BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Kultura

“Nga sytë e kllounit” ngjall interesin e publikut në Cirkun Kombëtar

“Nga sytë e kllounit” ngjall interesin e publikut në

Shfaqja “Nga sytë e kllounit” po vijon për publikun në Cirkun Kombëtar. Me ide dhe regji nga Alketa Haxhiu shfaqja ka bërë bashkë artistët e cirkut, të cilët këtë herë janë protagonistë të një premiere që vjen me mesazhe për shoqërinë tonë. Edhe pse fundjava ditë e ftohtë dhe shi, publiku ka mbushur arenën e Cirkut. “Sot në Arena e Cirkut Kombëtar, e mbushur plot me artdashës si asnjëherë në këtë mot të ftohtë dhe me shi. Faleminderit publikut, ju mirëpresim çdo të shtunë dhe të diel në orën 11.00”, thuhej dje në mesazhin e Cirkut Kombëtar. Në shfaqje janë artistët akrobatë Ulian Xhani, Gerlad Shima, Eris Hoxha, Ibrahim Selishta, Loredana Dushku, Bledian Balla, Françeska Saliaj, Rando Jonuzi dhe Enkel Zela. Pjesë e shfaqjes është dhe muzika, ku nuk mungon dhe orkestra e cirkut. Koreografia e shfaqjes është realizuar nga Nertil Xhani, kostumografia Afërdita Shehu dhe Mimoza Çaveli, skenografia Klajdi Ymeri dhe dirigjent Saimir Çili, ndriçim/foni Leonard Derveni. Siç ka pohuar dhe më herët regjisorja Alketa Haxhiu një shfaqje që nuk ka si qëllim vetëm fëmijët, por dhe publikun e rritur. Për regjisoren Alketa Haxhiu është menduar një koncept i ri për premierën në cirk. “Tani në shfaqjet tona ne kemi në koncept është për të gjitha grupmoshat. Fëmija do të shikojë në cirk kllounin që i mungon, i rrituri do të marrë mesazhin e dhimbshëm, që na mundon që është dhuna në të gjitha format, ne jemi dhunues dhe të dhunuar në të gjithë format”, tregon regjisorja. Kjo shfaqje kalon artistët e cirkut në një dimension tjetër, ata japin mesazhin duke qenë aktor, balerinë dhe sigurisht artistë cirku. Janë tetë histori të ndryshme të konceptuara dans-cirkteatër si edhe 7 pantomima të luajtura nga kllouni për publikun. Në errësirë, vetëm një prozhektor që ndriçon kllounin, i cili nis një pantomimë humoristike ku kërkon derën, e cila hapet dhe sjell në skenë histori të ndryshme nga vendverime të ndryshme. Kllouni nëpërmjet një dere të lëvizshme do të hyjë në çdo shtëpi, shkollë, etj, dhe artistikisht me detaje regjisoriale, interpretim, koreografi dhe cirk do të zhvillohen historitë.

Më të lexuarat