Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Makbeth”, këtë javë 5 net në skenën e Teatrit Kombëtar

Postuar: 13/03/2018 - 08:37

Tragjedia "Makbeth" nga Shekspiri rikthehet për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar. “Vjen pas suksesit të premierës, në datat14-15-16-17-18 Mars ora 19:00, nga regjisori Kled Kapexhiu”, shkruan TK në faqen e tij. Për regjisorin Kapexhiu kjo ishte një zgjedhje me ndjesi personale. “Një ndjesi personale që ka filluar para shumë vitesh. Kur e lexova, më intrigoi përqendrimi i Shekspirit tek tragjedia e një individi. Ai thellohet më shumë brenda dramës dhe tragjedisë së tij. Më duket një tragjedi personale, kjo ishte ajo që më la shenjë”, thotë regjisori Kled Kapexhiu. Regjisori sjell një shfaqe teatrore, që vjen përtej klasikes ka elementë ekstravagantë dhe grim të veçantë. “Kam dashur që secila prej tyre të jetë e dallueshme shumë mirë nga elementë të tjerë. Të vendos theksin tek secili mjet dhe ta bëj të dukshëm në maksimumin e vet. Sikur secili prej këtyre të kishte një rol të veçantë.

Duke shpresuar që në fund të bëj një masë që lëviz e tëra në të njëjtën kohë”, thotë më tej regjisori Kapexhiu. Me një kast prej 15 aktorësh, në rolet kryesore të çiftit “Makbeth” janë zgjedhur aktorët Indrit Çobani dhe Luli Bitri. Në rolet e tjera vijnë Arben Derhemi -Dunkan, Laerti Vasili- Makdafi, Neritan Liçaj- Rosi, Genti Deç- ka -Bankoja, Suela Bako-Malkolmi, Jaho Guma- Donalbani, Xhino Musollari -vrasësi, Adelina Muça- zonja Makdaf, Niada Saliasi, Arjola Basho dhe Klodjana Keco janë Magjistrica, Egla Ceno -Hekata dhe Serxhio Harizi -Fleanci. Tragjedia “Makbeth” e shkruar nga Shekspiri dhe mendohet të jetë vënë në skenë për herë të pare në vitin 1606. Ai dramatizon dëmtimet psikologjike dhe fizike të shkaktuara nga ambicia politike dhe të atyre që e duan pushtetin për interesat e tyre. Prej të gjitha veprave që Shekspiri ka shkruar gjatë mbretërisë së James I, i cili ishte gjithashtu pronari i kompanisë teatrore të Shekspirit, “Makbeth” pasqyron qartë marrëdhënien e shkrimtarit me sovranin. Ai është publikuar nga First Foglio në vitin 1623 dhe është tragjedia më e shkurtër e Shekspirit. Një gjenerali trim skocez me emrin Makbeth i shfaqen tri Magjistrica me një profeci, se një ditë ai do të bëhet Mbret i Skocisë. I konsumuar nga ambicia dhe i nxitur nga gruaja e tij, Makbeth vret Mbretin Dunkan dhe e merr për vete fronin e Skocisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 40

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/12/2018 - 07:27

"Kreditorët” vepër nga August Strindberg me regji Luli Hoxha vijon për publikun në skenë.

Postuar: 13/12/2018 - 07:25

Filmi “Shpresa” prodhim i Kinostudios më 1989, me skenar nga Dhimitër Xhuvani dhe reg

Postuar: 13/12/2018 - 07:24

“Kruja dhe Skënderbeu”, ekspozita e 53 piktorëve shqiptarë zhvendoset nga Tirana në V

Postuar: 13/12/2018 - 07:22

Ministria e Kulturës ka nisur procedurën për mbylljen e Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit

Postuar: 12/12/2018 - 07:39

Shfaqja teatrale "Copë Copë" vazhdoi turneun në Tiranë dhe mbrëmë u shfaq për publikun

Postuar: 12/12/2018 - 07:38

Festivali i 57 i Këngës në RTSH do të prezantohet nga Viktor Zhusit dhe këngëtarja Ana Gojla, por

Postuar: 12/12/2018 - 07:36

Ministria e Kulturës, në kuadër të vitit 2018, shpallur nga qeveria “Viti mbarëkombëtar Gje