SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
“Komunizmi në epokën e tij", me dokumente dhe foto në Muzeun Kombëtar
Shkruar nga SOT.COM.AL 21 Shkurt 2018
Në Muzeun Historik Kombëtar u çel ekspozita "Komunizmi në epokën e tij". Për publikun ajo prezanton 25 postera, dokumente dhe mbi 200 foto historike, dhe sipas organizatorëve ekspozita përshkruan ngritjen dhe rënien e lëvizjeve komuniste në shekullin XX. Ekspozita “Komunizmi në epokën e tij” rreket ta shoh këtë regjim në një aspekt më global dhe i paraprin 27 vjetorit të rrëzimit të statujës së diktatorit Enver Hoxha. Drejtuesja e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë, Jonila Godole u shpreh për arsyet pse duhet t`i kthejmë sytë nga e kaluara dhe theksoi mes fjalëve të saj se politika e sotme ka trashëguar periudhën komuniste e se duhen ende vite për ndërtimin e shtetin e së të drejtës. “Shtylla kurrizore e demokracisë që është krijimi i shtetit të së drejtës, ende pas 27 vjetësh nuk është vendosur në Shqipëri. Kjo na bën ne ta kthejmë kokën pas dhe të shohim a kanë mbase disa ngjashmëri me kohën e sotme”, u shpreh Godole në fjalën e saj gjatë çeljes së ekspozitës. Ndërsa drejtori i Muzeut Historik Kombëtar dr. Dorian Koçi, në fjalën e tij tha se ekspozita rreshtohet mes shumë aktiviteteve të tjera të denja që muzeu kishte organizuar dhe trajtuar gjatë një viti, rreth dialogut me të shkuarën. Më tej dr. Dorian Koçi pohoi se ngritja dhe rënia e komunizmit gjatë viteve 1945-1990 përveç ndryshimeve që solli në infrastrukturë dhe arsim krijoi edhe atë që quhet “Dehumanizëm”. “Ata që kishte pushtuar ideologjia ishin të errët dhe njerëzit i shikonin si numra, të dehumanizuar thuajse tërësisht nga ideologjia, e cila kishte larguar shpirtin njerëzor human me anë të doktrinës komuniste totalitare” tha drejtori Koçi. I ftuar për ta prezantuar këtë ekspozitë ishte dhe kuratori i ekspozitës Dr. Ulrich Mahlert, përfaqësues i Fondacionit Federal për Studimin e Diktaturës në Gjermani. Botuesit e ekspozitës janë Fondacioni Federal për Studimin e Diktaturës në Gjermani, Muzeu Historik Gjerman dhe për versionin shqip Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC). Autori i saj është historiani gjerman Gerd Koenen. Ekspozita do të mirëpresë publikun deri më datën 28 shkurt në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.