Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

“ResArt” mbledh artistët nga Shqipëria dhe Kosova për artin bashkëkohor

“ResArt” mbledh artistët nga Shqipëria dhe Kosova për artin bashkëkohor

Postuar: 08/07/2015 - 08:51

Projekti tradicional nga “Expoart.40” multimedial me titull "RestArt" kap si temë kaosin total në çdo aspekt të jetës dhe shoqërisë sonë. Edicioni i shtatë "RestArt"  vjen si ekspozitë multimediale me kurimin e Majlinda Kelmendit dhe Zeni Ballazhit.
 
Ekspozita realizohet në “DESTIL-Albania” dhe marrin pjesë artistë nga Shqipëria dhe Kosova. Artistët pjesëmarrës në ekspozitën që do të çelet më 13 korrik janë Burim Gashi, Dusan Zidar, Irena Paskali, Katerina Belkina, Klodian Deda, Susanne Hofer, Tanja Kalf, Teuta Jashari Kajtazi dhe Eris Kajtazi. Koncepti i këtij projekti artistik "RestArt", do të provokojë shoqërinë nëpërmjet veprave artistike për t’i dhënë një përgjigje këtyre pyetjeve që bën secili, duke dhënë kontributin artistik në sensibilizimin e gjithë shoqërisë për ndryshim radikal së pari të mentalitetit përfitues, intrigues, antivlerës, korrupsionit, indiferentizmit.
 
Kjo temë kaq e gjerë do të provokoj artistët për të na sjellë vepra me një mesazh të fortë për kapërcim dhe ndryshim. Artistë bashkëkohorë në zhanre të ndryshme të artit: fotografi, video, instalacion, pikturë, etj, mund të shprehin në mënyrë inteligjente dhe artistike idetë e tyre rreth kësaj teme. Potencialet dhe mundësitë janë të mëdha dhe aspirojnë ngritjen lart të dinjitetit të secilit duke dhënë perspektiva të reja në art, shoqëri, kulturë dhe jetë.
 
Shpesh ndodh që histori të shkuara individësh, kombesh, shoqërive të caktuara bëjnë që të mos shkohet përpara, por të mbeten peng e të shkuarës dhe të sillet nëpër këmbë e jetë si fantazma e të shkuarës, duke mbetur rëndom vetëm një vegël e frikës nga ndryshimi. Realizimi i kësaj ekspozite të përvitshme ka për qëllim që të bashkojë artistë të suksesshëm të skenës së artit bashkëkohorë vendor dhe në botë në një ekspozitë të përbashkët, e cila do të trajtoj në mënyrë tejet të veçantë konceptin e parashikuar, duke sjellë kështu punët e tyre artistike nga këndvështrimi i tyre, për t’iu prezantuar pastaj dhe për të zgjuar debate duke ndikuar në sensibilizimin e shoqërisë rreth fenomenit të kaosit politik, ekonomik social në shoqërinë tonë. Gjë e cila ndikon në kaosin shpirtëror dhe moral të gjithë shoqërisë.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/10/2017 - 13:33

Një ekip profesionistësh ndërkombëtarë ishin të ftuar nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit për të eksploruar thellësitë e kanioneve të Nivicës një prej vendeve ende të pa njohura në qarqet alpinistike europiane.

Postuar: 21/10/2017 - 08:13

Galeria Kombëtare e Arteve dhe Ambasada Gjermane në datën 24 tetor sjellin ekspozitën “Rosemarie Trockel- Vizatime, Objekte dhe Video të Përzgjedhura”, të artistes s

Postuar: 21/10/2017 - 08:12

“Grand Gala De La Zarzuela” sjell në skenë orkestrën, korin, solistët dhe artistë nga trupa e baletit për një shfaqje ndryshe, me dirigjentin e ftuar nga Spanja, Ric

Postuar: 21/10/2017 - 08:10

Gjatë punimeve për pastrimin dhe sistemimin e korridorit të kalimit përgjatë gjurmës së Gazsjellësit Trans Adriatik, TAP, në afërsi të fshatit Vodicë në Berat, u zbuluan rrënoja

Postuar: 21/10/2017 - 08:08

Në pikturat murale, mozaikët, veprat e artit etj, mungojnë studimet dhe botimet.

Postuar: 20/10/2017 - 17:47

Aktori i njohur  Ndriçim Xhepa, gjatë viteve të fundit, është prekur nga një sëmundje aspak e lehtë për t’u ndjekur e përmirësuar. 

Postuar: 20/10/2017 - 07:49

Komedia "8 Femra" u rikthye për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar, për të vijuar dhe në mbrëmjet e së premtes, shtunë dhe të dielës.