BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Kultura

“Një zjarrfikës në oborrin e teatrit”, Stefan Çapaliku sjell degradimin e teatrit

“Një zjarrfikës në oborrin e teatrit”, Stefan

Teatri “Migjeni” në qytetin e Shkodrës çel sezonin artistik me shfaqjen premierë “Një zjarrfikës në oborrin e teatrit”. Shkruar dhe me regji nga Stefan Çapaliku në vepër interpretojnë Rita Gjeka, Kristjana Dodaj, Nikolin Ferketa, Pjerin Vlashi, Simon Shkreli, Jozef Shiroka, Sara Smaja dhe Merita Smaja. Cilësuar si komedi e verdhë shfaqja premierë pritet të jetë në skenë nga mesi i muajit shkurt në skenën e teatrit në Shkodër. Kjo është vepra e parë, që çel sezonin artistik të këtij viti, dhe puna me aktorët ka nisur në teatër. Regjisori Stefan Çapaliku i ka besuar rolin kryesor aktores Rita Gjeka. Ajo shprehet se është një vepër, që përcjell mesazhe dhe tregon se në vëmendje të saj është degradimi i teatrit, por jo nga aktorët që punojnë për ta mbajtur gjallë, por për mungesën e vëmendjes nga institucione të tjera. “Ngjarjet janë të vendosur në një teatër. Spektatori sheh një in box të teatrit, i cili del dhe jep shfaqje aty ku nuk shihet. Gjithçka në komedinë  e verdhë siç e ka quajtur autori vjen nëpërmjet jetës së një aktoreje të vjetër, por që është shumë e njohur, e cila vret veten në skenë sepse i dhimbset ky teatër. Ndaj dhe autori e ka cilësuar komedi e verdhë, dhe është shumë e bukur”, pohon Rita Gjeka, që ka rolin e aktores kryesore. Teatri në degradim, por aktorët luftojnë shumë për ta mbajtur gjallë në jetën artistike, e mbajnë me dashurinë e tyre kur nuk ka kujdesje tjetër nga shteti. “Është degradimi që duan ti bëjnë teatrit, por jo aktorët. Janë këta aktorë që duan ta mbajnë teatrin që të mos humbasë. E mbajnë me dashurinë e tyre, kur nuk ka përkujdesje nga të tjerët. Një aktore tregon gjithë jetën e saj në teatër. Ka humbur gjithçka vetëm për karrierën e saj. Ka qenë gjithmonë një personazh në teatër, por kurrë vetja e saj. Shfaqja edhe titullin e ka “Një zjarrfikës në oborrin e teatrit”, sepse aty ka dhe shprehje a ta djegim teatrin, por qeveria nuk e mbyll teatrin. Jo sepse e do teatrin, por nuk mund të quhet qytet një vend, i cili nuk ka teatër”, vijon më tej aktorja Rita Gjeka.

Veprat shqiptare në teatrin “Migjeni”

Sipas aktores dhe drejtoreshës së teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka, shfaqja premierë që do të jetë në mes të muajit shkurt në skenë është menduar dhe me muzikë live për publikun. “Ne kemi një orkestër me muzikë në shfaqje. Do të ketë një koreografi të bukur, kostumografia gjithashtu do të jetë shumë e spikatur, sepse bëhet fjalë për një teatër dhe aty ndodh e gjithë ngjarja në vepër. Patjetër që kemi vëmendje për ta sjellë shfaqjen dhe në teatrin në Tiranë”, vijon të tregojë ajo. Teatri “Migjeni” sipas drejtoreshës Gjeka ka në programin e tij në repertor 80 përqind vepra shqiptare dhe kjo është pozitive për jetën artistike të një teatri. “Ne jemi teatri i vetëm në Shqipëri, që 80 përqind të repertorit tonë artistik e kemi me vepra shqiptare. Kjo ka vite që bëhet në teatrin tonë. Ka vite që në teatrin “Migjeni” ne promovojmë dramën shqipe. Përveç ndjesive personale që unë kam si aktore, mendoj se do të jetë një shfaqje shumë e bukur”, përfundon Gjeka në reagimin e saj. Teatri “Migjeni” në Shkodër, vitin që kaloi në numëroi 10 premiera dhe 3 shfaqje repertori, pra gjithsej 65 shfaqje, që u ndoqën nga 22.000 spektatorë. Ndërkaq që ky vit do të nisë me një vepër shqiptare nga Stefan Çapaliku, i cili dhe më herët ka bashkëpunuar për shfaqjet e tij me teatrin “Migjeni”.

Nga Julia Vrapi