
BREAKING NEWS
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

x
BREAKING NEWS
Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

x
BREAKING NEWS
SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

x
BREAKING NEWS
Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

x
BREAKING NEWS
Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

x
BREAKING NEWS
Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

x
BREAKING NEWS
Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

x
BREAKING NEWS
Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

x
“Muzeu Gjethi”, nis bashkëpunimin me Berlin-Hohenschonhausen Memorial

Shkruar nga SOT.COM.AL 25 Gusht 2015

Ministria e Kulturës dhe Berlin-Hohenschonhausen Memorial do të nisin bashkëpunimin për ekspertizë dhe vlerësime në fushën e muzealizimit të muzeut “Gjethi” dhe në përgatitjen e projekteve të tjerë për muzetë e kujtesës në Spaç dhe Shkodër, të njohur si vende të dëshmisë dhe kujtesës. Me këtë bashkëpunim muzeu, ndërtesa e të cilit po i nënshtrohet restaurimit të plotë, hyn në fazën e dytë, atë të muzealizimit. Në një njoftim zyrtar Ministria e Kulturës pohon se do të vazhdojë të japë kontributin e saj në ngritjen e institucioneve të kujtesës që eksplorojnë historinë e komunizmit shqiptar nga viti 1945 deri në vitin 1989, me synim ngritjen e vetëdijes publike përmes materialeve të dokumentuara dhe ekspozitave të ndryshme.
Ndërkaq që këto ditë ndodhet në Tiranë për një vizitë pune z. Hubertus Knabe, drejtor i Berlin-Hohenschonhausen Memorial, muzeu i ngritur në kujtesë të ish- burgut famëkeq të torturave, Stasi në Berlin. Knabe, historian dhe aktivist për të drejtat e njeriut, i njohur për botimin e disa veprave mbi diktaturën në shtetet ish-komuniste të Evropës Lindore, veçanërisht në Gjermaninë Lindore, u prit nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe grupi i punës në MK pjesë e të cilit janë kuratorët e projektit, shkrimtari Bashkim Shehu dhe arkitektja muzeologe Elisabetta Terragni, ku u njoh nga afër me punën e deritanishme në “Muzeun Gjethi”. Në takim merrte pjesë atasheu kulturor i Ambasadës Gjermane, znj. Christiane Wolters.
Në ditët e qëndrimit në Shqipëri ai do të vizitojë edhe ish-burgun e diktaturës në Spaç dhe “Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës” në Shkodër me synim zhvillimin e një projekti më të gjerë në Muzetë e Kujtesës. I ndodhur në Tiranë, Knabe solli në vëmendje eksperiencën e ish-burgut te Stasi, i cili vizitohet çdo vit nga më shumë se 436,000 vizitorë, ku numri i nxënësve të shkollave mendohet të shkojë deri në 200.000.
Më të lexuarat


Angelin Preljocaj drejtor artistik i Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor, që nuk sjell vetëm vepra skenike, por edhe masterclass me balerinë e studentë

“Dimri i librave” një vepër që përshfaq realitete bashkëkohore promovohet në QKLL

Firence, Parisi dhe qytete të tjera në tablo pikture, piktori Arben Golemi: Të gjitha pikturat janë të frymëzuara nga rilindja

Punime në urën prej druri në kalanë e Lezhës

Naim Berisha: Në sezonin e ri artistik aktorët përballen me probleme të ndryshme, teatri po vuan nga mentaliteti i uzurpimit

Dhjetë kandidatë për titullin “Poeti Laureat" 2

Në zonën e njohur si Mozaiku i Tiranës një qendër informimi për të gjithë mozaikët e Shqipërisë, me hapësira ekspozimi, ateliesh dhe edukimi

Miratohet komisioni përzgjedhës i kandidaturës shqiptare për çmimet “Oscar”

Baleti kontemporan “Uni” premierë në Teatrin e Operës dhe Baletit do të përcjellë mesazhe sensibilizuese mbi luftën me vetveten e me botën përreth

Gërmimet arkeologjike rifillojnë në Finiq
