Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Legjenda është kthyer në shtëpi”, me vepra të artistëve shkodranë

Postuar: 18/08/2017 - 08:09

Ekspozita “The legend is back home” kushtuar dhe frymëzuar nga legjenda e kështjellës së Shkodrës, “Rozafës”, e cila gjithmonë i ka bërë njerëzit kureshtarë rreth historisë së saj vijon ditët në galerinë e artit “Kalo”. Ekspozita “Legjenda është kthyer në shtëpi” vjen me punë të artistëve shkodranë. Në galerinë “Kalo” janë prezantuar vepra të autorëve si Kol Idromeno, Danish Jukniu, Sytki Brahimaj, Edi Hila, Artan Draçini, Merita Selimi, Gjon Jon Kraja, Andi Hila, Sidi Kanani, Eros Dibra, Pjerin Kolnikaj, etj. Më herët veprat e autorëve shkodranë u prezantuan dhe në Strasburg e më gjerë. Piktori shkodran Andi Hila e vlerëson pjesëmarrjen në ekspozitën, e cila këto ditë vere do të qëndrojë për publikun në galerinë “Kalo” deri më datë 20 gusht. Udhëtimi i ekspozitës si fillim nisi me titull “Legjenda e një kështjelle / Legende de la Citadelle”, që filloi në Strasburg. Por tani ajo vjen me titullin “The legend is back home” këto ditë vere për publikun, i cili mund të njihet me veprat e autorëve të njohur, por dhe të rinj shkodranë në galerinë “Kalo”. Ekspozita tregon ndikimin e historisë së qytetit dhe legjendës së kështjellës, e ndërtuar në sajë të sakrificës së gruas e nënës së re Rozafës- në formimin e artistëve, që e kanë bërë këtë qytet të ketë një rol udhëheqës në mbajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kulturës, artit dhe sportit në të gjithë Shqipërinë. Përzgjedhja e veprave është frymëzuar nga ideja se artistët që e kanë origjinën nga qytete e kështjella të rrethuara me mister dhe legjendë, e reflektojnë frymën e legjendave edhe në artin e tyre. Shkodra ka edhe një numër të madh heronjsh, që janë në qendër të legjendave dhe historive, si Gjergj Elez Alia, Muji e Halili, Kostandini etj. Në këto ditë vere kur aktivitetet e tjera në institucionet e artit mungojnë, publiku në mjediset e kësaj galerie mund të gjejë veprat e autorëve shqiptarë që janë pjesë e koleksionit të galerisë. Legjenda e Rozafës është një legjendë e përcjellur brez pas brezi. Ajo është trashëguar dhe përshtatur më së miri nga penda e prozatorit të njohur Mitrush Kuteli për të gjithë lexuesit në librin “Tregime të Moçme Shqiptare”. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 11

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/01/2018 - 08:59

Në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, Muzeu Historik Kombëtar çeli ekspozitën me titull “Moti i Madh”.

Postuar: 18/01/2018 - 08:58

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore përmes një deklarate bën me dije se ka qenë shumë i vëmendshëm karshi gjendjes së monumenteve në Gjirokastër përgjatë kohëve të fun

Postuar: 18/01/2018 - 08:58

Artisti Genc Mullqi pohon se për sa i përket politikave të artit në Shqipëri është me shumë rëndësi që institucionet të kenë pavarësi nga shteti dhe jo të kushtëzohen.

Postuar: 17/01/2018 - 19:15

Ditën e sotme qeveria ka miratuar në postin e drejtorit të Galerisë Kombëtare të Arteve Erzen Shkololli.

Postuar: 17/01/2018 - 13:37

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe biblioteka lëvizëse ndaluan tek “Kampionët e leximit”, nxënësit e shkollës, "Pjetër Zarishi", Blinisht, Lezhë.

Postuar: 17/01/2018 - 08:08

Një tjetër kryevepër e dramaturgjisë franceze "Shërbëtoret" e autorit  Jean Genet vjen premierë në sallën “Gëte” të Teatrit Kombëtar Eksperimental &ld

Postuar: 17/01/2018 - 08:03

Gjirokastra, Kishat e Voskopojës e Vithkuqit janw përfshirë mes 12 kandidaturave për t'u përzgjedhur nga organizata “Europa Nostra” në programin 7 vendndodhjet e