
BREAKING NEWS
“Vangjush Dako ishte lidhje direkte e Ramës”/ Artan Hoxha zbardh detaje të reja nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit: Janë bërë tentativa që...

x
BREAKING NEWS
“Fletë-arresti për Dakon u pre të premten”, Artan Hoxha zbulon detaje të reja: Ja pse nuk u zbatua menjëherë urdhri i SPAK

x
BREAKING NEWS
Plagosi bashkëshorten në Korçë, vetëdorëzohet autori

x
BREAKING NEWS
Kryeministri Rama takim me ambasadoren Yuri Kim pas arrestimi i Dakos nga SPAK (Detajet)

x
BREAKING NEWS
“Është i gatshëm të ballafaqohet me drejtësinë”/ Avokati zbulon ku ndodhej Vangjush Dako në momentin që doli urdhër-arresti

x
BREAKING NEWS
Arrestimi i Vangjush Dakos, analisti i njohur zbulon skenarin: Një situatë e tillë i intereson kryeministrit apo po detyrohet...

x
BREAKING NEWS
“SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve”/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon avokati i tij: Ja për çfarë akuzohet

x
BREAKING NEWS
Avokati Hazizaj zbardh detaje nga arrestimi i Vangjush Dakos me urdhër të SPAK: Masa e sigurimit me burg nuk është e duhura, ja çfarë rrezikon ish-kryebashkiaku

x
“Pianodrom” sjell në skenën shqiptare japonezen Akina Yura

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Shtator 2015

Festivali Ndërkombëtar “Pianodrom” ka startuar në edicionin e tij të tretë në Tiranë. Ditën e hënë përpara publikut shqiptar performoi pianistja japoneze me banim në SHBA, Akina Yura. Programi i zgjedhur nga Jura, çka edhe emërtoi koncertin “Worlds Sounds”, ishte tejet heterogjen dhe prezantoi një repertor të cilin rrallë herë ke rastin ta dëgjosh në koncertet pianistike në Shqipëri. Veprat e përzgjedhura ishin prej klasikëve të repertorit pianistik siç është Frederik Shopen për të vazhduar me spanjollin Manual de Falla, argjentinasin Alberto Ginastera e deri tek japonezi Mutsuo Shishido.
Pianistja japoneze Akina Yura interpretoi mjaft mirë secilin prej autorëve të sipërpërmendur megjithëse programi ishte disi sfidues meqenëse kompozitorët në fjalë janë tejet të ndryshëm nga njëri-tjetri, qoftë për sa i përket teknikave pianistike të përdorura prej tyre e qoftë prej tingëllimit, që duhet të rezultojë. Veprat surprizë për publikun shqiptar ishin ato te Ginastera dhe Shishido, ku këtij të fundit duhet thënë se ishte dedikuar hapësirë kryesore e koncertit. Sikurse u shpreh edhe vetë pianistja, Mutsuo Shishidos u paraqit me disa vepra, sepse vetë Yura dëshironte të interpretonte sa më shumë vepra nga kompozitorët japonezë në mënyrë që kultura japoneze të mund të prezantohej edhe në Shqipëri. Në fakt për vetë strukturën tingëllore të kudondodhur në Japoni, por po aq në Shqipërinë e Jugut, pikërisht pentatonin, veprat e Shishidos, sidomos vepra e parë, tingëlluan krejt familjare për publikun shqiptar.
Sidomos Tokata e Shishido-s, e cila përmbylli koncertin, krijoi një atmosferë shpërthyese çka u pasua nga duartrokitjet e zgjatura që e detyruan Akona Yuran të kthehej disa herë në skenë. Sigurisht që koncerti i Yuras ishte ndër koncertet e rralla që mbahen në Tiranë, por gjithsesi “Pianodrom” edicioni i tretë sapo ka nisur dhe takimi i rradhës do të jetë datë 28 shtator në Universitetin e Arteve me një tjetër koncert që do të sjellë në skenë një tjetër artist, ku publiku do të përcillet krijimtari muzikore që mbanë emrin e autorëve të njohur.
Më të lexuarat


Arian Sukniqi: Muzikali “Rituali i jetës” kthehet pas më shumë se një dekade në TKOB me frymë të re dhe konceptim përshtatur kohës

Etnor Canaj: Vendimi i qeverisë për Akademinë e Studimeve Albanologjike dëmton rëndë kërkimin shkencor, pretendimet e Akademisë së Shkencave nuk janë aspak bindëse

Këngëtarja Shakira kthehet në Barcelonë me djemtë e saj

Adrian Devolli: Nuk kemi një politikë për artin dhe kjo që ndodh është shkatërruese, sepse nuk stimulohen artistët

“Agimi” do të kompensojë një hallkë të munguar në sistemin e promovimit kinematografik

Festivali “MetroSound” në edicionin e pestë me muzikën e viteve ’90-të, Eda Zari në skenë në natën e parë

Akademia e Studimeve Arkeologjike do të nisë një betejë ligjore kundër vendimit për mbylljen

Piktori Gjergji Meta: Urat si mjet lidhës fizik e shpirtëror me piktura në Galerinë e Artit Tiranë

Denis Bizhga: Festivalet muzikore janë institucione kulturore që promovojnë vlera dhe tradita, pjesëmarrës në Festivalin e Kitarës janë personalitete të njohura

Ben Blushi me “41 Sekrete” shpallet fituesi i çmimit "Lumo Skëndo"
