Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Kangur” nis xhirimet, regjisori Luan Kryeziu: Premierën e mendojmë këtë vit

Postuar: 11/06/2017 - 08:12

Filmi “Kangur” me skenar dhe regji nga Luan Kryeziu ka nisur xhirimet në Tiranë. Ky është nga projektet më të fundit të regjisorit Kryeziu, i cili për filmin e tij me disa episode ka angazhuar aktorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Një projekt filmi episodik, i cili vjen si bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Kosovës. Një kastë aktorësh me emra të njohur, por dhe të rinj janë pjesë e filmit. Rolet në vepër regjisori ia ka besuar aktorëve si Mehdi Malka, Irgen Çela, Adelina Muça, Klodian Hoxha, Klea Huta, Eva Murati, Deljana Topulli, Alesia Xhemalaj, Kushtrim Asllani, etj. Projekti i filmit “Kangur” është një dramë, e cila paraqet mënyrën shqiptare të të jetuarit në ditët e sotme, duke kërkuar dhe zbuluar mënyra shumë të veçanta dhe atraktive për të mbijetuar e krijuar kushte jetese në rrethanat ku jetojmë. Rolin kryesor, gjyshin në film e interpreton aktori Mehdi Malka. Regjisori Kryeziu e vlerëson këtë bashkëpunim dhe shprehet se aktori Malka i përmbushte më së miri kriteret për këtë rol në filmin episodik “Kangur”. “Nga aktorët që kam takuar, Mehdi Malka ishte aktori i cili i përmbush më së miri kriteret teknike dhe profesionale të kërkuara, bazuar në karakteristikat e personazhit”, pohon regjisori Luan Kryeziu. Një film episodik, që ka angazhuar emra të njohur të filmit shqiptar, por dhe të rinj, për të cilët më parë janë zhvilluar audicione në Tiranë. Premiera e këtij filmi sipas regjisorit Kryeziu mund të ndodhë dhe gjatë këtij viti. ““Kangur” është një film episodik, xhirimet zgjasin gjatë gjithë kohës aq sa zgjat projekti. Ne jemi duke xhiruar episodin e parë nga i cili do të punohet gjithashtu traileri promovues. Jemi duke punuar, që premiera të realizohet gjatë vitit 2017”, tregon regjisori Kryeziu për projektin e tij më të fundit në fushën e kinematografisë, që këto ditë e ka sjellë në Tiranë për xhirimet. Regjisori nga Kosova pohon se në gjithë botën, filmat episodikë televizivë janë duke e pushtuar shikuesin global. “Duke analizuar rrjetet botërore e platformat si gjigante botërore, kemi kuptuar që një projekt i tillë serioz, mund të jetë si model, rrugë e re dhe shembull i mirë i suksesit të artistëve. Njëherazi një mënyrë e re me shumë kapacitete për t’u dhënë atyre mundësinë ta shfaqin kreativitetin e tyre artistik edhe përmes një qasje tjetër. Në fakt ky projekt është film episodik televiziv”, thotë regjisori.

Historia në filmin “Kangur”

Ngjarjet e filmit episodik “Kangur” që trajton një temë sociale zhvillohen në Tiranë prej nga është dhe personazhi kryesor. Ngjarja rrëfehet përmes gjyshit, që interpretohet nga aktori Mehdi Malka, i cili mundohet dhe sakrifikohet në mënyra të ndryshme për t’u kujdesur për familjen. Pra, për shkak të rrethanave shoqërore, politike dhe ekonomike në vendin tonë, gjyshi si kanguri, detyrohet të mbajë familjen gjithnjë duke e vënë veten në situata të vështira e shpesh të palakmuara. Është një dramë, e cila paraqet mënyrën shqiptare të të jetuarit në ditët e sotme dhe  sipas regjisorit filmi “Kangur” në vetvete trajton ngjarjet herë me satirë e intrigë, me shumë të papritura dhe përmes gjërave që shpesh i dimë dhe nuk i themi për shkak të arsyeve të caktuara. Në aktivitetin e tij si regjisor Luan kryeziu është i njohur në fushën e kinematografisë. Më herët për publikun në Shqipëri ai u vlerësua dhe për premierën e filmit artistik të metrazhit të gjatë “Heroi”.

Nga Julia Vrapi

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 47

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2018 - 07:29

 Festivali ndërkombëtar “Pianodrom” po zhvillon edicionin e gjashtë në Tiranë. Prej disa vitesh festivali ka sjellë në skenë artistë të huaj dhe shqiptarë, që janë bërë pjesë e jetës artistike.

Postuar: 15/11/2018 - 07:28

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" sjell mbrëmjen e së shtunës premierën

Postuar: 15/11/2018 - 07:27

Komedia “Shirli Valentina” me aktoren Olta Daku shoqëroi publikun për dy mbrëmje me r

Postuar: 15/11/2018 - 07:25

Parku arkeologjik i Bylisit prej vitesh me probleme, kanë munguar investimet që janë themelore pë

Postuar: 14/11/2018 - 07:18

 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, me rastin e kthimit në atdhe të eshtrave të personalitet

Postuar: 14/11/2018 - 07:17

 Teatri i Operës dhe Baletit  sjell në skenë operën “La Triavata” nga Giuse

Postuar: 14/11/2018 - 07:16

Muzeu Historik Kombëtar dhe ICOM Shqipëria organizuan paraqitjen e rezultateve të trajnimit Re Or