Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“Nanë Tereza kur ishte Gonxhe”, vjen drama për rininë dhe familjen e shenjtores

Postuar: 23/09/2016 - 07:41

“Nanë Tereza kur ishte Gonxhe”, drama për bamirësen shqiptare premierë në teatrin “Migjeni” në Shkodër. Vepra që mban emrin e dramaturgut Bashkim Kozeli në skenën e teatrit vjen me regji nga Merita Smaja. Me një kastë aktorësh të teatrit “Migjeni” vepra premierë çel dhe sezonin artistik të këtij teatri, ndërsa është dhe e para shfaqja që është në këtë skenë pas rikonstruksionit të këtij institucioni. Më herët regjisorja Smaja ka treguar se kjo pjesë vjen në skenë, duke qenë se ky është një vit i rëndësishëm për Nënë Terezën, ku shenjtërimi i saj u bë në 4 shtator. Dramaturgu i njohur Bashkim Kozeli e vlerëson jo pak faktin që në teatrin e Shkodrës sezoni artistik hapet me një vepër shqiptare, duke theksuar se kjo dramë u shkrua për 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës. “Për Nënë Terezën kanë shkruar plot autorë, janë bërë dokumentarë dhe filma, por gjithmonë Nënë Tereza e Kalkutës. Duke ditur që ajo ka deklaruar kur mori çmimin Nobel që me gjak jam shqiptare dhe duke ditur që opinioni nuk e njeh shumë këtë fakt, kjo më vuri në një nxitje morale që si të mos shkruaj një vepër për Nënë Terezën”, tregon autori Bashkim Kozeli. Vepra do të jetë premierë në datë 30 shtator për të vijuar dhe në net të tjera në skenën e teatrit. Por e veçanta e kësaj drame, për herë të parë sipas dramaturgut Nënë Tereza nuk vjen vetëm në aspektin e saj bamirës, por dhe në rininë e saj, ku tregohet dhe jeta me familjen. “Unë u përqendrova jo në Nënë Terezën e Kalkutës por në Gonxhen. Pra e kemi në këtë vepër në moshën e saj të adoleshencës, me familjen e saj, që nënën e saj e kishte një besimtare të shenjtë, babi i saj ishte një tregtar i ndershëm. Pra në familjen e saj e mori këtë edukatë. Ishte një vajzë që recitonte, këndonte, ishte e shkathët. Më pas kur ndjeu zërin hyjnor, kjo vajzë ndryshoi mendim dhe u bë misionare dhe i kërkoi të ëmës leje. E ëma u mbyll në dhomë dhe në fund i tha që nuk kam fuqi të kundërshtoj. Kjo është e veçanta që Nënë Tereza është në familjen e saj shqiptare, me nënën, motrën, babanë. Kjo është e para dramë e këtij aspekti të Nënë Terezës. Fundi i veprës, është që ajo duke ndjerë zërin hyjnor vendos të bëhet misionare”, pohon dramaturgu Kozeli. Nënë Terezën në moshë të re do ta luajë aktorja Kristiana Dodaj, nënën e saj që është Drania do të interpretohet nga aktorja Rajmonda Marku, babai i saj luhet nga aktori Frederik Fistani, vëllai i saj do të luhet në shfaqje nga Eder Boshnjaku. Motra luhet nga aktorja Eljona Shkreli. Doktori që është mik i familjes në dramë do të interpretohet nga Simon Shkreli, rolin e kaçakut që është dhe babai i një shoqeje të Nënë Terezës e luan aktori Astrit Fani, Sara Smaja në rolin Nei, aristokraten angleze që nga problemet e familjes dhe personale ka arritur të bëhet infermiere. Në dramë  është dhe një person që e dashuron Gonxhen, që ka rolin e Toninit dhe luhet nga aktori Nikolin Ferketa, ndërsa në vepër do jetë dhe Merita Smaja që luan Nënë Terezën e moshuar.

Vepra në skenë

Regjisorja Merita Smaja ka nisur punën për këtë vepër premierë që në muajt e verës. Kur vetëm disa ditë na ndajnë nga prezantimi i saj në skenën e teatrit, regjisorja tregon se në konceptin e saj regjisorial, është një shfaqje që ajo e kam konceptuar me një interpretim të thjeshtë e konkret. “Kjo sepse kemi të bëjmë me njerëz real, e një familje e thjeshtë. Nuk është një shfaqje në efekte skenike që të lënë pa frymë, por në shpirtin njerëzor. E di që kjo është më e vështirë por, ajo, Nënë Tereza ishte e tillë një grua që magjinë ja jepte thjeshtësia e dashuria, që bënte gjëra të vogla me dashuri të madhe”, pohon regjisorja Smaja, e cila dhe vetë do të jetë me rol në këtë dramë. Një vepër që e ka angazhuar regjisoren dhe aktorët me punë që gjatë verës, por sipas Smajës nuk ka ndjerë aspak lodhje, sepse ishte dëshirë ta sillte në skenë. “Madje gjatë gjithë kohës më ka ndihmuar fryma e Nënë Terezës”, shton regjisorja.  Vepra është me skenografi nga Beqo Nanaj dhe as/ regjisor Astrit Fani. Premiera më 30 shtator vazhdon dhe në datat 1dhe 2 tetor në teatrin “Migjeni”. Sipas regjisores nuk do të mungojë dhe në Tuz të Malit të Zi, si dhe në plan është dhe skena e teatrit në Tiranë.

Nga Julia Vrapi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 07:36

Teatri i Operës dhe Baletit e çel sezonin artistik në sheshin “Skënderbej”.

Postuar: 17/09/2019 - 07:35

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” çel sezonin artistik me shfaqjen te

Postuar: 17/09/2019 - 07:33

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është përcjellë me inte

Postuar: 17/09/2019 - 07:32

Filmat shqiptarë për restaurimin e tyre kërkojnë një projekt dhe fond të veçantë nga shteti.

Postuar: 15/09/2019 - 08:00

Teatri Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli" çel stinën teatrore të shfaqjeve për

Postuar: 15/09/2019 - 07:59

Vepra “Këngëtarja tullace” shkruar nga autori Eugene Ionesco pritet të vijë premierë

Postuar: 15/09/2019 - 07:57

Dekada në skenë baritoni Ylber Gjni është një nga artistët e vlerësuar me aktivitetin e tij artis