BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Me dyer të mbyllura” premierë në Teatrin Kombëtar, aktorët në luftë për ferrin e Sartre

“Me dyer të mbyllura” premierë në Teatrin

Drama ekzistencialiste “Me dyer të mbyllura” e Jean- Paul Sartre sonte do të ngjitet premierë në skenën e Teatrit Kombëtar. Eni Jani e njohur nga publiku për rolet e saj në teatër dhe në kinema, këtë herë prezantohet për herë të parë si regjisore. Tre shpirtra të mallkuar takohen pas vdekjes në ferr, e tentojnë të dalin nga një dhomë e izoluar, pa pranuar mëkatet e tyre. Kjo është atmosfera që do të sjellë sonte në skenën e TK, drama “Me dyer të mbyllura” e Jean-Paul Sartre, e cila do ngjitet për herë të parë në skenën e Teatrit Kombëtar. “Të vësh Sartrin në skenë është një sfidë, por siç thotë dhe vetë ai duhet të gjesh rrugën më të vështirë për të ekzistuar, ndaj dhe vendosa një shfaqje të tillë. Unë këtë vepër e kam lexuar që kur kam qenë studente dhe kjo vepër asnjëherë nuk është vënë në një teatër profesionit” pohon regjisorja Eni Jani. Vepra, në të cilën babai i ekzistencializmit francez shkroi dhe shprehjen e famshme dhe shumë të diskutuar: “Ferri janë të tjerët” do të vijë nën interpretimin e aktorëve Neritan Liçaj, Adriana Tolka, Laura Nezha dhe Genci Fuga. Aktorët që këtë herë janë si personazhe të dramës së Sartre, e vlerësojnë bashkëpunimin me regjisoren Eni Jani, dhe tregojnë se ka qenë një punë jo e vogël për të rolet e tyre. “Është një dramë filozofike dhe për të krijuar personazhet ka qenë një luftë mentale, emocionale dhe fizike. Por vepra na ka falur kënaqësi nga bashkëpunimi me regjisoren Eni Jani. E kam ndjekur Enin si aktore në skenë dhe më është rritur respekti për të edhe si regjisore. Ka bërë një punë të palodhur dhe publiku do të gjejë një shfaqje që besoj do ti falë shumë nga ana artistike”, pohon aktorja Adriana Tolka, që këtë herë vjen në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e  Inesit. Me të njëjtin mendim për punën në vepër dhe për bashkëpunimin me regjisoren janë dhe aktorët e tjerë që do të interpretojnë në dramën e Jean- Paul Sartre, Neritan Liçaj që këtë herë vjen si Garcin dhe Laura Nezha që interpreton Estelin. Genci Fuga, i cili këtë herë ka rolin e shërbëtorit pohon se vepra është aktuale me kohën që jetojmë. “Mesazhi i veprës, le të jemi njerëz më të mirë”, pohon aktori Genci Fuga.

“Ferri janë të tjerët”

"Me dyer të mbyllura” është vepra ku Jean-Paul Sartre doli me shprehjen e famshme dhe shumë të diskutuar: "Ferri janë të tjerët". Tre shpirtrat e mallkuar, Garcin, Ines, dhe Estelle i kanë sjellë në të njëjtën dhomë në ferr nga një shërbëtor misterioz. Ata të gjithë presin tortura të tmerrshme për tu ndëshkuar në përjetësi, por ndërkohë gjejnë një dhomë të modeluar në stilin e perandorisë franceze. Garcin nuk pranon të jetë fajtor, ai thotë se u ekzekutua sepse ishte pacifist, ndërsa Estelle këmbëngul se është bërë një gabim në dënimin e saj me vdekje. Vetëm Ines u kërkon të mos gënjejnë veten dhe të pranojnë krimet e kryera. Ajo refuzon të besojë se ata kanë përfunduar në atë dhomë rastësisht derisa kupton se ata i kanë vënë në atë dhomë pikërisht për ta bërë njëri-tjetrin të mjerë. Pasi debatojnë për një kohë të gjatë ato vendosin të tregojnë krimet që kanë kryer. Të tre krijojnë situata të vështira. Estelle mundohet të vras Inesin duke e goditur me thikë, por ky sulm është i kotë duke marrë parasysh se ata janë të vdekur. I shokuar nga absurditeti i fatit të tij, Garcia konkludon: Ferri janë të tjerët! Sipas regjisores Eni Jani, teza e Jean- Paul Sartre është ekzistenciale, dhe kjo ka bërë që vepra i flet çdo lloj kohe. “Është aktuale. Në vepër zbërthehet natyra njerëzore. Sartri ka qenë dhe filozof, dhe vepra është shkruar në një gjuhë të komunikueshme. Është një vepër interesante, me 3 personazhe, që takohen në ferr. Nëpërmjet zbërthimit të personazheve zbërthehet edhe filozofia e Sartre. Gjuha është më se e kuptueshme për të depërtuar tek spektatori”, thekson regjisorja Jani, mbi veprën premierë që do të jetë sonte, dhe të shtunën e të dielën në Teatrin Kombëtar. Nga Julia Vrapi