndit “SAL” dhe kërcënojnë ministren Kumbaro se do ti

Postuar: 20/07/2017 - 07:35

Kalaja e Prizrenit do të jetë vendi i një koncerti të kompozitorit Robert Bisha dhe projektit të tij bashkëpunues me Korin Iso-Polifonik Shqiptar.