BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Kultura

“Një ëngjëll në katin e 11”, një gjuhë teatrore bashkëkohore në Metropol

“Një ëngjëll në katin e 11”, një gjuhë

Komedia “Një ëngjëll në katin e 11” shkruar dhe me regji nga Stefan Çapaliku rikthehet për publikun nga e enjtja deri mbrëmjen e së dielës në Teatrin e Metropolit. Kjo është dhe premiera e parë për këtë sezon artistik të këtij viti, që u çel me një vepër shqiptare. Rolet në vepër regjisori ia ka besuar aktorëve Ervin Bejleri, Ilirda Bejleri, Erjon Hinaj. “Një ëngjëll në katin e 11” është një ndër 25 veprat dramatike të Stena Çapalikut, e cila shënon një ngjarje në estetikën e veprave të veta, duke i hapur shteg dramaturgjisë së mbështetur në ngjarjet e mendjes. Një komedi urbane që sipas regjisorit i kalon kufijtë e postmodernes drejt asaj që thirret estetikë e artit bashkëkohor, duke kërkuar kështu edhe një gjuhë teatrore bashkëkohore. Skenografia është realizuar nga Sadik Spahia, koreograf Gjergj Prevazi dhe kompozitor Agron Shala. Ngjarjet e shfaqjes zhvillohen në një stacion treni, gjatë natës. Askush përveç dy udhëtarëve të rastësishëm dhe më pas, si çdo njohje tjetër, edhe kjo, mediokre. Një apartament në katin e njëmbëdhjetë, një çift po bën dashuri. Telefoni ndërpret flirtin e tyre: burri i saj do të arrijë nga çasti në çast. Djali do t’ia mbathë, por ashensori është jashtë funksionit. Nëse merr shkallët, rrezikon të ndeshet me fytyrën e burrit. As nuk mund të hidhen nga dritarja. Pikërisht në çastin kur ai mendon, kur koha mbaron. Ka një trokitje në derë. Në vend të burrit, shfaqet një dëshmi e Jehovait, duke mbajtur një Bibël në dorë. Atij po i merret fryma nga shkallët dhe nuk ndihet mirë. I riu dhe gruaja i japin atij ndihmën e parë. Dëshmitari i Jehovait, vjen në vete dhe fillon një fjalim patetik rreth familjes. Dhe si për të dashur t’i japë me të vërtetë fund fjalimit të vet, ai vdes. Dashnorët e vendosin atë në shtratin e tyre dhe fillojnë të flasin për jetën e vet. Ndërkaq, burri që pritet nuk vjen kurrë. Ai është thjesht një fiksim i mendjes së tyre të lodhur nga rutina e një marrëdhënie banale. Sërish një stacion treni natën. Askush në të përveç dy udhëtarëve të rastësishëm dhe më pas, siç do njohje tjetër, edhe kjo, mediokre.

Më të lexuarat