BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Kultura

“Misto” në Teatrin Kombëtar, regjisori Naun Shundi: Mungesa e lirisë i ka gjymtuar njerëzit

“Misto” në Teatrin Kombëtar, regjisori Naun Shundi:

Teatri Kombëtar do të sjellë në skenë gjatë fundjavës premierën “Misto” me autor dhe regjisor Naun Shundi. Dramë shqiptare, që i takon teatrit absurd dhe sipas autorit pjesa është një himn për lirinë.Sipas autorit të saj, vepra “Misto” është për kohën e diktaturës. Sipas regjisorit Shundit sjell mesazhin universal të domosdoshmërisë për liri në sistemet diktatoriale. “Është një vepër e shkruar pak ndryshe, vepër tipike e teatrit absurd. Shkova te absurdi sepse e shikoj atë të kaluar si absurdi i madh.

Mungesa e lirisë në atë kohë i ka gjymtuar njerëzit jo vetëm psikologjikisht, por ka pasur raste dhe fizikisht”, u shpreh regjisori për premierën, që vjen sonte në skenën e Teatrit Kombëtar dhe do të jetë dhe mbrëmjen e së shtunës dhe të dielës. Vepra i takon teatrit absurd dhe në skenë interpretojnë aktorët e njohur Bujar Asqeriu, Helidon Fino, Adelina Muça, Erion Kame, Niada Saliasi, Genti Deçka. Skenografia dhe kostumografia nga Laedia Hajdari. As. Regjisor Pëllumb Dervishi, koreograf Artan Ibershimi dhe kompozitor Kelmend Marku. “Jam me fat që kam këtë kastë aktorësh, me fat që punoj me të tillë kualitete artistike” u shpreh Shundi për kastën e aktorëve dhe bashkëpunëtorët e tjerë për shfaqjen e tij.

Si autor dhe regjisori Naun Shundi e quan veten me fat sa herë i jepet mundësia për të vënë pjesë në skenën e Teatrit Kombëtar. “Sa herë që unë vë një vepër në skenën e Teatrit Kombëtar e quaj veten me fat. Në konceptin tim një artist i skenës, kryesore është që në radhë të parë duhet të jetë një person që i vë vetes një qëllim të përcjelli mesazhe”, vijon Shundi për dramën e tij që i takon teatrit absurd, një vepër për të cilën ka nisur puna që në muajt e verës.

Drama shqipe në skenë

I pyetur për mungesën e dramës shqipe në skenën e Teatrit Kombëtar regjisori Shundi tha se teatri nuk rriskon dot për të vendosur vepra kur ato nuk përmbushin kriteret. "Nuk mendoj që ka pak drama shqipe. Mbase shprehja më e saktë mund të ishte nuk ka aq sa duhet, por jo pak. Kjo për faktin që kur një autor shqiptar shkruan një vepër shqiptare teatri gjithmonë e ka përparësi vënien, por kjo gjithmonë raportohet me nivelet që ka vepra shqiptare. Dhe teatri si institucion kombëtar nuk rriskon dot për të vendosur në skenë një vepër shqiptare, meqë është shqiptare, në qoftë se ajo nuk përmbush parametrat e nevojshëm artistikë", pohoi regjisori Naun Shundi. Për aktorin Bujar Asqeriu në skenë vjen një vepër e mençur e shkruar nga autori Naun Shundi.

“Që kur e lexova spikati dhe ka qenë para dy vitesh në Netët e Leximit të Dramës Shqipe. Me personazhin tim më jepet mundësia të shfaq disa elementë të lojës së aktorit, që te personazhet e tjerë si kam shfaqur. Më pëlqen të luaj gjëra të reja. Shfaqje e mençur, e bukur larg tradicionalizmit teatral dhe të shkruajturit drama nga ato që kemi parë”, tha aktori Bujar Asqeriu në lidhje me premierën, që do të jetë sonte në skenën e Teatrit Kombëtar. Aktori Helidon Fino u shpreh se regjisori Naun Shundi ka shkruar një vepër, ku personazhet pa emër shfaqen në mënyrën më origjinale. “Aktorit i jepet liri interpretimi”, pohoi Fino për shfaqjen. Personazhet, që interpretohen nga aktorët e njohur të teatrit hyjnë në një konflikt të vazhdueshëm mes tyre edhe për gjërat më të zakonshme. Duan të shpëtojnë, por nuk shpëtojnë dot nga i vetmi makth, dhimbje, torturë që e ka emrin “Misto”. Kjo vepër vjen në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar në sezonin artistik.

Nga Julia Vrapi