BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Kultura

“Një ëngjëll në katin e 11”, Stefan Çapaliku sjell një komedi urbane në Metropol

“Një ëngjëll në katin e 11”, Stefan

Komedia “Një ëngjëll në katin e 11” shkruar dhe me regji nga Stefan Çapaliku erdhi premierë në skenën e Teatrit të Metropolit për publikun. Kjo është dhe premiera e parë për këtë sezon artistik të këtij viti, që u çel me një vepër shqiptare. Rolet në vepër regjisori ia ka besuar aktorëve Ervin Bejleri, Ilirda Bejleri, Erjon Hinaj. “Një ëngjëll në katin e 11” është një ndër 25 veprat dramatike të Stena Çapalikut, e cila shënon një ngjarje në estetikën e veprave të veta, duke i hapur shteg dramaturgjisë së mbështetur në ngjarjet e mendjes. Një komedi urbane që sipas regjisorit i kalon kufijtë e postmodernes drejt asaj që thirret estetikë e artit bashkëkohor, duke kërkuar kështu edhe një gjuhë teatrore bashkëkohore. Në vepër sipas tij janë realitete paralele. “Përmes kësaj vepre i tregohet publikut iluzioni shpesh i gabuar që ne krijojmë për njëri-tjetrin. Mënyrën se si ne i projektojmë në mendjet tona jetët e të tjerëve. Në vepër janë realitete paralele”, thotë mes të tjerave regjisori Stefan Çapaliku. Skenografia është realizuar nga Sadik Spahia, koreograf Gjergj Prevazi dhe kompozitor Agron Shala. Por regjisori tregon se versioni i parë i kësaj vepre u vu në skenë në teatrin e Elbasanit, në tetor 2006 me regji të Milto Kutalit, skenografi të Ilir Martinit dhe në interpretimin e Alfred Trebickës, Erjona Kakelit dhe Fatmir Sinos. Teatri Metropol, pas suksesit të jashtëzakonshëm të shfaqjes “Nata e Dymbëdhjetë” sjell në skenë premierën “Një ëngjëll në katin e 11” me regji nga Stefan Çapaliku. Këtë vit regjisori Çapaliku e nis me një bashkëpunim për teatrin në Tiranë, ndërsa një vit më parë ai solli në skenë një tjetër vepër shqiptare. Komedia "Një zjarrfikës në oborrin e teatrit ose kanarina blu" shkruar dhe me regji nga Stefan Çapaliku pati premierën në skenën e teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Stefan Çapaliku është i njohur me veprat e tij në skenë dhe që trajtojnë probleme të shoqërisë shqiptare. Kujtojmë “Made in Albania” me regji nga Altin Basha, e cila ishte premierë në Teatrin Eksperimental. Vepra i bën jehonë Shqipërisë së sotme, asaj së vërtetës, thelbësores të “padukshmes”, “underground”-it shqiptar. Ndërkaq që komedia urbane “Një ëngjëll në katin e 11” shkruar dhe me regji nga Stefan Çapaliku do të vijojë dhe net të tjera në skenë.

Ngjarjet në vepër

Ngjarjet e shfaqjes zhvillohen në një stacion treni, gjatë natës. Askush përveç dy udhëtarëve të rastësishëm dhe më pas, si çdo njohje tjetër, edhe kjo, mediokre. Një apartament në katin e njëmbëdhjetë. Një çift po bën dashuri. Telefoni ndërpret flirtin e tyre: burri i saj do të arrijë nga çasti në çast. Djali do t’ia mbathë, por ashensori është jashtë funksionit. Nëse merr shkallët, rrezikon të ndeshet me fytyrën e burrit. As nuk mund të hidhen nga dritarja. Pikërisht në çastin kur ai mendon, kur koha mbaron. Ka një trokitje në derë. Në vend të burrit, shfaqet një dëshmi e Jehovait, duke mbajtur një Bibël në dorë. Atij po i merret fryma nga shkallët dhe nuk ndihet mirë. I riu dhe gruaja i japin atij ndihmën e parë. Dëshmitari i Jehovait, vjen në vete dhe fillon një fjalim patetik rreth familjes. Dhe si për të dashur t’i japë me të vërtetë fund fjalimit të vet, ai vdes. Dashnorët e vendosin atë në shtratin e tyre dhe fillojnë të flasin për jetën e vet. Ndërkaq, burri që pritet nuk vjen kurrë. Ai është thjesht një fiksim i mendjes së tyre të lodhur nga rutina e një marrëdhënie banale. Sërish një stacion treni natën. Askush në të përveç dy udhëtarëve të rastësishëm dhe më pas, siç do njohje tjetër, edhe kjo, mediokre./Julia VRAPI

Më të lexuarat