BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes
x
BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x

Kultura

“Marie Kraja”, Zana Çela: Festivali është trampolinë për në skenat botërore

“Marie Kraja”, Zana Çela: Festivali është
Në Teatrin e Operës dhe Baletit starton sot edicioni i 15 i Festivalit Ndërkombëtar i zërave operistikë “Marie Kraja”. Drejtoresha e festivalit, Zana Çela, u shpreh se publiku do të marrë emocione, ndërkohë që në këtë edicion Shqipëria përfaqësohet me dy konkurrentë. Festivali Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja” 30 dhe 31 tetor, në edicionin e 15 të tij ka sjellë në Tiranë 14 këngëtarë nga shtete të ndryshme të botës.
 
“Festivali zhvillohet në dy gara, e arieve dhe këngës. Që vitin e kaluar e futëm garën e këngës në kompeticion madje i kemi caktuar dhe një çmim, që e përcakton orkestra e Teatrit të Operas. Repertori i këngëve është shumë i bukur këtë vit. Shqipëria do të përfaqësohet nga dy këngëtarë, për të cilët ky festival është trampolinë për në skenat e mëdha botërore”, pohoi drejtoresha e festivalit Zana Çela.
 
Për drejtuesen e këtij festivali, e cila prej 15 vitesh ka pasur në vëmendjen zhvillimin e këtij aktiviteti tashmë i njohur dhe për artistë të tjerë në botë, “Marie Kraja” është stacion i rëndësishëm në karrierën ndërkombëtare të këngëtarëve pjesëmarrës. “Duke shpresuar të jetë një urë lidhëse me skenat europiane, sikurse kjo juri përbëhet nga njerëz shumë të rëndësishëm të teatrove europiane, pse jo mbase bëj një figurë dinjitoze dhe tërheq vëmendjen e ndonjërit prej tyre”, shtoi më tej mbi festivalin drejtuesja Çela. Në lidhje me vështirësitë për zhvillimin e këtij festivali ndër vite, sipas saj e rëndësishme është që mbërriti në edicionin e 15.
 
“Fondet për këtë vit u realizuan, por gjithmonë janë problem kryesor. Do të doja që të kishte diçka më shumë, por ne erdhëm në edicionin e 15. Shpresoj që të ketë më shumë sensibilizim mbi festivalin”, shtoi në fjalën e saj Çela. Konkurrentët janë Anna Stylianaki- Greqi, Anna Werle- Gjermani, Daniele Centra-Itali, Elizabeth Bailey- Angli, Emrah Sozer -Turqi, Enkeleda Kamani- Shqipëri, Federica Vitali- Itali, Hector Carcia- Spanje, Heloise Koempgen Bramy- Francë, Kyungho Kim- Korea e Jugut, Maria Helienek- Austri, Timofey Kryukov-Rusi, Yauci Yanes Ortega-Spanje, Armando Likaj-Shqipëri. Juria ndërkombëtare si në çdo edicion edhe këtë vit përbëhet nga emra të njohur të muzikës operistike botërore: Stephen Langridge, Drejtor Artistik i Operas së Goteborgut Suedi, kryetar jurie; Henning Ruhe, Drejtor i Opera Studio në Operën Shtetërore të Mynihut, Gjermani; Sebastian Schwarz, Drejtor Artistik i Teatrit të Vjenës Austri; Nicholas Payne, Drejtor i Opera Europa, Bruksel; Ilir Kerni Drejtor i TOB, Suzana Frashëri, shefe e Katedrës së kantos Universiteti i Artëve Shqipëri dhe Katriot Tusha profesor kanto, Universiteti i Arteve Shqipëri, etj.
 

Më të lexuarat